De Biasi humbet vetëm për pak balotazhin me Conten

December 2, 2015 16:02

De Biasi humbet vetëm për pak balotazhin me Conten

Gianni De Biasi nuk ka mundur të kalojë vetëm për pak vota në treshen finaliste për çmimin “Trajneri i Vitit”, të prestigjiozes “Gazzeta Dello Sport”, duke humbur vetëm për pak vota balotazhin me Antonio Conten.

E përditëshmja sportive më e madhe në Itali njoftoi nisjen e fazës së dytë për “Gazza Awards” ku për çdo kategori kalohet nga 10 kandidaturat fillestare në tre finalistët që mbeten në garë për vlerësimet e sportistëve të vitit. Për kategorinë që intereson më tepër atë të “Trajnerit të Vitit”, kanë kaluar në finale trajneri i Napolit, Maurizo Sarri me 17% të votave, tekniku i Dinamo Sassari në volejboll Meo Saccheti me 16% dhe Antonio Conte me 15%.

Vlen për t’u përmendur se trajneri i Kombëtares Italiane e ka fituar vetëm për pak vota garën jashtëzakonisht të ekuilibruar me strategun e kuqezinjve pasi nëse analizon tabelën e rezultatit pak para mbylljes së votimit vihet re se De Biasi ka të njëjtën përqindje preferencash, 15% me Conten dhe ish trajneri i Juventusit ka kaluar në finale për një numër të vogël votash që nuk ka mundur të ndryshojë përqindjen.

Nuk ka munguar në lidhje me këtë çmim edhe një koment nga De Biasi që në profilin e tij në “Facebook” ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar duke konfirmuar se është një mëkat që ka mbetur jashtë finales vetëm për pak vota. Gjithsesi De Biasi shpreh kënaqësinë e tij që është përfshirë në këtë listë prestigjioze duke përsëritur se ajo që që ka arritur me Kombëtaren Shqiptare mbetet dicka e jashtëzakonshme.

December 2, 2015 16:02
Komento

2 Komente

  1. Xhikja December 2, 17:53

    Gazzeta dello sport prej vitesh i ka spostuar zyrat nga Milano ne Torino KU i sherben padronve anjeli si bithlires…PA pik turpi e bene te shenjte DHE Moggin..gazeta del cazzo.

    Reply to this comment
  2. Strazimiri floket me xhele. December 3, 02:26

    DeBiazi nuk e ka humbur per pak vota daljen ne finale, por sic dine italianet ja kane vjedhur vendin e trete. Nuk mund te lihej jashte trajneri i Kombetares Italiane Conte dhe t’i zinte vendin trajneri i Kombetares Shqiptare De Biazi, do te ishte nje ulje dhe turp per makaronexhinjte dhe breshkaxhinjte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank