“Të shfrytëzojmë faktorin fushë ndaj Armenisë”

March 18, 2015 10:34

“Të shfrytëzojmë faktorin fushë ndaj Armenisë”

Ndeshja e 29 marsit me Shqipërinë në “Elbasan Arena” ka filluar të tërheqë vëmendjen e mediave armene, të cilat kanë intervistuar trajnerin e kuqezinjve Gianni De Biasi, duke e pyetur atë me gjerësisht rreth kësaj përballjeje njohuritë, që ka për kundërshtarin, por dhe pretendentëve të Grupit I për një vend në Europian e Francës.

De Biasi ka shpalosur njohuri të mira për kundërshtarin, duke theksuar se kjo kombëtare ka ndryshuar shumë në këto eliminatore sa i përket stilit të lojës të injektuar nga trajneri Bernand Challandes, ndërsa ka vlerësuar së tepërmi sulmuesin e Borusias së Dortmundit, Henrik Mhkitaryian.

I pyetur mbi synimin e tij në këtë sfidë, De Biasi ka deklaruar se do të jetë një sfidë e vështirë, por ai dhe kombëtarja e tij do të përpiqen të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë për të marrë rezultatin maksimal që është fitorja, ndërsa për pretendentët për një vend në Europian ka qëndruar me këmbë në tokë duke theksuar se Portugalia dhe Danimarka janë favorite për një vend në Francë, ndërsa tre ekipet e tjera mes të cilave dhe Shqipëria, do të luftojnë deri në fund për vendin e tretë.

March 18, 2015 10:34
Komento

2 Komente

  1. lulushi March 18, 19:38

    Kur po fillon punimet qeveria RAMA per rikonstruksionin e stadiumit te Shkodres , kjo pytje eshte e perditshme ne Shkoder .

    Reply to this comment
  2. kapterr ramiu March 19, 04:08

    ajo puna e stadiumit ishte loooooje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*