David Cameron prezanton programin e qeverisë së re

May 28, 2015 09:56

David Cameron prezanton programin e qeverisë së re

E ulur në fronin e saj në Dhomën e Lordëve, duke mbajtur në kokë kurorën mbretërore që ka më shumë se 3.000 gurë të çmuar dhe me madhështinë që karakterizon këtë ceremoni, Mbretëresha Elizabeth II lexoi dje në mëngjes fjalimin e përvitshëm dhe kryeministri David Cameron prezantoi përpara saj dhe anëtarëve të Parlamentit programin e tij qeverisës.

Pothuajse saktësisht në gjysmën e fjalimit të saj prej 1008 fjalësh, u bë dhe deklarata që me shumë gjasa do të shënojë dy vitet e para të mandatit. “Legjislacion i ri do të sigurojë referendumin mbi qëndrimin në BE para përfundimit të vitit 2017”, lexon mbretëresha.

Pritet që sot qeveria të prezantojë projektligjin në Parlament, para se Cameron të niset në udhëtimin e tij dy ditor në pesë kryeqytetet evropiane, që mund të mbeten katër.

Ndalesa e parë e Kryeministrit do të ishte në Kopenhagë, ku kishte planifikuar të takohej me homologun danez, Helle Thorning-Schmidt. Por vizita u anulua pas shpalljes nga Thorning-Schmidt se do të mbahen zgjedhje të parakohshme në vendin e tij më 18 qershor.

Pjesa tjetër e udhëtimit, që do ta çojë Cameronin në Hagë, Paris, Varshavë dhe Berlin qëndron ende në fuqi. Qëllimi i kryeministrit është që të takohet me të gjithë liderët europianë që askush të mos kapet në befasi nga planet e tij për të rinegociuar kushtet e marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

David Cameron prezantoi ashtu siç ishte e planifikuar programin e tij qeverisës. Ai u zotua se “do të ndërtojë diçka të veçantë” dhe shpalli zyrtarisht vizionin e tij për “Një Komb”. Ai prezantoi planet për ulje taksash, pronësinë e shtëpive dhe kujdesin e fëmijëve falas, kryeministri tha se, tani, pasi siguroi shumicë absolute në zgjedhjet e fundit, ai ka mandatin për t’i bërë këto plane realitet.

Në programin e tij ambicioz, me projektligje që pritet të kalojnë në 12 muajt e ardhshëm, zoti Cameron e vuri theksin tek përmirësimi i arsimimit, i kushteve të punës dhe për një pension të sigurtë për të gjithë punëtorët.

May 28, 2015 09:56
Komento

2 Komente

  1. Dajvrana May 28, 22:27

    The boss of the liders

    Reply to this comment
  2. skifteri May 29, 06:06

    *****Nuk jemi ne Kohen e skllavrise ,mjafte Britania, Franca Dnimarka dhe GJermania kane shfrytezuar skllavrine e popujve qe I kane patur koloni ,tani jemi ne kohe moderne ,por perseri po shikojme DISKREMINIM ku vetem kete vite u mbyten ne dte mijra afrikane.Europa dhe ne veçanti Anglia duhet te legalizoi emigrante jo ti masakroi me zvarritje dhe proçese gjyqesore pa funde duke I shkatrruar psiçikisht ,ekonomikisht,dhe poshtrues me vendime gjykatsish te percaktuara me perpara duke zbatuar politiken rrepte te debimit dhe diskreminimit nga Britania pasi lindin dhe femije atje ,bejne gjyqe fallso se gjoja ne jemi shtet demokratik ,por ne fakte jane konservator manjak , ka zvarritje me vite te tera te azilkerkuesve mbi 10 vjet ,duke I mbajtur te lidhur si skllever u jape vetem nje cop buke sa per te mbajtur frymen gjalle dhe detyren per tu paraqitur me rreptesisht prane policise per te firmosur ,çdo dite,jave ose muaj !…Kan nje politike nenshtrimi skllvrimi dhe sadizmi,kesaj duhet ti jape funde politika e David Cameron .~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*