De Biasi thyen rekord në sfidën me portugezët

September 7, 2015 09:36

De Biasi thyen rekord në sfidën me portugezët

Me ndeshjen kundër Portugalisë, trajneri Gianni De Biasi do të vendosë një rekord unik me Kombëtaren shqiptare. Trajneri italian do të “luajë” ndeshjen e tij të 32-të në pankinën kuqezi, më shumë se kushdo tjetër me përfaqësuesen tonë.

Aktualisht, gjermani Hans-Peter Brigel dhe De Biasi janë së bashku në kuotën e 31 ndeshjeve. Me ndeshjen kundër luzitanëve të Cristiano Ronaldos 56-vjeçari De Biasi do të luajë ndeshjen e tij të 32-të, për ta thelluar më pas rekordin me Serbinë (33) dhe Armeninë (34).

De Biasi u ul në pankinën e Shqipërisë, më 14 dhjetor 2011, ndërkohë që ndeshjen e tij të parë e zhvilloi, më 29 shkurt 2012: miqësorja Gjeorgji-Shqipëri 2-1. Qysh atëherë, De Biazi në 31 ndeshje ka arritur 12 fitore, 8 barazime dhe 11 humbje (një tjetër rekord suksesi).

September 7, 2015 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*