De Biazi e përfshin në Kombëtare, Grezda dopietë me Lokomotivën

October 1, 2016 19:59

De Biazi e përfshin në Kombëtare, Grezda dopietë me Lokomotivën

Eros Grezda e falënderon me një dopietë Xhani De Biazin për grumbullimin e parë me Kombëtaren A.

Pikërisht në ditën kur trajneri i Shqipërisë shpalli listën e lojtarëve që ka thirrur për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën, 21­-vjeçari shënoi të dy golat e fitores 2­0 të Lokomotivës së Zagrebit në fushën e RNK Splitit.

Grezda vulosi suksesin e miqve kryeqytetas brenda gjashtë minutash në pjesën e dytë (59’ dhe 65’).

Gjakovari ngjitet në kuotën e tre golave në tetë ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa Lokomotiva katapultohet në vendin e pestë me 11 pikë në po kaq javë.

Për miqtë ishte në fushë edhe Amir Rrahmani, ndërsa në kampin vendas luajti 90 minuta Elis Bakaj, i cili nuk mundi të bënte dot gjë për të shmangur disfatën.

October 1, 2016 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*