Debate të ashpra në konferencën e kryetarëve, PS shtyn diskutimin e ligjit të Teatrit

September 3, 2018 13:20

Debate të ashpra në konferencën e kryetarëve, PS shtyn diskutimin e ligjit të Teatrit

Konferenca e Kryetarëve, që i paraprin seancës parlamentare, është shoqëruar nga debate të ashpra.

Opozita ngriti një sërë problemesh në konferencë, midis të cilave edhe vrasjet e fundit në Shkodër si dhe kërcënimin ndaj gazetarëve.

Deputeti demokrat Edmond Spaho tha pas mbledhjes se opozita nuk do ta lejojë revanshin e qeverisë, e cila po bashkëpunon ngushtë më krimin.

“Ngrita shqetësimin për gjendjen kriminale në vend, shtrirjen e krimit në qytetet kryesore të vendit, marrjen e pushtetit absolut në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe qytete të tjera si dhe kriminalizimin e qeverisjes, pasi kjo gjendje është rezultat i një qeverisje të kriminalizuar.

Solla në vëmendje edhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, që është pika kulmore e asaj politike konstante që ka ndjekur kryeministri Rama në denigrimin, poshtërimin, luftën e ashpër që ka ushtruar gjithmonë ndaj përfaqësuesve të medias, shtypit, që nuk kanë qenë në unison me qëndrimet e tij politike. Është kjo përkëdheli koke dhe mbajtje nën sqetull që i bën ai përfaqësuesve të botës së krimit që çon në ngjarje të tilla.

Solla në vëmendje rastet e freskëta të krimit në qeverisje dhe legjislativ. Solla në vëmendje kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që ka lidhje familjare me një person të dënuar me 21 vjet burg për krijim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Tërhoqa vëmendjen për Ergys Çyrbjen, deputet në mazhorancë që komunikon me përfaqësues të bandës së Shullazit, sikurse rasti që përmenda më herët ka të bëjë me Aldo Baren”, bëri të ditur Spaho.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste kërkoi shtyrjen e diskutimit për ligjin e teatrit të ri, ligj që është rikthyer nga presidenti për diskutim.

“Një ndër pr/ligjet e rëndësishme që përbën dhe sensibilitet është dhe dekreti i presidentit. Meqë është depozituar gjatë kohës që kuvendi ishte shpërndarë, u kërkua që ky dekret të mos jetë në seancën 13, por atë të datës 20, pasi komisioni përgjegjës ka nevojë për kohë” , deklaroi Ulsi Manja.

s.a/dita

September 3, 2018 13:20
Komento

4 Komente

  1. Arben September 3, 15:50

    Gjalle apo vdekur, teatri nuk kalon.

    Litarin lalidhjeri dhe prokurorise fusha.

    Litari litari litari litari litari

    Reply to this comment
  2. nje banor i Tiranes September 3, 16:00

    Litari Erdomutit , more bastard e jeniçer i felliqur . Po ç’te duhet ty , more turk i qelbur , qe komenton ne gazetat shqiptare ? Yyyyy , zagar i zgjebosur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*