Dashuria nr. 2 e Kadaresë

January 31, 2016 00:01

Dashuria nr. 2 e Kadaresë

“Historia e dashurisë” u shkrua në dy romane. Njëri i përkiste realizmit socialist, tjetri, imi, s’kishte të bënte me të…”

Shkrimtari Ismail Kadare është rrëfyer për romanin e parë të tij “Mjegullat e Tiranës” shkruar gjatë  kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin  1957-1958.

Por në lidhje me titullin ai tregon:

“Ky roman nuk ka  pasur asnjëherë titullin “Mjegullat e Tiranës”. Ai titull nuk ka qenë  veçse një gabim i kujtesës sime. E kam quajtur, me sa duket kështu, në ndonjë bisedë me shokët, dhe më pas, sinqerisht për një kohë të gjatë, e kam besuar si të vërtetë. Titulli, në të vërtetë, ka qenë  “Dashuria Nr. 2”.

I pyetur nëse ka doza snobizmi në këtë titull, ai tregon: “Ishte një lloj kundërshtimi i “dashurisë romantike”, që ngjante si tipar i prapambetur, i një letërsie të prapambetur. Një lloj  shpalljeje se kishte ikur koha e “dashurisë së vetme”, që “s’harrohej kurrë” etj., etj., dhe në vend të këtij sublimimi, dashuria, si shumë gjëra të tjera, mund të kishte një numër! Në të vërtetë, e gjithë  kjo ishte një trill, me të cilin ne studentëve na pëlqente të gënjenim veten. Siç mund të duket nga vetë romani, ne dashuronim gati-gati njëlloj si më parë, me po ato dufe e psherëtima, ndonëse hiqeshim si cinikë modernë”.

Siç ka treguar me tej Kadare, ky është romani i tij i parë dhe i vërtetë, mbi faktin se përse nuk u botua asnjëherë më parë, ai nuk ka një përgjigje konkrete.

Përveç krijimit të tij kemi zbuluar edhe një foto të largët të shkrimtarit në moshën e rinisë. I madh Ismaili që atëherë e ka kuptuar që dashuritë janë me… numra.

January 31, 2016 00:01
Komento

17 Komente

  1. alban June 1, 10:36

    Keni identifikuar burrat ne fotografi, kurse mbi zonjen nuk ka asnje informacion. E habitshme. Kush eshte kjo zonje?

    Reply to this comment
    • milosh June 1, 14:42

      me thuaj burrat te t them gruan

      Reply to this comment
      • alban June 1, 16:40

        Ismail Kadare, Azem Shkreli lart, Besim Sahatciu anash

        Reply to this comment
      • raimond vlonjati January 31, 04:58

        Tani varet edhe nga tipi i njeriut kjo puna e dashurise

        Porse ne pergjithesi kur dashuron me te vertete , qe me te vertet te dhemb zemra, ajo lloj dashurie te ngelet ne zemer pergjithmone , pavaresisht se ti mund te dashurosh perseri pas asaj dashurie —
        Por nuk eshte e njejta ndjenje e thelle

        I thone mire ne anglisht kur bije ne dashuri: Chemistry

        Dmth , zemra jote hyn ne reaksion kimik me zemren e asaj tjetres
        Sepse ne ket bote qe jetojme cdo bashkeveprim si ne fizike , kimi e kudo eshte nje….. “reaksion kimik”
        Edhe ndjenja jote kur perplaset me ndjenjen e nje tjetre eshte njefare reaksioni kimik …..

        Cdo gje ne bashkeveprim ne ket bote, shpjegohet me reaksionin kimik

        Porse Reaksionet Kimike kane nje specifike , qe gjate zhvillimit te tyre kane kufurin e ” Irreveribilitetit “.Dmth kufiri i “Pakthyeshmerise ”

        Psh kur nje rekasion nuk e ka haritur ket kufi quhet “Reversible” dmth “i kthyeshem
        Dmth qe te dy lendet ne bashkeveprim nuk kane krijuar nje lende te trete dhe ne ket menyre po ta ndalosh reaksionin , te dyja lendet do kthehen ne gjendjen e mepareshme

        Porse kur te 2-ja lendet ne bashkeveprim harrijne kufirin e “Irreversibilitetit” ato krijojne nje lende te Re , dhe reaksioni nuk kthehet me mbas tek 2 lendet ekzistuese , porse tani esht krijuar nje lende e 3-TE NGA BASHKEVEPRIMI i ketyre 2 lendeve , qe nuk varet me nga keto te dyja

