Dashuri në kohën e kolerës

Arben Duka February 21, 2016 07:59

Dashuri në kohën e kolerës

Mijëra edhe mijëra,

qenkan vënë në garë,

në Partinë e Ramës,

të bëhen anëtarë!

 

Mijëra edhe mijëra,

po dynden atje,

çfarë ka ndodhur vallë,

që s’e dimë ne?!

 

Se dimë përse ndodh,

ky ngulm e ky ngut,

me partinë që s’pyet,

për normë e statut?!

 

Edhe më i flakti,

dot përgjigje s’gjen,

se në qeverisje,

PS nuk shkëlqen!

 

Çfarë shikojnë vallë,

që ne s’e shikojmë,

mijëra që një tesër,

me ngut e kërkojnë?!

 

Mijëra që nxitojnë,

në fusha dhe male,

ndofta përjetojnë,

një jetë virtuale!

 

Një botë virtuale,

janë duke shijuar,

se realiteti,

është i dëshpëruar!

 

Neve jemi kthyer,

në një vend të lodhur,

dhe asgjë e mirë,

ende s’na ka ndodhur!

 

Sot janë nëpër kampe,

me mijëra shqiptarë,

po këtu me mijëra,

po bëhen anëtarë!

 

PS-ja po shtohet,

porsi mizë lisi,

dhe pse qeverisja,

aq shumë arratisi!

 

Nuk do jetë çudi,

të dëgjojmë nesër,

se të gjithë ata,

duan nga një tesër!

 

Ata dot s’i mbajti,

nënë Shqipëria,

po pas ikjes së tyre,

ndodhi mrekullia!

 

Çdo gjë u bë mirë,

si me një magji,

ndaj me mijëra njerëz,

futen në parti!

 

Me një vrull të madh,

po shtohet armata,

se pa pritur pjergull,

na u bë lofata!

 

Eja-ju që ikët,

natën refugjatë,

se këtu u bë,

një vend i begatë!

 

Ejani urgjent,

shihni lulëzimin,

se PS-ja ktheu,

shpresën dhe besimin!

 

Këtu nuk ka më,

stinë varfërie,

ndaj u bënë të gjithë,

anëtarë partie!

 

Qymyri u kthye,

në gurë diamanti,

rroftë Edi Rama,

edhe Taulanti!

 

Që sollën në dimër,

stinën e pranverës,

Dashuri e madhe,

në Kohë të Kolerës!

Arben Duka February 21, 2016 07:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*