Dashuria supreme e Nënës…

September 4, 2018 12:02

Dashuria supreme e Nënës…

 

Për Nënën askush,

s’ka shkruar sa unë,

po vargjet për Nënën,

kurrë s’quhen shumë!

 

Unë për të kam shkruar,

mrekullira plot,

se Nëna është Nënë,

por është edhe Zot!

 

Zoti prej shumë shekujsh,

ja ka lënë stafetën,

ndaj Nëna është Zoti,

që lind dhe rrit jetën.

 

Është dhe Babai,

shkëmb i jetës son’,

po Nëna kujdesin,

e kthen né mision!

 

E kthen në Mision,

të gjithë rrugëtimin,

dhe Misioni është,

kulm i përkushtimit!

 

Këtu nuk është vendi,

të bëj “thashetheme”,

po veç foshnjat marrin,

dashuri supreme!

 

Këtë dashuri,

ta jep vetëm Nëna,

mëkon më shumë dritë,

se Dielli dhe Hëna!

 

Mëkon dhe me qumësht,

dhe me dashuri,

po ka dritë e shpirtit,

më shumë rëndësi!

 

Nëna më ka falur,

pa fund dashuri,

sa Ajo s’më deshi,

një tjetër njeri!

 

Në jetë na rrethojnë,

njerëz shumë të shtrenjtë,

po ndjenja e nënës,

është vërtet e shenjtë!

 

Kur Zoti mungon,

në Planetin tonë,

Nëna -vetëm Nëna,

Zotin zëvendëson!

 

Zotin zëvendëson,

me fuqi të plotë,

ndaj herët kam shkruar:

“Nënë edhe Zot!”

 

Kur kemi probleme,

i dalim në ëndrra,

pa qenë kurrë sëmurë,

për ne i dhëmb zëmra!

 

Ka raste-nga punët,

Nënës dot s’i gjendesh,

ndaj kur Ajo ikën,

gati sa nuk çmendesh!

 

Them se ky maraz,

është maraz më kot,

se çdo çast të jetës,

askush s’ju gjend dot!

 

Kush thotë:”Kam qenë unë”,

thjesht na thotë një reng,

s’ka në Botë një vdekje,

që mos ketë një peng!

 

Ka pjella që nënat,

s’i duan vërtetë,

por ata kanë vdekur,

dhe pse janë në jetë!

 

Ajo pjellë ka vdekur,

dhe pse merr firomë,

kur të thahet shpirti,

je thjeshtë një kufomë!

 

Unë Nënën time,

një ditë po ta ngjallja,

për një ditë me Nënën,

jetën do ta falja!

 

Ringjallje s’bëj dot,

ndesh me shkencën bie,

dhe një që u ngall,

iku dhe s’u kthye!

 

U ngjall e s’u kthye,

ende Zoti Krisht,

po ne do ta presim,

dhe pafundësisht!

 

Një mëndje me mua,

jini edhe ju,

gjer në kthim të Krishtit,

nënat janë këtu!

A. Duka

September 4, 2018 12:02
Komento

2 Komente

  1. Genti September 5, 07:46

    Gojearti Arben, nuk me njeh dhe as te njoh in person, por te uroj gjithe te mirat per keto vargje plot kuptim per nenat.

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor September 5, 12:12

    Shkruan Duka vargje te bukur vertet,
    ja sot shkruan bukur, per nenen e vet,
    por dhe per dashuri, shkruan ndonjeher,
    vec gjithe vargjet e tjera i ka per Enver,
    i ka per Enverin, qe kur ti shkoje prane,
    ti thote se e ka qare me shum se babane,
    Duka bukur shkruan vargje dashurise
    por Duka behet lolo kur i thur lavde qeverise,
    poetet e oborrit o Duke gjithmone urrehen,
    me gisht si servile kudo ato rrefehen,
    ky pushteti Rames, poet te vetin ka sot,
    Ben Duken dora vete, e topi s’e lot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*