De Ligt zbulon bisedën me Ronaldon: Më kërkoi që të shkoja te Juventus

June 10, 2019 10:56

De Ligt zbulon bisedën me Ronaldon: Më kërkoi që të shkoja te Juventus

Matthijs de Ligt luajti një tjetër ndeshje mjaft të mirë në një sezon madhështor, edhe pse ndaj Portugalisë erdhi një humbje që “dogji” trofeun e Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes qendërmbrojtësi i Ajax dhe Holandës foli për televizionin holandez Nos dhe zbuloi një bisedë interesante me Cristiano Ronaldon.

“Ronaldo më kërkoi që të shkoja te Juventusi. Në fillim nuk e kuptova çfarë tha, mbeta i shastisur, pastaj qesha dhe nuk i thashë asgjë.

“Tani po iki me pushime, do të mendohem mirë dhe më pas do të vendos për të ardhmen. Për një të ri si unë është e rëndësishme të shkojë në një klub ku të mund të luajë rregullisht. Kjo është gjëja kryesore”.

l.h/ dita

June 10, 2019 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*