De Niro heq nga festivali filmin që trajton lidhjen e vaksinimit me autizmin

March 28, 2016 09:54

De Niro heq nga festivali filmin që trajton lidhjen e vaksinimit me autizmin

I përfshirë nga kritikat, Robert De Niro ka bërë një hap mbrapsht dhe ka tërhequr nga festivali “Tribeca Film” (në të cilin është dhe themelues) në New York, dokumentarin aq të diskutuar të fokusuar në temën që lidh viksimimin me autizmin.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë aktori i cili është shprehur: “Qëllimi im për të projektuar këtë film, ishte që të jepja një mundësi për të diskutuar për një temë thellësisht personale për mua dhe familjen time. Por pas disa ditësh reflektim së bashku me ekipin e “Tribeca Film Festival”, por dhe me personazhe të komunitetit shkencor, mendojmë se ky dokumentar nuk i shërben thellimit, apo të japë një kontribut në këtë diskutim”.

Filmi-dokumentar i titulluar ‘Vaxxed: From Cover-Up to Catastrophe’, ka si regjisor Andrew Wakefield. Ky i fund është dhe autor i një studimi shkencor në revistën mjekësore britanike “The Lancet”. Studimi i tij është ripunuar në momentin kur dolën në dritë dyshimet e para shkencore, në lidhje me këtë temë.

March 28, 2016 09:54
Komento

1 Koment

  1. Darius March 28, 20:29

    Ke ndonje lajm di Do Noro per politicke,azilicke se ato dum neve,kete lloj lajmi mbi autistat pak veta jane ne gjendje ta konsumojne dmth kuptojne,aq me pak ne albanistan.!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*