De Biasi: Dy vite pa folur me Taren

May 5, 2016 09:42

De Biasi: Dy vite pa folur me Taren

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka përgënjeshtruar përsëri mundësinë e nënshkrimit me Lazion, ashtu si edhe faktin që u përfol për një takim të tij me drejtuesit e klubit italian.

“Disa kohë më parë i kisha propozuar Tares disa nga lojtarët e mi, të cilët sipas meje mund t’i bënin punë Lazios. Nuk dua të përmend emra, por i kisha këshilluar disa elementë të mirë për objektivin e skuadrës, të cilët do të argëtonin shumë edhe publikun. Por pastaj zgjedhjet e tij ishin të ndryshme, nuk e di arsyen”, tha De Biazi për “Lalaziosiamonoi.it”.

“Nuk ka pasur asnjë darkë mes nesh, nuk flas prej dy vitesh në telefon me Taren. Këshillat për të cilat ju fola më sipër, nuk janë të kohëve të fundit. U bë shumë kohë që nuk flas me Iglin”, tregoi De Biasi për marrëdhëniet e tij me drejtuesin shqiptar të Lazios.

May 5, 2016 09:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*