De Biasi drejt stolit të Serie A

October 8, 2019 18:27

De Biasi drejt stolit të Serie A

Rezultatet e këqija të Sampdoriës i kushtuan stolin teknikut Eusebio Di Francesco, dhe tani gara për stolin e ekipit nga Genova është hapur.

Edhe pse emra si Luigi Di Biagio por edhe ish-trajneri i Milanit Gennaro Gattuso përfliten si kandidatë të mundshëm, në orët e fundit ka dalë fuqishëm emri i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, italianit (me pasaportë shqiptare për meritat e padiskutueshme gjatë fushatës të Euro 2016), Gianni De Biasi.

Sipas burimeve të Gazzetta dello Sport, 63-vjeçari nga Treviso është emri më i mundshëm për të çuar një ekip si Sampdoria në pozicione më të qeta në klasifikim.

 

l.h/ dita

October 8, 2019 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*