        Keshtu esht dhe Dashnia

        Kur dashnia eshte normale atehere kufiri i “irreversibilitetit” nuk esht haritur dhe dashnoret mund te ndahen shume lehte nga njeri tjetri

        Porse kur Dashnia ..eshte Dashuri e vertete , te cilen shume pake vete e kane provuar , atehere shpirtrat e te dashururuarve ne bashkeveprim me njeri tjetrin e kane kaluar kufirin e “irreversibiliteti” dhe ndarja e tyre pas kesaj dashurie ka pasoja
        Sepse ata jane bere nje shpirt dhe edhe pas ndarjes dhe gjetjes se dashurive te tjera ….Atyre gjithmone ju ngelet mendja tek ajo DASHURI…

        Kush e ka provuar e kupton kete qe po them …

        Kadareja kete lloj te dashuruari e quan Mesjetare, dhe ka te drejte se esht dicka e asaj kohe me “Roemo dhe Zhuljeta”

        [Porse ajo lloj dashurie ndodh edhe sot , kur ty te bije zemra ne reaksion kimik me ate tjetren, te krijon ate qe quhet “Irreversible chemistry” …dhe ndarja pastaj perjetohet si ndonje drame..shekspirirane ..lol.

        Por esht e vertete …

        E megjithate sa me shume moderne behet jeta , aq me pake ka nga keto lloj dashurish , sepse modernizmi e kupton mekanizmin e kesaj dashurie dhe i merr masat qe te mos kaloje ne ate cakun e Irreversibilitetit

        Dhe natyrisht te gjithe keshtu themi, qe ka edhe nje dashuri te dyte e te trete etj , Kur jemi jashte dashurise –Por kur je vete aty brenda ..atehere e ndjen se nuk esht aq e lehte
        E kam fjalen gjithmone per Dashurine e vertete

        Ne fakt mbiemri i Kadarese eshte shume interesant

        ..Fjala “KADARE” tingellon si nje gjemim ritmik ..i topave , i daulleve, i trumpetave …te luftes ../… …
        Te duket sikur po afrohet ushtria ……
        …..Kur ja aty shfaqet Super-Shkrimtari jone me Ushtrine skenderbejane te librave te tij….,

        Ndaj esht plotesisht e sakte te thuash se , mbimeri i tij shpreh gjemimin e gjenise se tij ne Universin e letersise Boterore
        .

        Reply to this comment
  2. fatmiri June 1, 16:33

    Tani do shkruaj dhe une nje liber per dashnoret. Na hapi rruge Ismahili. Nje na nxorri e shoqja Raimonda Bulkun, ne qoftese nuk gaboj, beri dhe nje gjyq me Kastriot Miftarin e nuk u paraqit. Tani prite Kastriotin kur te zbuloje ndonje mastrubacion te Ismailit. Pune dashurie, sikur te tjeret s’kane dashuruar.

    Reply to this comment
    • Am June 1, 18:30

      Kjo eshte nje e photo e Kadarese ne Teatrin Krahinore te Prishtines (ne te 70-tat e vonshme???) me Drejtorin e Teatrit , mikun dhe poetin Azem Shkrelin ,regjisorin Besim Sahatqiu, dhe aktoren Melihate Ajeti.

      Reply to this comment
  3. Rik Balsha Sr. June 2, 09:08

    KADAREIZEM

    Eshte fyerje e rende per fjalorin e gjuhes shqipe, ti shtohet neologjizmi “KADAREIZEM”, eshte perdhunim, eshte ndotje, eshte humbje e madheshtise.

    Ne kete ese mungon intervista e plote e dhene nje gazete shqiptare. Ajo qe te revolton me shume eshte perpjekja djallezore dhe e pa pranueshme qe ky fallsifikues monedhash, nga Sokaku i te Marreve te Palortose, perpiqet te jashtenxjerre prodhimin e tij germe-mbledhur jashte realizmit socialist.

    Tjeter shkruaja – shprehet ne interviste – e tjeter mendoja. Dhe si prove sjell kete biçim germe-mbledhje te re “te shkruar ne fillimet e tij” para rruge-thyerjes drejt Moskes.

    Pranon vetem nje te vertete, qe s’pati guximin me shume deshires ta pranonte ne dekadat e shkuara: influencen e Dostojevskit !! E deri sa e thote vete mundet qe pjese te germe-mbledhjeve te tija te jene plagjuar nga veprat e Dostojevskit apo qindra shkrimtareve te tjere ruse qe nuk i njohim.

