Datat e testit të praktikës për infermierët e fizioterapistët

October 1, 2019 09:30

Datat e testit të praktikës për infermierët e fizioterapistët

Testet e praktikës për qindra profesionistët e rinj të shkencave mjekësore teknike do të zhvillohen përgjatë javës së ardhshme në datat 7, 8 dhe 9 tetor.

Pasi ka vlerësuar dosjet e dorëzuara nga kandidatët e diplomuar në gjashtë profilet mjekësore: infermieri, fizioterapi, mami, logopedi, teknik imazherie dhe teknik laboratori, Urdhri i Infermierit ka detajuar edhe listën e 586 kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në testin e praktikës profesionale.

Rezultatet e këtij testimi janë vendimtare për të vijuar procedurat e konkurimit për licencat profesionale, provimet e të cilës do të zhvillohen në mbyllje të vitit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të kandidatëve që kanë të drejtë të japin testin e praktikës, duke specifikuar për secilin prej tyre datën dhe orarin se kur duhet të paraqitet për të dhënë provimin.

Autoritetet e Urdhrit të Infermierit bëjnë me dije se çdo kandidat duhet të paraqitet për të zhvilluar testin, vetëm në datat dhe oraret e përcaktuara specifikisht për të. Kandidatët duhet të dëshmojnë para komisionit të ekspertëve dijet e fituara gjatë ndjekjes së praktikës profesionale tre mujore me mbikëqyrje.

Sa i takon provimit, autoritetet e Urdhrit sqarojnë se në faqen online të këtij institucioni gjenden të detajuara edhe pyetjet orientuese që çdo kandidat duhet të përgatisë për testin e aftësimit praktik. Për të mos u skualifikuar nga testimi, duhet të bëni kujdes dhe të keni me vete dokumentin e identifikimit.

“Provimi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Tiranë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në ditën e provimit duhet të keni me vete kartën e identitetit dhe kartën e praktikantit”, bëjnë me dije autoritetet e Urdhrit të Infermierit. Sipas tyre të gjithë kandidatët që nuk marrin testin e aftësimit profesional, nuk do të mund të hyjnë në provimin e shtetit. Këta kandidatë duhet të presin sezonet e vitit të ardhshëm për të kaluar sërish në testin e praktikës.

Ndërsa të gjithë kandidatët që kalojnë me sukses këtë testim do të vijojnë më tej konkurrimin për të fituar lejen e ushtrimit të profesionit, çka i hap udhë punësimit në strukturat mjekësore publike dhe private që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë.

Drejtuesit e Urdhrit të Infermierit shtojnë më tej se kandidatët që japin për herë të parë në këtë sezon testin e praktikës, nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit, emri herën e parë (direkt pas kalimit të testit të praktikës) regjistrohet automatikisht për provim shteti.

Ndërsa përsëritësit duhet të paraqiten pranë Urdhrit në datat e përcaktuara për të bërë regjistrimin përkatës për të hyrë në konkurrim për licencën profesionale.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

Fizioterapist testim

Infermier testimi

Laboratori teknik

Logopedi testim

Mami testim

Teknik imazherie

October 1, 2019 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim