Debat për tekstin e Gjeografisë së Shqipërisë në Parlamentin grek

October 5, 2017 17:56

Debat për tekstin e Gjeografisë së Shqipërisë në Parlamentin grek

Në Greqi është kthyer në çështje politike problemi me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik. Dy vendet kanë ngritur prej vitesh një komision të përbashkët për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e libra e shkollore nga përcaktimet irredentiste apo përmbajtjet me frymë nacionaliste.

Pala greke pretendon se ajo ka përmbushur kërkesat e palës shqiptare për pastrimin e teksteve, ndërsa ka bërë me dije se i ka kërkuar Tiranës zyrtare të rishikojë tekstin e Gjeografisë për klasat e 9 dhe 12, ku flitet për territore shqiptare në Greqi.

Zv/ ministri i Jashtëm, Yanis Amanatidis i thirrur në interpelancë për këtë çështje nga deputetët e Partisë “Grekët e Pavarur” tha se “Politika arsimore e Shqipërisë është e papërputhshme me vlerat e UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës në të cilën ajo është anëtare”, duke iu referuar librit të Gjeografisë që flet për “zona shqiptare në Greqi”. “Shteti shqiptar është i bllokuar në perceptime anakronike. Ne e kemi bërë të qartë se këto tekste janë të papranueshme dhe duhet të hiqen”-tha ai.

Amanatidis gjithashtu vuri në dukje se librat shkollorë do të jenë subjekt i takimit të radhës të Komitetit të Përbashkët Greko-Shqiptar të Ekspertëve – diçka që pala greke e ka kërkuar që në shkurt, por megjithatë libri i Gjeografisë për klasat e 9 dhe 12 u fut në kurikulat arsimore të vitit të ri shkollor.

Zëvendësministri i Jashtëm vuri në dukje se Shqipëria, për të vazhduar kursin e saj të pranimit në BE, duhet të plotësojë pesë kritere që lidhen me sistemin gjyqësor, ristrukturimin e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë vendin, ku përfshihet edhe çështja e teksteve shkollore – raporton ResPublica.

Detaje mund të lexohen duke klikuar KËTU

 

October 5, 2017 17:56
Komento

7 Komente

  1. NJE QYTETAR SHQIPTAR October 5, 18:21

    Kulmi i injorances dhe arrogances bashke ! Keto tekste jane per shkollat tona dhe nuk ka se si te jene te pranueshme prej jush . Juve u mjafton vetem “Megaloideja” , nje aventure e dale mendsh dhe enderra ne diell , per te ngjallur dhe ringritur Perandorine Bizantine , e cila iu kishte skllaveruar e roberuar me shekuj, por qe ju ia dini per nder atyre qe iu punuan nenen , e quani baba dhe tashme kerkoni trashegimine , qe iu lane dy perandori ; ajo Bizantine dhe ajo Turke . Por me e neveriteshmja eshte , se keto i kerkoni ne emer te BE-se ,qe ua ka pjelle mema , perndryshe ………..shantazhoni ! Kohet e fundit , une nuk shoh te merreni me problemet tuaja , qe jeni me nje kembe ne varr , por merreni vetem me Shqiperine , me qe iu hasi sharra ne gozhde me Edi Ramen ! Pardje krijuat Lidhjen Kristiane Bizantine me Serbine , Rumanine e Bullgarine , per t`iu k/vene Shqiperise e Maqedonise , dje ,ai dordoleci qe kini vene per president ,perseriti refrenin e Agimit te Arte , sot po vazhdoni serisht me pislleqet tuaja , vetem per te larguar vemendjen e opinionit tuaj te brendeshem nga problemet therese , qe e kane litarin ne fyt , e duke e thelluar krizen qe u rrezikon si shtet .Kaq “atdhertare ” te thekur jini juve ! ! !

    Reply to this comment
  2. Jani B. October 5, 20:16

    Greket ja fusin kot! Ajo qe eshte e vertete, eshte e vertete dhe nuk e luan topi. Greqi jane vetem trevat e Athines dhe Spartes se dikurshme. Pjesa tjeter nuk eshte toke greke! Sa u takon grekerve, çeshtje tjeter. Greket e sotem nuk jane gje tjeter veçse sllave dhe shqiptare, te perzjere me elementin egjiptian dhe te greqizuar (e ka thene Fallmerajeri para 150 vitesh). Le te bejne analizen gjenetike te percaktimit te races dhe ta shohin si do dalin. Studimi i pare i bere ne Zvicer percaktoi se popullsia e sotme vetem ne masen 30% ka gjene greke, pjesa tjeter u takon racave te tjera.

