Debat i ashpër mes Vasilit dhe Hajdarit në mbledhje për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese

July 23, 2020 19:30

Debat i ashpër mes Vasilit dhe Hajdarit në mbledhje për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese

Në mbledhjen e sotme të Këshillit politik ka pasur debate me tone shumë të ashpra mes Rudina Hajdarit dhe Petrit Vasilit. Ata kanë debatuar për shkak të listave të hapurave dhe ndryshimeve kushtetuese.

Petrit Vasili u deklarua kundër nismës si të njëanshme dhe kërkoi heqjen e saj nga procedura e kuvendit.

Hajdari i akuzoi se janë kundër hapjes së listave dhe se çështja e listave është diskutuar edhe ne Këshill shume javë më parë kur ekspertëve u janë bërë pyetje nëse prekte hapja e listave kushtetutën apo jo.

Replikat kane qenë shumë të ashpra dhe në disa momente është përfshire edhe përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi që njësoj si Vasili ka sulmuar Hajdarin duke e akuzuar se nuk ka pranuar te dorëzojë mandatin kur iu kërkua në djegien e mandateve që bëri PD-ja.

Ndërsa Hajdari ka replikuar me fjalët: “Doni apo nuk doni ju listat do te hapen dhe ju nuk do ta pengoni dot. Opozita parlamentare qe ju nuk e njihni ka në dorë edhe votimin e këtyre ligjeve qe u kaluan sot e qe duan shumicë të cilësuar si kodi penal apo kodi procedurës penale.”

 

l.h/ dita

July 23, 2020 19:30
Komento

10 Komente

  1. ?!! July 23, 22:11

    Rudina mos u tërhiq dhe mos u impresiono.Janë thjeshtë gomerë të korruptuar që mbajnë në samar liderrrrat, Bylykbashi liderrin e PD dhe Vasili liderrin e LSI dhe po nuk lëshuan kapistrën liderrat ata nuk bëjnë asnjë hap para pamvarsisht argumentave që qëndrojnë para tyre në tryezë. Habitem se si pretenduesi për kryeministër i shqipëtarëve që duan lista të hapura, pa u bër kryeministër i dha shuplakën e parë në zverk popullit akoma pa u bër kryeministër, duke thënë haptazi, “doni a nuk doni o popull do pranoni listat e mbyllura se kështu urdhëroj unë dhe shko voto se deputetët i kam caktuar unë Lulka në listën time të mbyllur që tani.. Dhe o popull mos më acaroni që të vrapoj te ndërkombëtarët dhe të ankohem për ju popull që doni nëpërmjet Murrizit të na prishni Kushtetutën që mezi e mballosën mir e bukur më 2008 ekspertët e zgjedhjeve të lira e të ndershme Sali Berisha dhe Edi Rama dora e vetë”……. Ruajna o zot po u bë kryeministër, mjer populli çdo të heq.
    Rudina, kujdes nga Rama, është një nga gomerët e rrezikshëm të politikës sonë, ti kujton se shqelmon majtas dhe goditja del djathtas, për një javë deri në datë 30 se mos ndryshon kahun e lëvizjes politike me 180 gradë dhe u le të shokuar bashkë me Myslimin! Kujdes nga kusarët se janë bërë profesionistë në komplotet e tyre të fshehta për të mos lëshuar nga dora tepsinë e qeverisjes!

    Reply to this comment
  2. Tori July 23, 22:46

    E shpetove mamin apo jo?

    Reply to this comment
  3. lana July 23, 23:12

    Te lumte Rudina
    Kurajo mes ujqerve te plakut

    Reply to this comment
  4. asd July 23, 23:29

    Shume mire qe u hapen listat. Kjo vajza po jep shenja qe eshte kokekrisur si i ati, por shpresojme te kete perberje me te mire se ai.

    Reply to this comment
  5. Adih July 24, 03:26

    Tori @…
    sinqerisht nuk ju njoh dhe kjo ska rendesi .rendesi ka dhe shokohem , si more derebardhe nuk mendon per interesat e tua dhe te familjes tende .A nuk e shikon ,qe po largohen te rinjte nga syte kembet larg shqiperise ,? A e shikon si jemi katandisur nga keto tre banda PS ,PD dhe LSI ..

    Dhe nje keshille tjeter ,,te lutem , po na con ne diktature ,Ku Enveri bente lufte klasash ,por ne demokraci te vertete ,nuk ka faj femija cfare ben prindi .Kur do e hame pyken ne shqiptaret o zot .Duhet te kesh respekt per z hajdari ,ajo po na ndihmon ne popullin e pa perkrahur drejt demokratizimit te vendit .

    Reply to this comment
  6. Jorgo July 24, 07:03

    Pislliku po del sheshit shikoni se nga çfare klase politike udhehiqet populli,kjo vetem klase politike nuk eshte.

    Reply to this comment
  7. lumi i Vlores July 24, 10:19

    E nderuara Rudine,guximi jot eshte per tu mare shembull,mos u terhiq para ca burrave” leshko ” si t vasili,dhe byylbylbylykbashi, e drejta eshte me ju ,urime dhe per Murrizin e te tjere, sigurisht de vendosmeria e RAMES ka vlere.Shqiptaret jane me ju.

    Reply to this comment
  8. H July 24, 11:25

    Shkoni që nëse eshte vullneti politik ,edhe opozita e rastësishme nga rruga , arrin të ndryshojë gjërat.Ata hajdutët që lanë parlamentin , do e mbanin peng per gjithe jetën.

    Reply to this comment
  9. Tori July 24, 14:06

    Adih ,un nuk jam kunder listave te hapura,un nuk jam dakort me Bashen e PD-en per kete gje por nuk jam dakort as me Rudinen qe voton sipas porosise se Rames. Nuk mund te quhen lista te hapura neqoftese se ato nuk jane 100% sepse me 80 % qe propozon Rama ,si rama si Basha,si Monika apo dhe ca maskarenj te tjere e kane te sigurte vendin ne parlament.

    Reply to this comment
  10. Adih July 24, 15:32

    Tori @….
    Nuk keni te drejte qe Rama e terheq nga unda per intersat e tija z Hajdari .Dihet Rama nuk i donte listat e hapura .Kete e kupton dhe bufi .Z e nderuar Rudina deri tani eshte treguar 100% me karakter ,kaq fuqi ka ,por nuk eshte e vertete ,qe Rudina po luan rolin e Rames .E kini gabim .
    Megjithe ate te uroj nje mbasdite te kendeshme .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim