De Biasi, ndoshta në Botëror me Australinë: Te Shqipëria kam fituar maturi

December 8, 2017 16:43

De Biasi, ndoshta në Botëror me Australinë: Te Shqipëria kam fituar maturi

Flamuri i Italisë do të mungojë mes kombëtareve finaliste në Botërorin e verës së ardhshme në Rusi, por në turneun prestigjioz, ndoshta do të ketë përfaqësues nga vendi i Apenineve.

Pas eksperiencës negative në pankinën e Alaves, që kulmoi me shkarkimin pas dy muajsh, Gianni De Biasi ka pranuar se po mendon ofertën e Australisë për të qenë në pankinë duke nisur nga viti 2018, e duke përfshirë dhe Botërorin.

“Më kontaktuan disa skuadra…dhe Crotone ishte e fundit. Për sa i përket Australisë, kjo është një tratativë e nisur që në verë. Jam takuar me përfaqësues të Federatës, por nuk ka ende diçka konkrete. Jam në listë në rast se do të më zgjedhin, por jam i bindur që do të kem sukses, gjykuar dhe nga 5 vitet në Kombëtaren shqiptare”, tha Gianni De Biasi.

“Te Shqipëria kam fituar maturi dhe eksperiencë të rëndësishme në drejtimin e grupit në nivel ndërkombëtar. Atje kam marrë vizibilitet”, shtoi De Biasi.

EKSPERIENCA NË SPANJË – “Unë jam ende i bindur se mund ta kisha fituar këtë sfidë, por kur ju përballeni me të tilla vështirësi, duhet të jeni të bashkuar dhe të përkushtuar në qëllim. Para meje, Alaves kishte zero pikë në gjashtë ndeshje, ndërsa me mua u rritën pikët mesatarisht me 0.9 dhe mendoj se kemi qenë në përputhje me objektivat dhe arritjen e 38 pikëve në fund të kampionatit. Klubi vendosi ndryshe dhe kjo më la shumë të zhgënjyer. Në vështirësinë e parë jam shkarkuar dhe kjo, me të vërtetë, më dha një bezdi të madhe. Futbolli spanjoll është padyshim i shkëlqyer, sepse edhe të promovon rishtazi. Fjala vjen, mund të mundësh Real Madridin. Niveli teknik është shumë i lartë dhe jo më kot, në vitet e fundit, ekipet spanjolle shpesh kanë dominuar në Europë. Kjo do të thotë shumë”.

KOMBETARJA E ITALISE – “Para së gjithash do të doja një president federal me ide të qarta, që interesohet jo vetëm në aspektin ekonomik dhe financiar. Duhet një president, që të ketë një ide edhe rreth projektit teknik dhe taktik. Unë shpresoj një përfshirje më të madhe të klubeve, pasi ekipi kombëtar duhet të bëhet shtëpia e të gjithëve. Tommasi? Ai ishte një ish-lojtar i imi, një djalë inteligjent dhe i ndjeshëm, i cili ka përvojë me AIC dhe për këtë arsye e njeh terrenin. Trajneri? Ka kaq shumë që mund ta aspirojnë këtë post. Ancelotti do të ishte një zgjedhje e mrekullueshme, edhe pse nuk mendoj se dëshiron të angazhohet me këtë projekt tani. Unë shoh se shumë prej tyre janë kandidatë në gazeta, por ne duhet të kuptojmë se stërvitja e një ekipi kombëtar është ndryshe nga puna në një klub. Ne kemi nevojë për t’iu qasur gjërave në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Unë jam shumë i hapur për një telefonatë, por duhet të shohim nëse drejtuesit janë të hapur për këtë. Nëse duan të më takojnë, i mirëpres ata me letra të hapura”.

December 8, 2017 16:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*