Daut Gumeni: Në këto 27 vjet ka pasur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet

October 10, 2017 10:13

Daut Gumeni: Në këto 27 vjet ka pasur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet

Kjo është dosja e dytë që Autoriteti për hapjen e dosjeve ka hapur pas asaj të Musine Kokalarit. Është dosja që ky autoritet ka hapur për Daut Gumenin. Unë po lexoj disa pasazhe të dosjes së  sekretarit të komitetit të Partisë së Tepelenës që i kërkonte gjykatës që Daut Gumenin ta dënonin me vdekje dhe jo 25 vjet sa e parashikonte ligji.

“Duke marrë parasysh qëndrimin e kriminelit Daut Gumeni që mbajti procesin gjyqësor atij nuk  i është dhënë dënimi i merituar si kriminel dhe armik i betuar i pushtetit popullor të cilin e pohoi haptas. Kur u pyet pse kishte marrë këtë rrugë Daut Gumeni tha: Jam armik I partisë juaj dhe i pushtetit popullor. Ju thoni se në Shqipëri ka vërshuar lumi i të mirave, por akoma nuk ka nisur të pikojë asnjë pikë. Unë nuk jam spiun të demaskoja dhe kallëzoja vëllanë. Unë ndoshta jam krimb sipas jush por nuk guxoj t’ju them se edhe ju jeni zvarranikë”.

Zoti Gumeni si u ndjetë kur lexuat me sytë tuaj këto fjalë në një dokumenti denoncues që solli edhe dënimin dhe persekutimin tuaj 47 vjet më parë?

Unë nuk isha në dijeni të kësaj dosjeje. Është një letër që sekretari i partisë së Tepelenës ia ka dërguar Hysni Kapos dhe Kapo ia ka dërguar mëkëmbësve të tij dhe ata ia dërguan gjykatës.

Nga cilët e kishit këtë dhuratë?

Nga Komiteti i Partisë. E ka firmosur një lumadh atje. Unë nuk e njoh fare atë. Quhej Sherif Toraj. Ai kishte qenë minator dhe kaloi në komitetin e Partisë. Nuk kishte njeri I keq. Ishte i leshtë por jo i lig.

Kur e lexove për herë të parë që një njeri thotë se, e keni dënuar pak me 25 vjet, duhet ta dënoni me vdekje. Çfarë menduat?

Unë hakmarrjen e quaj dobësi.

Ku e gjen këtë forcë?

Atje ku kam lindur unë, ka më shumë gurë se sa baltë.

Kjo që thatë ju është poetike. Të provosh këtë që të kanë bërë nuk është poetike.

Ajo nuk është poetike, por nuk jam unë i vetmi që kam vuajtur. Të tjerët e pësuan atë kërkesë. Pra vdiqën dhe u pushkatuan. Ndërsa unë u dënova vetëm më burg. Për mua nuk e zbatuan.

Si ka mundësi që pranuat që ishit armik?

Po unë isha. Unë jam edhe tani. Isha edhe atëherë.

Po armik i këtij pushteti je?

Unë pushtetet nuk i kam qejf. Nuk jam armik por nuk i kam qejf.

Si ka mundësi që nuk je hakmarrë?

Nuk bëhet garë me të keqen. Garë bëhet me të mirën.  Duhet të kesh fuqi. Mua më ka mbetur aq fuqi të mos heq dorë nga gara me të mirën.

Afër 1 vit më parë kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me pesë anëtarë të Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit. Si ka qenë veprimtaria e këtij autoriteti në 1 vit?

Në nëntor mbushim një vit. Nuk mund të themi që kemi bërë atë që duhet. Të dhënat janë marrë nga sekretari ynë. Janë rreth 196 kërkesa individësh që duan të marrin vesh se çfarë është bërë me ta. Janë 110 kërkesa që u janë mbaruar shqyrtimi. Janë në proces zbulimi i atyre që kanë dëmtuar personat dhe ne kemi vështirë pa patur arkivin tonë. Puna pengohet të shkosh nga një arkiv në tjetrin të marrësh informacion.

Kur ju shkoni te arkivi i Ministrisë së Brendshme çfarë ndodh?

Të vesh te arkivi i ministrisë së Brendshme nuk është se na pengojnë punonjësit. Por vetë mënyra se si janë vendosur dokumentet që na takojnë si institucion të pengon ti shqyrtosh kur do ti dhe brenda afatit. Me një fjalë për ata që e dinë se ne jemi një institucion I mrekullive, ne jemi një institucion i zakonshëm që zbatojmë një ligj të caktuar të miratuar nga kuvendi për ti njohur për të shkuarën e tyre. Por që të bëhet kjo ne duhet të kemi godinën e arkivit tonë.

Po ju e keni godinën.

Godinë e kemi por godinë e kemi për festa nuk e kemi për të patur arkivin brenda.

Prit prit zoti Gumeni. Unë kam qenë atje. Keni goxha godinë.

Ju keni ardhur në inaugurim. Ne inauguruam pa inauguruar gjë. Ajo ishte kot. Ajo ishte kushdo që të na ndihmojë se ne jemi ku të thërret qameti.

