David Phillips: Jemi gati të nisim dialogun shqiptaro-grek për Çamërinë

June 28, 2014 10:01

David Phillips: Jemi gati të nisim dialogun shqiptaro-grek për Çamërinë

Kjo konferencë po mbahet në një moment historik. Jo vetëm që është 70 vjetori i ngjarjeve në Paramithi, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i dhanë këto ditë Shqipërisë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian. Ky moment historik është kulmi i përpjekjeve të përbashkëta për shumë vite.

Ky takim i titulluar “Konferencë mbi 70 vjetorin e gjenocidit të Çamërisë” është një mundësi e rëndësishme për të shqyrtuar strategjitë për nxorën çështje çame. Diskutimet rreth çështjeve të Çamërisë ishin lënë në heshtje për shumë vite, madje edhe në Shqipëri. Por jo sot. Ky forum tregon shoqërinë e hapur në Shqipëri, e cila është e angazhuar për dialog rreth traumave të përjetuara nga shqiptarët çamë gjatë shekullit të 20-të.
Dialogu historik kërkon bashkëbisedues të shumtë. Duhen dy vetë për të folur. Përveç shqiptarëve që trajtojnë çështjen e shqiptarëve të tjerë, shqiptarët duhet të angazhojnë edhe grekët dhe komunitete më të gjera ndërkombëtare për çështjen çame. Kjo është mënyra e vetme për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me çështjen çame, për të nxitur mirëkuptimin reciprok, si dhe të hedhë themelet për drejtësi dhe pajtim.
Universiteti Kolumbia filloi një projekt të quajtur “Dialogu historik për çështjen çame”, më 19 tetor 2013. Në takimin fillestar morën pjesë rreth 30 studiues shqiptarë dhe me origjinë greke, si dhe studiues të tjerë, duke përfshirë akademikë të lidhur me Universitetin Kolumbia.

Universiteti Kolumbia është e përgatitur të ndihmojë dialogun historik dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe grekëve. Sigurisht, dialogu i çështjes çame ndodh në një kontekst më të gjerë të marrëdhënieve bashkëkohore dypalëshe greko-shqiptare.

Shqipëria po ndjek një politikë “zero probleme me fqinjët”. Ajo do që të përqendrohet në një sërë çështjesh dypalëshe me Greqinë, të tilla si ai kontesteve detare, me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe diplomatik. Universiteti Kolumbia është i gatshëm të mbledhë shqiptarët dhe grekët për dialog konstruktiv në lidhje me historinë e tyre të përbashkët, si dhe të ardhmen e tyre të përbashkët. Në rrugën për në Evropë, perspektivat shqiptare janë qartazi të ndritshme.

 

 

June 28, 2014 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*