De Biazi u nis nga një sms lojtarëve: Tani luajmë shansin tonë të madh

April 4, 2015 17:05

De Biazi u nis nga një sms lojtarëve: Tani luajmë shansin tonë të madh

Trajneri ynë i kombëtares u ka dërguar nga një mesazh në telefon të gjithë lojtarëve të Kombëtares sonë duke i falënderuar për fitoren ndaj Armenisë dhe duke i kërkuar përqëndrim në sfidat e radhës.

De Biazi shprehet se tani është koha të bëjmë gjëra të mëdha në fushë.

Përshëndetje djema! Dëshiroj t’ju falënderoj për performancën e së dielës. Pas disavantazhit fillestar nuk ishte e lehtë të rifitonim këtë ndeshje! Por, me durim dhe një ndeshje cilësore, pavarësisht nga fati ters në topat e qëlluar dhe gjuajtjet e shumta drejt portës, me në fund fitorja mbërriti për skuadrën tonë.

Një fitore që na bën të kemi një vazhdim, të pamposhtur në fushë dhe në pritje të vendimit të KAS në Lozanë, duke parë me besim të ardhmen! Rruga është akoma e gjatë dhe e vështirë, por nëse do t’ia dalim të luajmë dhe të fitojmë në fushë me të njëjtën cilësi dhe vendosmëri të kësaj pjese të parë, do të kemi mundësi në të ardhmen të luajmë të gjitha shanset tona…. Faleminderit dhe një kampionat të mbarë të gjithëve!!! GDB”.

April 4, 2015 17:05
Komento

1 Koment

  1. Agim April 5, 08:43

    Atë që po bën skuadra e jonë KOMBËTARE, nuk po e bën deri më sot askush (as politikanët që ekanë për detyre)

    KJO SKUDER FUTBOLLI NA JEP NJË SHEMBULL SHUMË TË KJARTË SE ÇFARË MUND TË BËJMË PO TË JEMI TË BASHKUAR.

    URIMET MË TË MIRA DJEMA DHE JU ZOTI TRAJNER QË PO NA BËNI TË ËNDËROJMË.

    FALEMINDERIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*