“Dashuri në kohën e kolerës!”

Arben Duka February 21, 2016 11:29

“Dashuri në kohën e kolerës!”

Mijëra edhe mijëra,
qenkan vënë në garë,
në Partinë e Ramës,
të bëhen anëtarë!

Mijëra edhe mijëra,
po dynden atje,
çfarë ka ndodhur vallë,
që s’e dimë ne?!

Se dimë përse ndodh,
ky ngulm e ky ngut,
me partinë që s’pyet,
për normë e statut?!

Edhe më i flakti,
dot përgjigje s’gjen,
se në qeverisje,
PS nuk shkëlqen!

Çfarë shikojnë vallë,
që ne s’e shikojmë,
mijëra që një tesër,
me ngut e kërkojnë?!

Mijëra që nxitojnë,
në fusha dhe male,
ndofta përjetojnë,
një jetë virtuale!

Një botë virtuale,
janë duke shijuar,
se realiteti,
është i dëshpëruar!

Neve jemi kthyer,
në një vend të lodhur,
dhe asgjë e mirë,
ende s’na ka ndodhur!

Sot janë nëpër kampe,
me mijëra shqiptarë,
po këtu me mijëra,
po bëhen anëtarë!

PS-ja po shtohet,
porsi mizë lisi,
dhe pse qeverisja,
aq shumë arratisi!

Nuk do jetë çudi,
të dëgjojmë nesër,
se të gjithë ata,
duan nga një tesër!

Ata dot s’i mbajti,
nënë Shqipëria,
po pas ikjes së tyre,
ndodhi mrekullia!

Çdo gjë u bë mirë,
si me një magji,
ndaj me mijëra njerëz,
futen në parti!

Me një vrull të madh,
po shtohet armata,
se pa pritur pjergull,
na u bë lofata!

Eja-ju që ikët,
natën refugjatë,
se këtu u bë,
një vend i begatë!

Ejani urgjent,
shihni lulëzimin,
se PS-ja ktheu,
shpresën dhe besimin!

Këtu nuk ka më,
stinë varfërie,
ndaj u bënë të gjithë,
anëtarë partie!

Qymyri u kthye,
në gurë diamanti,
rroftë Edi Rama,
edhe Taulanti!

Që sollën në dimër,
stinën e pranverës,
Dashuri e madhe,
në Kohë të Kolerës!

Arben Duka February 21, 2016 11:29
Komento

9 Komente

  1. ahmet February 21, 14:28

    Rrofsh o z duka me pushte….vetem ti po e lufton

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 21, 21:41

      @@@@ @@@@ …VR !!! Nje ironi e Arben Dukes qe ka arritur majat e qesendisjes se qeverise socialbunkeriste, te qeverise qe po mundohet te na tymose mendjen se socialpartia po behet me e madhja ne Ballkan ? Partia socialiste po konvertohet cdo dite e me shume ne parti gjyshe qe tregon perralla te bukura me miletin qe po le kurbetin per te vajtur krah per krah me Mimi Kanacen e Lindita arsimoren ? Demagogji e paster qe ja cjerr masken fuqishem , pa meshire dhe me ironi siperore Arben Lunxheria ? Nderime Duka !

      Reply to this comment
  2. vertino February 21, 15:03

    Brillante Z.A.Duka, ju jeni i vetmi ne llogoren e opozitarit,i vetmi qe e shikoni dhe e jetoni realitetin e zymte dhe pothuaj te pa shprese shqiptar.
    Une jetoj e punoj shume larg vendit tim,ndjej dhimbje shume te madhe kur mesoj per gjendjen mjerane te vendit tim, Shqiperise.
    Shpreoj dhe deshiroj te behet me mire vendi im i dashur,sepse shpresa vdes e fundit.
    Ju uroj shendet dhe gjithe te mirat juve o poet “Rebel”
    Sincerely,vertino.

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 21, 15:28

    DASHURINE NDAJ PARTISE NE KOHEN E KOLERES
    E SAJOI I PARI ENVERI YT I LINDUR PAS FERRES
    PRANDAJ O BEN POETI PSE JA FUT SI KAU PELES
    KUR NGATRRON EDI BUDALLIN ME SHKRIMTARIN BESTSELLERS

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 21, 21:33

      Nje ironi e Arben Dukes qe ka arritur majat e qesendisjes se qeverise socialbunkeriste, te qeverise qe po mundohet te na tymose mendjen se socialpartia po behet me e madhja ne Ballkan ? Partia socialiste po konvertohet cdo dite e me shume ne parti gjyshe qe tregon perralla te bukura me miletin qe po le kurbetin per te vajtur krah per krah me Mimi Kanacen e Lindita arsimoren ? Demagogji e paster qe ja cjerr masken fuqishem , pa meshire dhe me ironi siperore Arben Lunxheria ? Nderime Duka !

      Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 21, 21:41

      @@@@ @@@@ …VR !!! Nje ironi e Arben Dukes qe ka arritur majat e qesendisjes se qeverise socialbunkeriste, te qeverise qe po mundohet te na tymose mendjen se socialpartia po behet me e madhja ne Ballkan ? Partia socialiste po konvertohet cdo dite e me shume ne parti gjyshe qe tregon perralla te bukura me miletin qe po le kurbetin per te vajtur krah per krah me Mimi Kanacen e Lindita arsimoren ? Demagogji e paster qe ja cjerr masken fuqishem , pa meshire dhe me ironi siperore Arben Lunxheria ? Nderime Duka !

      Reply to this comment
  4. Bolleku February 21, 15:34

    Me sa po kuptoj mor Arben ne kete vend nuk paska budallenj e dele

    Reply to this comment
  5. Andrea February 21, 19:33

    O intelektuali menderes,Enveri riti dashurine ndaj Atdheut dhe e shpuri patriotizmin atje ku eterit e tu u shperfytyruan dhe dolen zbuluar per ci kishin bere ketij kombi.O pjelle tradhetaresh e kondrabandistesh qe na hiqesh si perendimor,Enveri beri shume gabime dhe nje nga kabimet e tij te pe faleshme eshte qe la gjalle kelyshe si puna tende per te derdellitur sot se sa AI ishte gjalle i sherbyet me devoteshmeri.Mbylle kamaren o hale qe po ben 25 vjet perserit te njejtat gjera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*