De Biasi: Një humbje që djeg, por do të përmirësohemi

September 7, 2015 22:59

De Biasi: Një humbje që djeg, por do të përmirësohemi

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi  nuk e dramatizon humbjen me Portugalinë, por nga ana tjetër nuk e fsheh as zhgënjimin, i cili reflektohej në pamjen e tij. Italiani tregohet realist, kur deklaron se “luzitanët” janë një skuadër e nivelit të lartë.

“E dinim forcën e Portugalisë, dhe duhej të ishim të kujdesshëm deri në fund. Fola për 3 minuta me lojtarët pas ndeshjes. Është një humbje që i djeg të gjithëve. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë se në të parën. Mendoj se është një humbje që do të na shërbejë edhe në të ardhmen. Nuk duhet të rrëmbeheshim nga publiku, por duhet të bënim lojën tonë”, u shpreh De Biasi.

Për sa i përket ndeshjeve të ardhshme, atë me Serbinë dhe Armenisë, De Biasi i ka idetë e qarta.

“Në dy ndeshjet e ardhshme duhet të paraqitemi mirë dhe të marrim pikët për kualifikimin. Me këtë humbje ia ndërlikuam gjërat vetes”, u shpreh trajneri italian.

September 7, 2015 22:59
Komento

6 Komente

  1. KingBardhyl September 7, 23:47

    Nuk duhet të rrëmbeheshim nga publiku, por duhet të bënim lojën tonë”, u shpreh De Biasi.

    Cila eshte loja jote? Luaj per te mos humbur? Shpetuam ne Danimarke me fat, ku e meritonim te humbnim por fati nuk te ndihmon gjithmone. Ne Danimarke dhe sot kunder Portugalise,Shqiperia nuk ka pasur as sulm dhe as mesfushe por vetem 10 mbrojtes dhe 1 portier.De Biaz ti ke mentalitet humbesi.

    Reply to this comment
  2. kuq e zi mos u dorzo September 8, 13:55

    je pa kulture…
    de biazi dhe kombetare bene loje te mire duke krahasuar dy ekipet europiane me tradite.
    faji qendroji se u eklipsuan te gjthe morem barazimin.
    aty gaboji canaj qe nuk e nxori topin anesore,
    gabimi kushtoji korne dhe gol.
    duhet harruar, mbeshtetutr kombetarja ne dy ndeshje jane 6 pike……
    qetesi e mesim nga pesimi
    portugali 15 pike
    danimarke 12 pike
    shqiperi 11pike
    fatinn e kemi vete me keto dy ndeshje,ose me njere po e se portugali fiton me danimarken.

    Reply to this comment
    • KingBardhyl September 8, 15:36

      O i super kulturuar jo vetem ne futboll po ne cdo fushe tjeter te jetes nuk hyet ne beteje per te mos humbur por per te fituar. Ky idioti qe kemi ne krye te kombetares thote qe ishte aventure qe kerkuam fitoren dje ne 2-3 rraste. Sesi fitohet ndeshja pa shenuar me shume se kundershtari vetem ky dhe ti e ditke.

      Reply to this comment
  3. kuq e zi mos u dorzo September 8, 13:57

    je pa kulture…
    de biazi dhe kombetare bene loje te mire duke krahasuar dy ekipet europiane me tradite.
    faji qendroji se u eklipsuan te gjthe morem barazimin.
    aty gaboji canaj qe nuk e nxori topin anesore,
    gabimi kushtoji korne dhe gol.
    duhet harruar, mbeshtetutr kombetarja ne dy ndeshje jane 6 pike……
    qetesi e mesim nga pesimi
    portugali 15 pike
    danimarke 12 pike
    shqiperi 11pike
    fatin ne kemi vete me keto dy ndeshje,ose me njeren po qe se portugali fiton me danimarken.

    Reply to this comment
  4. flm September 8, 14:59

    akoma me kete stil loje ne,kemi 50 vjet qe luajme me 10 mbrojtesa,mesfushore ke plot nderroi te luajne vetem nje pjese loje,me dy ndeshje te forta mendoj se me portugaline mund te futeshin ata qe quhen jashte forme.

    Reply to this comment
  5. Darius September 8, 15:50

    Mos u merzisni se do rregullohemi ne vazhdim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*