Rama u jep një përgjigje skeptikëve për Shqipërinë në BE

May 28, 2018 17:40

Rama u jep një përgjigje skeptikëve për Shqipërinë në BE

‘De Volkskrant’ ka publikuar një artikull ku Kryeministri Edi Rama u përgjigjet skeptikëve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas eurodeputetes Kati Piri dhe drejtuesit te PVDA-së Lodewijk Asscher, Shqipëria nuk është gati për t`u anëtarësuar në BE. Kjo është e saktë, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Megjithatë, negociatat për anëtarësim janë një “shtysë që Shqipëria të punojë më fort dhe të ketë më shumë rezultate në reforma.’

“Vendet e Ballkanit nuk janë gati për BE-në’, shkruan Lodewijk Asscher në De Volkskrant më 15 Maj. Më pas ai numëron një listë të gjatë problemesh për të mbështetur argumentin e tij. Kjo është e nevojshme. Sepse ne jemi dakord me të: Shqipëria nuk është ende gati për BE-në.  Kjo mund të ndodhë vetëm pasi ne të kemi plotësuar 100% të kritereve strikte për anëtarësim.

Përfundimi i z. Asscher jo vetëm është i parakohshëm edhe nuk i qëndron thelbit. Anëtarësimi në BE nuk aspak është tema e ditës. Në vizionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë themi: rruga është shumë më e rëndësishme se sa destinacioni. Ajo që ne duam në të vërtetë është çfarë do çdo shtet: paqe jetëgjatë, stabilitet dhe, mirëqenie për popullin tonë.

Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe pune të përqendruar te rezultatet.

Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Holanda dhe Europa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike.

Ne jemi të bindur që ai proces i ashpër, i vështirë e i gjatë që paraprin një anëtarësim të mundshëm në BE është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet e nevojshme, së pari për fëmijët tanë dhe më pas për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit, një ditë në të ardhmen. Duke punuar së bashku. Në Shqpiëri. Në rajon. Dhe me miqtë tanë në Europë.

Për t’u siguruar që mund të zbatojmë reformat e vështira që janë të nevojshme. Në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë ndryshe: është pikërisht procesi i gjatë e i rreptë i anëtarësimit që mund të sjellë atë që z.Asscher kërkon të shohë. Ne i kuptojmë shqetësimet e Shteteve Anëtare.

Ne i kuptojmë dinamikat politike të brendshme dhe shqetësimet vendore. Ne e pranojmë pozicionin “e rreptë dhe të drejtë” të Holandës. Të mos gaboheni: ne e marrim procesin e anëtarësimit me seriozitet të plotë. Qëllimi ynë është plotësimi 100%. Dhe jo vetëm sepse kjo kërkohet, por së pari sepse ne besojmë 100% përputhje i detyrohemi brezit të ardhshëm të shqiptarëve.

Gjithashtu i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme.

Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës.

o.j/dita

May 28, 2018 17:40
Komento

9 Komente

  1. Lefter Zafirati May 28, 18:37

    Mendim i drejte dhe kurajoz. Vetem puna dhe bashkepunimi me fqinjet, do na mundesoje endrren e shumepritur. Uroj suksese!.

    Reply to this comment
    • Mashtrimi May 29, 11:10

      Armiku me i madh i pranimit te Shqiperise ne BE eshte personalisht Edi Rama dhe qeverisja e tij diktatoriale!
      Nuk behet fjale ketu per krahasime me armiqtre me tre medhenj te Shqiperise Sali Berisha dhe Lulzim Basha,por krahasimi behet me gjendjen reale dhe mundesite reale te qeverisjes!
      Edi Ramen e konsideroj armik per keto arsye:
      1-Rama eshte nje diktator qe nuk qeveris por sundon.
      Te sundosh do te thote te vendosesh vete per gjithcka dhe te mos degjosh popullin tend!
      2-Rama eshte nje mashtrues reklamaxhi,qe cdo gje e ben vetem per imazhin e tij e jo per popullin!
      Te gjitha investimet i ben ne vende ku i jepet reklama me e mire!
      Shpenzimet disa miliardeshe ne sheshin Skenderbej,bulevardin e ri dhe Pazarin e ri kane qene te panevojshme ne nje kohe kur nevojat e zonave te ndryshme te Tiranes kane qene shume here me urgjente!
      Bashkia e re me 1 milion banore mblodhi rreth vetes komunat qe nga ana e investimeve ishin masakruar nga ish komunaret,pra nevojat e para duhet te ishin jo qendra e Tiranes,por ish komunat!
      Gjendja e tryre sot eshte e mjerueshme,kur nderkohe Rama ben reklame per te investuar ne 100 fshatrat turistike!
      U eshte bere mendja turizem,duke harruar se jane votuar nga shqiptaret per t’u permiresuar jetren e jo per t’u tallur!
      Ka zona si Yzberishi ku nuk eshte shpenzuar asnje qindarke nga qeverisja 7 vjecare e Rames,nderkohe qe ka ndertuar rruge ne Krrabe,Peze etj me nga 2.4 mije banore ndersa Yzberishi ka rreth 50 mije banore por nuk ka asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,rruge te pa shtruara me balte e pluhur,pa ndricim etj!
      Jetojme si ne Kalkuta,por ketu nuk vine turiste,prandaj lal Eri as e can koken per ne!
      Eshte skandaloze kur shikon se ne nje bllok shtepishe perdhese,perballe Yzberishit qe i perkasin bllokut Cabej dhe ku banojne rreth 200 familje aq sa ka vetem nje pallat ne Yzberish,Bashkia po nderton disa rruge ,me siguri per interesa personale perfitimi,kurse ne Yzberisht nuk kane ndertuar asnje cm rruge!
      Pra Bashkia dhe qeveria na ka trajtuar si qyetare te kategorise se trete apo te katert!