    Reply to this comment
  3. “Kisha” terroriste “greke” October 5, 20:25

    Po nuk kane faje. Sa per dijeni ne shqiptaret edukohemi ne shkolle. Kurse ju pjelle artificiale aziatike u “edukon” prifti ne kishe . Zhvillouni nga trut se u ka mare kisha ne qafe. Mos degjoni prifterinjet po mesoni realitetin

    Reply to this comment
  4. shqip October 5, 20:57

    Keta o jane , ose bejne vete sikur jane . Pra brezat e riinj ne Shqiperi, nuk duhet te mesojne historine e te pareve . Niperit e çameve nuk duhet te njihen me masakrat e Zerves . Shqiptaret duhet te fshine nga gjeografia , historia , Janinen e Ali Pashes , Revolucionin e Marko Boçarit , Gumenicen , Parmthine . Brezat e ardhshem s’duhet te dine qe ne parlamentin grek , para 1 shekulli fltej edhe shqipja . Dhe kete na e kerkojne keta qe , ne rang ministrash nuk lene rast pa permendur Vorio Epirin . Po si ka mundesi qe keta na i servirin ligjet e Europes , a thua se flitet per tribute ne Kashmir , ( Indi – Pakistan ) . Si nuk u mesoka historia e nje kombi ? Bota meson mbi Egjyptin e Babilonine 5000 vjçare . Shqiperia shtrihej me e pakta deri ne Arte . Te gjithe dokumentet e kohes e thone qarte . Qe nga konsujt Franceze , te Bajroni , nga dokumentet e papateve , te Venediku . Qe ne territorin qe sot quhet Greqi , flitej nje gjuhe e ndryshme nga greqishtja . Faktet nuk mund te fshihen me ça komisione te perbashketa . Eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka pretendime territoriale . Po kjo nuk do te thote qe nje popull mos te mesoje historine e tij . Te njejten gje na e kerkojne edhe jevgjitet e Anadollit . Mos mesoni ju thone , mbi luftrat e Templarit Kastrioti . Po pse ? Ku eshte pare qe nje komb te fshije nga faqja historise heronjte e tij kombetare . Vetem se Turqia nuk pranon te kete pushtuar me zjarr e hekur kete territor qe ishte me i rendesishmi ne Ballkanin perendimor . E la te prapambetur . I ndryshoi perberjen demografike , religjoze , hapesinore , dhe te imponon te heqesh nga tekset historike epoken legjendare te Gj . K . , si dhe perpjekjet titanike per mbijetese e pavaresi . Po te hecet me kerkesat e njerit e te tjetrit , ne i bie qe te mos kemi fare histori . Se keshtu na i ngelet hatri Serbeve qe na Kane masakruar e tjetersuar territoret tona . Mali i zi qe ka qene sa nje lagje e Prishtines apo Shkupit . Grekut , Maqedonise , e gjithe sorollopit qe nuk ndahen dot nga atavizmat e kohes .

    Reply to this comment
  5. Kamunisti October 6, 14:08

    Ne teks kur permendet shkeputja e trojeve shqiptare ne koferencen e ambasadoreve ne Londer dhe permenden shtetet qe perfituan nga kjo ndarje midis tyre dhe Greqia, me poshte gjuthsesi thuhet: “Tashme nuk diskutohen me kufijte por kalimi i barjerave ndarese midis shteteve drejt rruges se integrumit” (shume korekt si tekst)
    Tani çfare dreqin kerkojne greket?
    Duan qe ne mos ua mesojme asfare historine fimijeve!?
    Mos u themi qe gjithe ajo krahine e quajtura Çameri banohej me shqiptare 100%. Krahina me e paster etnimisht e trojeve shqiptare? (Lexoni kujtimet e Eqerem Bej Vlores qe e perkshkruan ne ndryshim nga krahinat e tjera shqiptare te shkeputuara si 100% te paster shqiptare)
    Ku qendron iredentizmi ne tekstet e gjeografise!?
    Veçse ne mentalitetin sllavo-orjental te politikes greke e cila edhe pse nje vend antar i BE, nuk u shkeput dot kurre nga orejtalizmi shekullor i perandorise osmane dhe kultures sllave.

    Reply to this comment
  6. KUFIRIN TE THANA October 6, 22:57

    Zoti “Shqip” , ke folur si shqiptar i vertete . Te pergezoj !

    Reply to this comment
  7. Nene Pashako Emigrante. October 8, 01:28

    Si te mos flitet “shqip” kur historia eshte histori dhe mbi te gjitha,trojet ish shiptare, ani pushtuar e tjetersuar kufijte,ruajne identitetin e tyre,edhe me arrogancen dhe perndjekiet e qeverive te kohes. Pershendeti shoqatave ne to; nga Arbereshet tek Arvanitet me Kosove e trojet shqiptare ne maqedoni e Malte Zi.
    Faleminderit gjithsa e bejne kete,pavaresisht ne juridiksion te kujt shteti jane,fal politikave antikombetare boterore zbatuar(1913-ta aritur kulmin)me kosoven dhe Camerine lene jashte kufijve atnore e tj.
    Dihet shqiptaret jane per bashkejetese paqesore.
    Dielli nuk mbulohet me shoshe thote populli.
    Greket thone se jane,njeshi ne BE,a keshtu eshte ai Bashkim te nxise konfliktet ndeetnike!?
    Mblidhni more mente,kudo qofshi.
    Shqiptare kudo jini -ruajeni identitetin Tuaj shekulor.
    Faleminderit Komentuesve atdhetre.

    Nene Pashako Emigrante.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim