De Biasi: 15 minuta të vështira, por na dhanë fitoren
Nga Arkiva
Pas fitores me Maqedoninë, trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi u shpreh se pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mira për ekipin e tij. Ai theksoi se kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë duke vendosur në vështirësi kundërshtari.
“Dua ta ndaj këtë ndeshje në dy pjesë. Pjesa e parë luajtëm disi mirë dhe më pas luajtëm në mënyrë të ngadaltë dhe më ankth dhe më pas luajtëm më mirë. Maqedonia është ekip shumë i mirë teknik dhe këtë e treguan edhe në fushën e lojës. Në këto 15 minutat e mbetura ne vumë në vështirësi kundërshtarin dhe vazhduam të luani mirë. Luajtëm shumë mirë edhe dje ekipi ka bërë një ndeshje të mirë, deri kur shënuan maqedonasit dhe aty filluan problemet.”, u shpreh De Baisi.
Sa ka fjetur mbrëmë De Biazi dhe sa herë e ka parë ndeshjen?
Nuk fjeta shumë se shkova në shtrat në orën 2, por e kam riparë ndeshjen e djeshme dhe të gjitha të tjerat e Maqedonisë për të parë se ku mund të sulmonim sot.
Në stacionet kryesore
dëgjova lajmet në darkë
lajmet që flisnin për sportin
më bënë me dhimbje në bark!
Çdo stacion si kokë lajmi
thoshte: na ndihmoi furtuna
këpusnin mufka pa lidhje
për kombëtaren me çuna!
Unë për vete i kënaqur
nga fitorja dy me një
si Xhovanit edhe djemve
një 10 me yll do u vë. ..
Të ndalem pak te Xhovani
pas ndeshjes dha intervistë
pyetjet e bëra nga studio
mbanin pak erë të pistë!
Para pyetjes specialistët
llomotitnin, komentonin
pastaj kur u dilte fjala
arkitektin e gacmonin!!..
Le të kthehem prapë te lajmet
në stacionet kryesore,
stacionet televizive
jo ato hekurudhore!!…
Ndonjehere per koiçidence
lajmi me trenin ngjason
edhe lajmi ngec në studio
siç ngec treni në stacion!
Në stacionet kryesore
sot duhej të trumbetohej
si fitore me shumë vlerë
dhe në studio të festohej!!
Nuk them të pihej raki
as të festohej me verë
por të kishte entuziazem
për një fitore me vlerë.
Lajmi të kish entuziazem
kjo i duhej çdo stacioni
trajnerit edhe lojtarëve
lavdinë u’a morì cikloni!!
Stacione që jepni lajme
specialistë që komentoni
kur meren tri pikë të plota
kombëtaren lavdëroni. .
Sa herë kombëtarja luan
në diell a në ciklon
kur meren tri pikë të plota
vetëm 10-të meriton..
Jepjani 10-tën me zemër
herë tjeter mos gaboni
jepjani lavdinë djemve
mos i’a jepni një cikloni!!