Dashuria mbi gjithçka

September 13, 2018 16:24

Dashuria mbi gjithçka

Autoria Katie Kacvinsky përcjell në këtë libër një histori dashurie ngacmuese për të na kujtuar emocionet e fshehura, por jo të harruara, të drithërimave të para.

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kurioze, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, ekzaktësisht e kundërta e tij. Për herë të parë, Grei e vë re Dilanin kur ajo është e shtrirë barkazi në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë, teksa fokusohet te diçka që askush tjetër nuk arrin ta shohë. I ka zënë rrugën Greit, i cili është i detyruar t’i flasë.

Pa e kuptuar as ai vetë, ajo ka hyrë në jetën e tij, duke vendosur në mënyrë pothuajse autoritare ta kalojnë pasditen bashkë. Dilani nuk është si vajzat e tjera që ka njohur Grei. Ajo është shpirtërisht dhe mendërisht e hapur, tërësisht vetja e saj, e pacenuar nga mendimet e të tjerëve.

Fillimisht, pyetjet e saj të çuditshme dhe energjia e pashtershme e bezdisin Grein, por shumë shpejt ai do ta ndiejë veten më të hapur dhe kureshtar ndaj kësaj vajze të çmendur. E rrëfyer nga pikëpamjet e dy personazheve, historia e Dilanit dhe Greit do të shpaloset gradualisht, së bashku me sekretet më të thella të këtyre dy adoleshentëve.

M.H/ Dita

 

 

September 13, 2018 16:24
Komento

1 Koment

  1. Simotra e nenes suaj... September 15, 01:21

    Bukur e ke shprehur me titullin zgjedhur “Dashuria mbi gjithcka” po mos harro:- Pa familie dhe atdhe s’ka dashuri”.Dashuria pa to eshte aventure.. e keni trajtuar ne romanin tuaj e nderuare Kattie Kacvinsku…?!
    Simotra e Nenes suaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*