    Kulmin e degjenerimit te tij si germe-mbledhes i gjuhes shqipe eshte teoria e pa thene me pare: “ te jesh personazh pozitiv ne botimet e realizmit socialist eshte keqedashesia me e madhe qe mund ti behet nje njeriu”!!!

    Dhe e ka fjalen per nje rroman me te njejten teme, te shkruar aso kohe nga nje tjeter shkrimtar, ku personazhi kryesor eshte po ai Ismail Kadareja, natyrisht i stilizuar, me dashurine e pa gjetur te nje vajze tiranase, qe tani e konsideron jo real e te pa qene. Sepse – thote banori i paluejteshem i sokaktemarreve – ai personazh ishte pozitiv, qe flijoi dashurine per hir te detyres per te punuar ne nje vend verior, per zhvillimin e tij, modernizimin, nxjerrjen nga prapambetja shekullore.
    Une – thote – nuk isha i tille !

    Dhe shton nje tjeter genjeshter ne serine e pafund te tyre: kam shkruar ne fillimet e mia dy libra me poezi !! Jane plot nete libruthka me germe-mbledhje ne formen e tentuar te nje poezie, te gjitha te botuara gjate realizmit socialist, nje tragjedi e vertete, nje zhberje e rregullave dhe koncepteve poezi krijuese.

    Reply to this comment
    • Tirana Gjithnje January 31, 16:52

      Nje idiot ne oborin e mbretit Kadare.Shekspir,me I cituari dhe studjuari,por prape gjenden idiot,qe e kritikojne.Kujt I behet vone,sec thone spekulatoret si ky me lart.

      Reply to this comment
  4. Bastri June 2, 13:03

    Kadare vuan nga deliri dhe, egoizmi dhe zilia ndaj kujdo autori me vlere. krijimtaria e tij ka terheqe magjike ne te lexuar(sidomos ajo e kohes se socializmit) por ka nje te keqe qe, pas nje jave harron se cfare ke lexuar nga qe i mungojne personazhet e spikatura

    Reply to this comment
  5. Bastri June 2, 13:05

    Kadare vuan nga deliri, egoizmi dhe zilia ndaj kujdo autori me vlere. krijimtaria e tij ka terheqe magjike ne te lexuar(sidomos ajo e kohes se socializmit) por ka nje te keqe qe, pas nje jave harron se cfare ke lexuar nga qe i mungojne personazhet e spikatura

    Reply to this comment
  6. studenti June 2, 13:34

    Cfare ke shkruar ti Rik qe ta lexojme?? Ne mos ke shkruar cfare ke kopjuar ta kendojme ?
    Ne mos ke kopjuar cfare ke lexuar qe dhe ne ta kerkojme???
    Ne mos as ke lexuar cfare dreqin ke ne shpirt qe nuk e thua??????

    Reply to this comment
    • Rik Balsha Sr. June 2, 19:10

      @Studentin e Kristalit tek plepat

      Po te jesh prej druri do beja me ty nje hale fushore;
      pote jesh prej leshi do beja me ty nje pale brekushe per tet’ate;
      po te jesh prej pambuku do beja me siguri shami hundesh per lebrozet e Montevideos;
      meqenese je skarti i perditeshem i materieve primare qe fut nga goja çdo dite e ke zgjedhur vete çfare ti besh grumbullit tend helikoidal : nje torte per tet’eme.
      Besoj u kuptuam tani, zoti sultepriç i Kadarese.

      Reply to this comment
      • raimond vlonjati January 31, 04:21

        Po mire ti, edhe mund te kundershtosh , duke treguar se nuk je dakort me Kadarene , per menyren si shkruan ai, etj ,
        po perse ke kaq shume mllef kunder tij?

        Ke ndonje dicka personale kunder Kadarese , apo si?

