DEA dhe Europol zbërthejnë kartelin e drogës në Ballkan

July 29, 2019 11:49

DEA dhe Europol zbërthejnë kartelin e drogës në Ballkan

Agjencia amerikane kundër drogës njohur si DEA dhe Europol kanë goditur kartelin e kokainës në Ballkan duke vënë 16 persona në pranga dhe kanë sekuestruar 1 ton kokainë dhe miliona euro cash.

Operacion në fjalë është finalizuar pak ditë më parë nën emrin e koduar “Familja”. Ky rrjet sipas hetuesve përdorte avionët privatë të njohur si “charter” për të shmangur kontrollet dhe ruajtur privatësinë e personave të përfshirë në këtë trafik.

Karteli i Ballkanit sipas hetuesve kishte shtrirje në Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe disa baza në Zvicër, Ceki dhe Serbi. Si pjesë e këtij karteli janë arrestuar 16 persona 11 prej tyre çekë, kroatë, zviceranë, serbë dhe 5 nga Hong Kong.

Të arrestuarve veç një sasie në 2 milion euro cash u janë sekuestruar edhe 1 milion euro automjete luksoze, ora, varëse dhe aksesorë. Paketimet e kokainës ishin të stampuara me foton e Toni Montanës, i cili ishte dhe simboli i kartelit të Ballkanit.

Pas mbërritjes së avionëve privatë nga Amerika latine për në vendet europiane dhe jo europiane anëtarët e këtij grupit sipas hetimeve përdornin terminalet VIP dhe zbritjen direkt në pistë të valixheve duke i nxjerr me fugona me xhama të zinj.

e.t./dita 

July 29, 2019 11:49
Komento

3 Komente

  1. Tani July 29, 14:32

    Ku jane shqiptaret?
    Ja sa e ekzagjeroni rolin e shqiptareve ne biznesin e droges!

    Reply to this comment
  2. asgje s'ke pare akoma July 29, 16:26

    Shqiptaret jane ne qeveri me “imunitet dipllomatik”

    Reply to this comment
  3. Lili July 29, 16:33

    Roli i shqiptareve?
    Te gjithe keta serbe qe ka ik ne ameriken jugore pas luftes ne kosove jane ato kriminelet qe kishe UCKja ka vra ne shqiperi sipas organeve serbe kur ne fakt fale ndihmese se komandanteve, kunder nje pagese te majme ato jane percjell per Rinasin ku kane marr avionin si shqiptare per Hungarine e prej hungarise kane shkuar ne amerike te jugut!
    Me bekimin e te gjitheve se serbia vazhdon me bertit se m’i kane vra kur e di fort mire se jane atje e kthejne paret e pista ne serbi, me bekimin e komandanteve te kosoves qe u pasuruan kollaj, me bekimin e keture krimineleve qe keshtu i shpetuan Drejtesise e sot pasurohen me drogen!
    Ky ishte roli i Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim