De Biasi kandidat për stolin e Frosinones

September 30, 2018 20:34

De Biasi kandidat për stolin e Frosinones

Gianni De Biasi kandidat për të marrë drejtimin e Frosinones në Serinë A. Emri i ish-trajnerit të Shqipërisë ka dalë në skenë në mediat italiane pas humbjes 1-2 të kësaj skuadre në shtëpi me Genoan.

Kjo ishte disfata e gjashtë në shtatë ndeshje për teknikun Longo, i cili duket se nuk ka më forcë për të ndryshuar situatën, ndaj drejtuesit e Frosinones për kërkojnë një zëvendësues të denjë për të. Ndër emrat e shumtë si alternativë shihet edhe De Biasi, i cili, në fakt, është në bisedime edhe me Federatën Armene të Futbollit, për të marrë drejtimin e përfaqësueses së këtij vendi.

62-vjeçari për herë të fundit në Serinë A ka drejtuar Udinesen në sezonin 2009-2010, ndërsa në dhjetor të 2011-ës u emërua trajner i Shqipërisë, eksperiencë të cilës u dha fund më 14 qershor të vitit të kaluar.

l.h/ dita

September 30, 2018 20:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*