De Biazi për mediat italiane: E di kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë

June 26, 2017 12:34

De Biazi për mediat italiane: E di kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë

Xhani De Biazi duket se është informuar nga presidenti Armand Duka rreth bisedimeve për të ardhmen e stolit të përfaqësueses që ai la pak ditë më parë.

Trajneri ka dhënë një intervistë sot për ‘Radio anch’io sport’ duke dhënë disa sinjale për atë që do të ulet në pankinën e kuqezinjve.

“Kush do të jetë trajneri i ri? Besoj se do të jetë një italian. E di pak a shumë emrin por është më mirë të mos e them tani. Mendoj se do të bëhet një zgjedhje me qetësi.

I ri apo me eksperiencë? Mendoj se kërkojnë trajnerë me eksperiencë të mjaftueshme, jo një shumë të ri. Mendoj se gjithçka është përmbledhur në tre kandidatura italiane apo me origjinë italiane”, tha De Biazi.

Duket se tani ka të reja edhe sa i përket të ardhmes së vetë trajnerit, i cili ka sqaruar se po shqyrton një ofertë larg Italisë.

“Për momentin nuk kam asnjë situatë të hapur. Ose më mirë të themi një është hapur dje, gjithmonë jashtë, shumë më larg se Shqipëria. Të enjten do të zhvilloj një takim dhe të shohim se si do të shkojë”, tha De Biazi./panoramasport/

June 26, 2017 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*