Davos, Rama: Serbia në BE kur të njohë pavarësinë e Kosovës

January 24, 2018 19:15

Davos, Rama: Serbia në BE kur të njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Davos, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror është takuar edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Mediat në Beograd kanë zbardhur takimin mes Ramës dhe Vuçiç.Kryeministri shqiptar ka deklaruar se Serbia do të integrohet kur të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia është para nesh për negociatat, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë, ndërsa shpresojmë që të hyjmë së bashku në BE, por me supozimin që Serbia të njohë Kosovën” mësohet se është shprehur Rama, shkruajnë mediat serbe.

Ata e kanë cilësuar si provokim të radhës deklaratën e kryeministrit shqiptar. Punimet e samitit pritet të zgjasin deri në 26 janar. Në këtë event merr pjesë elita e administratorëve të kompanive më të rëndësishme në nivel global së bashku me politikanët më të fuqishëm botëror mes të cilëve Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen.

January 24, 2018 19:15
Komento

5 Komente

  1. mjershqiperia January 24, 20:21

    Kjo eshte nje farse e Edi Rames.Ky punon per grek e serbe,tjerat jane fasade,u pa puna e tije.

    Reply to this comment
  2. XXXL January 24, 21:12

    Nuk ka me te mjere se komentuesi “mjershqiperia”, fjalet qe i takojne Sali Kar-axhic, kerkon te t’ja baltose Edi Rames.
    Mos e beso po deshe, ka edhe te tille toca.

    Reply to this comment
  3. alphade January 25, 00:39

    “mjereshqiperia” ! Qe te debatosh me Ty nuk ja vlen asnje “grosh” ! per nje aresye te thjeshte sepse Ti
    nuk “shikon ujkun por vrapon pas gjurmeve” ! Nuk,
    shikon Saliun tend qe me fakte te pakontestueshme
    se i ka sherbyer dhe i sherben Jo serbise se Vucicit
    por Serbise se Milloshevicit : me nafte, logjistike,etj.
    Ndersa grekut i fali detin ,pa permendur gjithe propa-
    ganden qe i beri greku per te ardhur ne pushtet,sebashku
    me Milloshevicin ,biberajt etj. Ndersa tek Edi Rama nuk
    na rezulton ne shqiptareve te beje ” lojen e serbit apo te
    grekut” , perkundrazi u ka folur hapur e padorashka dy
    fqinjeve tane dhe nuk i ka fshehur asgje shqiptareve,
    ashtu sic ka bere benjamini yt,zoti ” mjeran…..” Me sa
    shikoj nga komenti yt ,Ty t’u kane errur syte dhe nuk shikon realitetin ashtu sic klithin papagajt e Saliserb Vi-
    cidolit…..!!!!

    Reply to this comment
  4. alphade January 25, 03:02

    Komenti im…..

    Reply to this comment
  5. Mos more... January 25, 15:06

    C’janë këto lajme mejhanesh me “më the, të thash?

    Sot jetojmë në shekullin e revolucionit digjital, ku mundësitë për ta bërë sa më të besueshëm lajmin janë të gjithanshme. Artilkujt gazetareskë që prezantohen sot në rrjet e humbin automatikisht besueshmërinë në rast se ato shoqërohen fare thatë me foto të vjetra manipulative.

    Nëse dy kryeministrat janë takuar dhe kanë biseduar vërtet me njëri-tjetrin në Davos, atëhere çfarë do i ndalonte ata të dilnin para gazetarëve dhe të jepnin një konferencë për shtyp, e cila fare mirë mund të filmohej qoftë dhe me celularë dhe të hidhej menjëherë në rrjet?

    E kuptoni se sa të shpifur jeni bërë apo s’e kuptoni?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*