De Biazi: Palermo më tërheq, 4-5 kuqezinj janë gati për Serinë A

July 1, 2016 17:44

De Biazi: Palermo më tërheq, 4-5 kuqezinj janë gati për Serinë A

Xhani De Biazi, i cili si futbollist ka veshur në 105 ndeshje fanellën e Palermos, duket se e intrigon të qenurit trajner i këtij ekipi.

“Do të më pëlqente shumë që në të ardhmen të drejtoja Palermon. Askush nuk më ka kërkuar dhe as nuk e njoh Zamparinin, por jam i bindur se qyteti është një serbator “i virgjër” ku mund të gjenden dhe të rriten shumë talente. Pak a shumë siç bëra unë në Shqipëri. Nuk nevojiten emra shumë të mëdhenj, por njerëz të motivuar, që luajnë për kolektivin dhe që sakrifikohen. Sipas meje, në Palermo ekzistojnë këto potenciale, është mëkat që nuk shfrytëzohen”, deklaroi ai për “Radio Time”.

“Kjo skuadër do të meritonte të qëndronte mes vendit të 7 dhe të 8 në Serinë A por jo gjithmonë mund të kesh në dispozicion emra të kalibrit të Dybala dhe Vazkuez. Atëherë mund të bësh një punë të rëndësishme edhe me sektorin e të rinjve, pa pasur frikë që të hedhësh në fushë djem të rinj. Pastaj mjafton të hedhësh sytë rreth e rrotull, për shembull, duke shqyrtuar rendimentin e disa futbollistëve të kombëtares time. Sipas mendimit tim, janë 4 apo 5 të gatshëm për Serinë A dhe për Palermon”, deklaroi De Biazi.

July 1, 2016 17:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*