Debat me tone të ashpra me Ramën? Flet Blerina Gjylameti

March 25, 2019 19:43

Debat me tone të ashpra me Ramën? Flet Blerina Gjylameti

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti e ftuar në “Mbremje Ide” ka hedhur poshtë zërat se ka pasur një konflikt mes saj dhe Kryeministrit Edi Rama, pas mbajtjes së Kongresit.

Unë diskutoj kur kam çështje që nuk kanë lidhje me atë që është puna e përditshme dhe i them, është pjesë e natyrës time të drejtpërdrejtë. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe nuk besoj se kam ndonjë konflikt.

Unë jam në detyrë sikundër e shikoni dhe sot vij si kryetare e PS për Tiranën. Ajo çfarë për mua ka më tepër rëndësi që të flasim nuk është çështja se si unë individualisht ndërlidhem me njerëzit e tjerë në PS, por besoj shumë më tepër ka rëndësi se si funksionon ekipi i PS qoftë i Tiranës qoftë i Shqipërisë për atë çfarë qytetarët presin“.

Këmbënguljes së moderatores e cila pyeti nëse ka pasur apo jo edhe një komunikim verbal pak me tone të ngritura me Edi Ramën, Gjylameti iu përgjigj:

“Asnjëherë! Thash që nuk është çështje debati me tone. Kritika konstruktive dhe diskutime nuk thash që nuk ka. Nëse nuk do të kishim do të ishim në një sistem tjetër, jo në këtë që kemi”.

v.l/ Dita

March 25, 2019 19:43
Komento

5 Komente

  1. Fidel Kastro March 25, 19:53

    Gjarperi nuk i tregon kembet!!!!!

    Reply to this comment
  2. info analitike March 25, 21:39

    Mos na qenka grindur qyqametja me liderin global 😛

    Reply to this comment
  3. prizem March 26, 03:46

    Rreshtoret organizohen vetem ne oborrin e SHQUP-it…jashte atij oborri balte ka vetem debate konstruktive.

    Reply to this comment
  4. Lexuesi i durueshem March 26, 07:12

    Ky eshte lajm kazani, asgje me shume.

    Reply to this comment
  5. Peza March 26, 15:06

    Nuk eshte nga ato “pula” kjo qe te beje atre veze!
    Cfare ka humbur ajo nga Rama?
    Nga njew anonime pa pune u be deputete dhe kryewtare e PS Tirane!
    Do thoni ju se a eshte e afte ta beje punen?
    E pse u dashka ndonje aftesi per t’i qendruar GATI-TU padronit,qe te bredhesah neper Shqiperi gjoja se t’u hap barku per “bashkeqeverisjen” fantazem qe nuk e kziston etj?
    Ja psh i kam derguar disa here mesazhe per t’u ankuar si antar i PS,por jo vetem nuk me ka degjuar,por as me ka kthyer pergjifgje sot e 2 vjet!
    E mos duhet ketu ndonje zotesi,per te mos ia varur antareve?
    Fundi antaresia e mbaron misionin e vet vetem diten e votimit,ndersa me pas te shterngoje rripin Thanasi dhe te rrije urte!
    Keni halle ju,prandaj kryeministri ka hapur pordhalin Shqiperia qe …S’DUAM.
    Nuk keni besim,puna e juaj!
    Vertet PS-ja eshte nje organizem i gjalle,por vetem ne….. ARKIVOL!
    Njerezit me te mencur ne PS u kemi dhene nga nje llokme mishi,ndersa te tjeret duhet te mjaftohen me ftesen ne mitingjet,te bertasin e ulurasin per kryetarin dhe te gezohen se Rama eshte Skenderbeu i sotem!
    Fundi,a ka njeri tjeter me te mire se sa Rama?
    Pas 50 vjetesh do linde nje trim si Rama dhe deri atehere …DURONI!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*