Si ka mundësi zoti Gumeni. Ju po na zhgënjeni.

E vërteta nuk të kënaq gjithnjë i dashur Roland. Miku im, nëse do të dish që një institucion arkivi nuk mund të funksionojë si duhet pa patur arkiv. Është historia e vjetër e mungesës së kambanës. Përse nuk binte kambana? Kishte 101 arsye. E para ishte se nuk kishte fare kambanë.  Ne nuk kemi arkivin tonë dhe kur nuk ke arkivin si mund të punosh.

Zoti Gumeni ju jeni duke thënë se arkivi dhe dosjet duhet të vinë në godinën ku jeni ju?

Doemos. Ndryshe ne nuk mund të punojmë.

Po ju aty nuk keni asgjë?

Ne kemi aty dosje në dhoma të marra hua. Na i dhanë që të mos mbeteshim fare. Kemi kërkuar varavingo.

Por mirë zoti Gumeni çfarë keni bërë në një vit ju?

Këto pra që ju thashë. 196 kërkesa të bëra, 110 të shqyrtuar dhe 36 kërkesa janë shqyrtuar nëse kanë apo jo ligjshmëri. Janë 32 kërkesa për të cilat është mbyllur procedura mbi bazën e vendimeve. Dhe 625 persona që janë kontrolluar por jo nga autoriteti por nga institucionet e tjera që u ka kërkuar autoriteti. Janë shërbimi informativ dhe ministria e Brendshme.

Ne kemi shërbyer si kamerier. Nuk kemi kontrolluar ne. Ju kemi kërkuar arkivave këtë gjë dhe ata e kanë bërë. Ne nuk kemi kryer asnjë veprim. Thjesht kemi përcjellë atë që na kanë dhënë. Kur nuk ke arkivin tënd ne shkruajmë që ky institucion thotë kështu. Por në fakt duhet ti kontrollojmë.

Pra ju nuk keni kontrolluar fare?

Jo. Janë edhe 9 apo 10 kërkesa për arsye studimore. Në fakt këtu ka një problem se ata nuk mund të kërkojnë të gjitha dosjet. Jemi ne ata që selektojmë dhe ua vënë në dispozicion. Nuk mund të kërkohen dosje pa fund dhe pa objekt. Ka nga ata që kërkojnë të gjithë arkivin.

Kur u ngrit autoriteti thamë se edhe pse me shumë vonesë, më në fund pas 27 vjetësh hapja e dosjeve mori udhë. Kur ju flisni kështu jo thjesht na këpusni shpirtin por na zhgënjeni në një mënyrë të tillë që ..

Deri te këputja e shpirtit nuk besoj të shkojmë por kur jam unë i zhgënjyer imagjinoni ju. Pas 1 viti mund të them se puna jonë ka më shumë byk se sa grurë.

Kjo është këputje shpirti sepse ne prisnim rezultate.

Pyetja ime e thjeshtë është a ka një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që ju e keni verifikuar në këtë 1 vit punë zoti Gumeni?

Janë vetëm dy raste që presidenca kërkoni për dy ushtarakë.

Zoti Gumeni, kjo nuk quhet. A ka ministra, zëvendësministra, deputetë drejtorë drejtori të rëndësishme dhe funksionarë që ju I keni verifikuar në këtë 1 vit punë?

Jo. Nuk ka. Nuk ka kërkesa. Sepse ligji e përcakton që po të duan.

Por çfarë keni bërë ju në këtë 1 vit?

Puna jonë në këtë 1 vit ka qenë me këta fakirët që duan të dinë se çfarë ka ndodhur, kush i ka spiunuar kushëriri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dëmtuar vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione. Ata që kanë paraqitur kërkesa  nuk e  dëmtojnë.

Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit. Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Unë nuk jam pesimist se do gjendet ndonjë nga ana që e kanë dëmtuar këtë vend.

Dmth jo vetëm deri tani por edhe në të ardhmen nuk ka për t’u gjetur dikush?

Nga aq sa kam parë në arkiva duket që ka pasur një kujdes të veçantë për tu pastruar.

Zoti Gumeni po më tronditni.

Kjo është shumë e rëndë.  Ata kanë 27 vjet që i thonë pseudonimet njëri- tjetrit në kuvend.

Mua më trondit fakti që menduam se pas 27 vjet thamë më mirë vonë se kurrë. Por kjo në fakt qenka kurrë.

Me sa kam mundur unë të shoh por jo vetëm unë pro edhe specialist. Edhe kur kemi pasur ndonjë kërkesë anësore nuk del gjë.

Nuk del gjë? Çfarë duhet të ketë ndodhur?

Kur nuk gjendet duhet të pyeten ata që kanë patur në dorë pushtetet dhe çfarë kanë bërë me ato dosje.

Kjo nuk pritej. E kisha marrë me shumë dëshirë intervistën me ju dhe prisja ta tregonit publikisht dosjet që kishit hapur. Si ka mundësi çfarë ka ndodhur?

Nuk ka përplasje. Duke mos pasur kambana merremi me gjera anësore. Nuk kemi arkiv sepse arkivi ka kërkesa.