      Reply to this comment
  2. Lili May 28, 19:18

    Voila,keshtu eshte me mire se me karagjozllek!keshtu ke thane te verteten,e jo perralla ne hajr..

    Reply to this comment
  3. Referendum per arrestimin e koleres sali May 28, 19:39

    Ne rast se ndodh cudia dhe hapen negociatat ,cfare do bejne antishqiptaret e partis banditeve.
    Si do reagoj komunisti me intrigant sali?
    A do ti ven flakenShqiperis si keto 28 vjet,saliu do cmendet apo do vras veten me pisqollen e strazos.
    Jane njtuf banditesh antishqiptar neper tv qe po vjellin vrer kunder vendit vet sa ja kane zili edhe serbet e greket.
    Shqiptaret jane gati te asimilojne njeri tjeyrin.

    Reply to this comment
  4. REZI May 28, 20:54

    Ka thënë të vërtetën se beson në projektin europian. Është i vërtetë dhe do vërtetë që Shqipëria të bëhet, ju pëlqen ose jo atyre që vjellin vrer për Shqipërinë. Por edhe këta europianët duhet të jenë të vërtetë e të besojnë tek shqiptarët që shohin perspektivën pozitive të zhvillimit, jo ata që llomotisin zi e terr për Shqipërinë. Shqipërinë mund ta bëjmë ne jo europianët, porduhet secili të japë kontributin e vet.

    Reply to this comment
  5. MH May 29, 00:19

    Shqiperin e bajm ne.Por Europa duhet te na mbeshtesin.Rasti ma i mire asht hapja e negociatave.Nji sipermarrje te tille mbeshtetje do jet nji optimizem i fuqishem per vete popullin shqiptare qe Shqiperia do bahetme kontributin Europian dhe me kete berje populli shqiptare do uroj falenderimet ma te sincerta per kontributin dhe ndihmen qe jep BE.Njikohesisht dhe Europa ka perfitimet e veta qe bahen ne nji me tonat,te perbashketa.

    Reply to this comment
  6. Eduarti May 29, 09:08

    Negociatat e Rames jane si anetaresimi ne NATO i Berishes. Pa asnje ndikim ne jeten e shqiptareve qe perdite po vuajne nga nje qeveri qe realisht i ka sjelle vetem me teper fukarallek dhe dengla per negociata.

    Reply to this comment
  7. Petrit May 29, 10:24

    Reagim shumë I drejtë dhe real I Kryeministrit, hapja e negociatave nuk është anëtarësim, por krijim mundësisë së madhe për të vazhduar më tej në plotësimin e kushteve për anëtarësim të plotë. Kuptohet që ka kundërshtarë, por duhet të predominoje, për tu bere ajo që duhet në kohën e duhur, Qershori do të ishte ideali, dhe këtë duhet ta përkrahin çdo shqiptar.

    Reply to this comment
  8. Lili May 29, 13:43

    O burra,mos u lodheni aq bre,se derisa ju te hyni n’evrope,evropa do te shperbehet…
    Vazhdoni e mashtroni vetin e popullin me evrope,evrope kot.
    Kur te zhvilloni Shqiperine si duhet,vete evropa do vjene e do ju lute per anetaresim.Pra duhet me menduar zhvillim edhe pa evrope,o burr debila.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*