Dasmë me këngë për vrasjen e foshnjës palestineze, videoja që po ngjall reagime në botë

December 24, 2015 14:23

Dasmë me këngë për vrasjen e foshnjës palestineze, videoja që po ngjall reagime në botë

Një video ku të rinj hebrenj festojnë për vrasjen e një foshnje palestineze po qarkullon në mediat ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për të rinj hebrenj ortodoks, ndërsa videoja u transmetua mbrëmë nga tv izraelit Channel 10. Videoja është filmuar tre javë më parë, kur paraqet të rinj me armë dhe thika duke festuar në një dasmë.

Një i ri i maskuar inskenon shpërthimin e një bombe, ndërsa një tjetër në mënyrë të përsëritur qëllon me thikë mbi foton e foshnjës Ali Dawabsheh, 18 muajsh, i cili u vra pas një zjarri në korrik nga kolonët izraelit.

Kolonët dogjën shtëpinë e familjes palestineze në fshatin Duma të Bregut Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli.

Nga ngjarja u vranë edhe prindërit e fëmijës, ndërsa arriti të mbijetonte vetëm një nga vëllezërit. Edhe pse policia izraelite ka arrestuar disa persona në lidhje me vrasjet, askush nuk është akuzuar ende.

Raporti i Channel 10 thotë se armët për kolonët janë dhënë nga ushtria izraelite. “Më lejoni me një goditje të marrë hak në Palestinë para syve të mi”, këndojnë ata, duke ndryshuar një varg biblik, raporton sajti “News Times” i Izraelit.

Raporti gjithashtu vë në dukje se nusja dhe dhëndri janë të njohur si aktivistë radikalë të krahut të djathtë dhe janë të afërt me autorin e dyshuar të zjarrvënies fatale në banesën e familjes palestineze, raporton e përditshme izraelite Haaretz./Dita/

 

 

December 24, 2015 14:23
Komento

2 Komente

  1. mirel December 24, 15:01

    Nuk jane te rinj palestineze qe festojne me thika, jane cifute.
    Po s’keni faj, nuk I dallon dot cifutet nga palestinezet, nje mut arapi jane te dy.
    Dhe hajt mere vesh pse iu duket vetja ndryshe.

    Reply to this comment
  2. Darius December 24, 21:55

    Keta jane qe ngriten MITIN e GENJESHTERT qe gjoja do i zhdukte Hitleri???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*