Çfarë pune bëni atje?

Ne përpiqemi të plotësojmë kërkesat. Por kjo nuk të bënë të zbatosh ligjin.

Ju jeni duke thënë se nuk keni zbatuar ligjin?

Po. Si ta zbatosh ligjin kur nuk e ke mundësinë. Ne jemi akoma pa mundësi.

Ju jeni njeri serioz. Ju shquheni për seriozitet.

Kur nuk e ke mundësinë

Por për çfarë e keni marrë rrogën aty gjatë këtij viti?

Ka edhe momente që e merr rrogën kot. Në këtë lloj pushteti institucione paftë mbi paftë nuk bëjnë asgjë. Jam gati të iki nesër dhe jam më i qetë se sa kur më ngarkojnë një punë dhe nuk më lejojnë ta bëj këtë punë. Tw vjedhësh rrogën i detyruar nuk është turp vetëm për atë që e vjedh por edhe për atë që e detyron të vjedh. Kjo është paftë mbi paftë.

Si funksiononi ju me njëri tjetrin, 5 anëtarë?

Funksionimi ynë varet nga këto kërkesa që thashë. Ne mblidhemi. Nuk themi që të gjitha gjërat shkojnë vaj. Mund të jetë edhe faji ynë,. Madje3 deh imi. Sepse më shumë bëjmë shfaqe se sa punë. Po e marr fajin unë që ata që duhet të kontrollojnë e magjepsen më shumë nga shfaqet se sa nga puna.

Kam një pyetje të drejtpërdrejtë. A keni zbuluar ndonjë gjë që vlen ju në këtë 1 vit?

Mesa duket ne na kanë vënë në këtë institucion për të mos zbuluar asgjë. Këtij institucioni nuk i mungon serioziteti por nuk e lejojnë të punojë.  Për mua ligji aktual duhet të ndryshohet dhe të bëhet verifikimi një detyrim ligjor. Ndryshe kjo që po bëjmë është pa asnjë vlerë.

 

*Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, intervistë e dhënë dje më 9 tetor 2017 në emisionin ”Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

 

October 10, 2017 10:13
Komento

4 Komente

  1. GJINOJA October 10, 12:57

    Z. Gumeni, një vit është shumë vonë për të kuptuar se ju kanë vënë në atë detyrë për t’u tallur me ju dhe me të gjithë popullin. Ikni të gjithë sa më parë! Vetëm kështu mund t’i shërbeni çështjes.

    Reply to this comment
  2. Kur na la shoku Enver October 10, 16:57

    He mo!

    Ju qe besuat Edi Ramen ne intervisten me austriakun, se ne kemi hapur dosjet, per here te pare ne 27 vjet, e moret vesh tani se cfare ka hapur?!

    Jane vazhdimi i Berishes, motori shtese, motori rezerve i po atij avioni qe ngriti ne qiellin e Dhjetorit Ramiz Alia!

    Piloti i Pare ishte Sahli Berjosha,
    zevendsa te tij ishin Aleksandri i Shqiperise Jugore, jo i Maqedonise, dmth kryeministri i pare i dr Saliut…dhe Fatosh Nanoja, nje gjoja blu dhe nje kuqo…
    Pastaj te tjeret, pardesybardhet, aleancistet dhe ata qe gjoja reformuan Partine Socialiste..

    Pa Dosjet, si mund te sundonin keta !?

    Reply to this comment
  3. MH October 11, 01:48

    Te lexosh kete interviste mbas miratimit dhe futjen ne veprim Vettingun asht te kapesh kryet me grushta e te shkulesh floket.
    Shqiperia veshtire te bahet shtet i se drejtes ku te gjithe te respektojne institucionet dhe vete institucinet institucionin.

    Reply to this comment
  4. Adih October 11, 23:15

    Ja kam bere personalisht Rames ,pyetjen ,hap dosjet e Sigurimit famekeq te diktatures,konkretisht mbi politikanet e ketyre 27 viteve te fundit . U nxi ne fytyre ,I ulur kembe mbi kembe ,ku luante kemben e siperme ,pa kontroll ,me qe nuk ishim vetem per me te tjere i detyruar , ,ai, RAMA u pergjegj me ironine e bolshevikut te katovices dhe i pardesyve te bardha ,duke thene me tallje e sarkazme ,
    Ja po te kete ndonje dosje pa djegur , edhe mund ta hapim !???!!.. Aty i vura vize .(behet fjale para 2913 ) para se te merte fronin e i e kryeministrit per here te pare.
    Faj kane edhe kryetaret e dikurshem te degeve te brendeshme ,qe nuk pronencohen .me gjithe se i dine te gjitha . Jazek i qofte ,ku direkt ja fusin femijeve dhe niperve e mbesave te tyre. Shembell eshte ku nje ish kryetar dege ne diktature ne tavoline e thote me siguri qe te dy min e brendeshem te Sali Berishes ne kohen e Aleksaner Meksit kryemin kane qene 80 leksh zorraxhi spiune , ah te mjeret ne kush na drejton shtoi drejtoeri …….Turp ,tallje per popullin dhe njekohesisht dhimbje ……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*