Debate për armët në Komisionin e Ligjeve, Paloka: Kolegët po kërkojë truproja, jo më armë

Redaksia Online February 5, 2013 11:35

Debate për armët në Komisionin e Ligjeve, Paloka: Kolegët po kërkojë truproja, jo më armë

Projektligji për armët ka kaluar sot në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e maxhrancës. Mbledhja është shoqëruar me debate, pasi deputetët e opozitës e kundërshtuar votimin e këtij projektligji, me argumentimin se është i panevojshëm. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, tha se kjo qeveri nuk e ka moralin të sjellë një projektligj të tillë.

“Ky projektligj për armët nuk ka shumë ndryshim nga ligji i parë dhe ai vjen në një kohë kur po vriten njerëz nga armë që i kanë zyrtarë dhe shpesh nga oficerë. Për çfarë u duhen armët deputetëve, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Xhafaj.

Pas fjalës së Xhafajt, ka reaguar deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili u shpreh se policët dhe zyrtarët po vriten nga kriminelët, fakt që sipas tij i bën të pabaza argumentet e sjella nga Xhafaj.

“Kemi pasur kolegë që kanë kërkuar mbrojtje jo vetëm me armë, por edhe me truproje”, ka theksuar Paloka.

Projektligji për armët sjell ndryshime në lejen që përfitojnë individët që kërkojnë të mbajnë armë.

Redaksia Online February 5, 2013 11:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*