        Se menyra jote e te shprehurit esht si nje revolte kunder ndonje padrejtesie te hatashme …

        Kur tek e fundit mund te futet ne zhargonin tone te te folurit termi Kadareizem, sepse Kadareja ka shprehur shume mendime qe ne i perjetojme per dite, por me nje gjuhe te vecante , qe tregon stilin e tij specifik dhe teper inteligjent te te shprehurit

        Dhe esht me se normale te futet termi Kadareizem sepse pasuron menyren e te shprehurit te gjuhes shqipe
        Por megjithate seicili ka mendimin e tij

        Ndaj edhe ti shprehe mendimin tend, por me terma me te bute , qe edhe kritiken ta besh, sic e mendon ti, por edhe Kadarene te mos e fyesh ,
        se sidoqofte duhet te tregosh respekt per shkrimtarin me te madh te vendit tend …

        Reply to this comment
  7. hosteni June 2, 18:43

    studenti i legenit plastik kadare komento me kembet mbi toke jo sipas shijes qe te ka lene suma e kadarese !!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. leonidhas [email protected] January 31, 10:31

    Ne shqiptaret jemi krenar per ate qe ngriti ne piedistal virtytet e kombit shqiptar,AI perfundimisht mbetet i vetem njeriu me i madh i shekullit,tone per ne shqiptaret,Ai geshetoi ne veprat e tij realen….me suerealen konkretn me abstraksionin operoi ne veprat e tij me figura m.oderniste si simbolin ku spostoi heroin pozitiv…p.sh. Kush eshte heroi pozitv te romni KESHTJELLA ska Ai eshte qendrimi heroik ipopullit shqiptar kunder osmanve ky jepet nepermjet simbolit etj,etj.Une jam dakort me SABRI GODON ku i tha eja GJENI te shkojme ..LEXONI nobelistin gjerman cfare thote per GJENIUN nukebesoj..si i dalin kuder cemimt nobel qeveleshi shqip ….Osa shume gezova kur pran meje rrinte nje ihuaj kur kthehesha ngaSUEDIA me tha une SHqiperine e njohe veprat e KADARES, Kush shtet ne bote njehet nga kotributi i nje shkrimtari, SA fat keq si studeti itj perfundova ne LUMZI PUK ,Aq edhe krenar si studenti juaj per idet qe na dhe para 37 vjetesh ..por fati keq JONI I POPULLIT QE FATI IA DHA KESAJ KLASE POLITIKE BASTARDE KREMINELE….25 VJET shkobtarizoi KOBIN, ku zemra qan kur shoh rinine neper rruget e evropes shk ,,Jete te gjate GJENIUT SHQTPTAR,

    Reply to this comment
  9. 6943036754 January 31, 10:37

    Ne shqiptaret jemi krenar per ate qe ngriti ne piedistal virtytet e kombit shqiptar,AI perfundimisht mbetet i vetem njeriu me i madh i shekullit,tone per ne shqiptaret,Ai geshetoi ne veprat e tij realen….me suerealen konkretn me abstraksionin operoi ne veprat e tij me figura m.oderniste si simbolin ku spostoi heroin pozitiv…p.sh. Kush eshte heroi pozitv te romni KESHTJELLA ska Ai eshte qendrimi heroik ipopullit shqiptar kunder osmanve ky jepet nepermjet simbolit etj,etj.Une jam dakort me SABRI GODON ku i tha eja GJENI te shkojme ..LEXONI nobelistin gjerman cfare thote per GJENIUN nukebesoj..si i dalin kuder cemimt nobel qeveleshi shqip ….Osa shume gezova kur pran meje rrinte nje ihuaj kur kthehesha ngaSUEDIA me tha une SHqiperine e njohe veprat e KADARES, Kush shtet ne bote njehet nga kotributi i nje shkrimtari, SA fat keq si studeti itj perfundova ne LUMZI PUK ,Aq edhe krenar si studenti juaj per idet qe na dhe para 37 vjetesh ..por fati keq JONI I POPULLIT QE FATI IA DHA KESAJ KLASE POLITIKE BASTARDE KREMINELE….25 VJET shkobtarizoi KOBIN, ku zemra qan kur shoh rinine neper rruget e evropes shk ,,Jete te gjate GJENIUT SHQTPTAR,

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit January 31, 11:59

    dashurite me numra i shenonin ushtaret per ti shitur mend njeri-tjetrit. Dashurite, sipas psikologeve, jane fuzion midis dy karakteresh, dikush jep dyfishin dhe tjetri jep gjysmen. Ndofta mashkulli Kadare nuk ndjente fare, por numri 2 mund te kete vuajtur nje drame. Duke qene se nje poet eshte shume i ndjeshem ndaj dramave, per kete arsye ai nuk ia lejon vetes te shenoje numra ushtari ne bllokun e shenimeve. Te tere jemi mekatare, por me duket Kadare kla folur pak per veten, me e keqja eshte shtypi qe gjigantizon edhe mushkonjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*