Debatet në mbledhjen e Kryesisë, Patozi: Pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD

September 22, 2017 12:51

Debatet në mbledhjen e Kryesisë, Patozi: Pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD

Astrit Patozi, një nga emrat kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratike ka folur pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie. Patozi tha se demokratët që nuk e duan këtë lidership do imponohen me gjithë forcën për ta refuzuar.

“Mbledhja ishte pasqyrë e degradimit të PD-së. Lulzim Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. S’kemi pritur aspak të Basha të vepronte ndryshe. S’është problem as kryetari dhe as lidershipi, por anëtarët. Janë të shumtë ata që duan një parti tjetër Demokratike”-ka thënë Patozi për mediat.

“Do imponohemi me gjithë forcën tonë dhe kam bindjen që në se rast se Basha nuk do e pranoj këtë realitet, do të jetë përgjegjësia e tij, jo vetëm për katastrofën elektorale në zgjedhjet e fundit, por për shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga kjo parti.  Me presionin që anëtarësia e PD e revoltuar dhe që e refuzon këtë lloj lidershipi, do e detyrojë të marrë qëndrim tjetër”, tha Patozi.

Ai tha se PD është e vetmja parti që bën zgjedhjet pastaj analizën. “Nuk kemi pritur që Lulzim Basha të vepronte ndryshe, nuk na zhgenjeu mbrëmë po ne do imponohemi, sepse e ritheksoj është nevoja e dhjetra demokratëve të revoltuar që refuzojnë lidershipin e Bashës, dhe ai është i detyruar të pranojë këtë realitet. PD mund tëjetë e vetmja parti në botë që bën në fillim zgjedhjet dhe pastaj analizën. Sepse dje u la të kuptojë që nuk është problem as kryetari dhe as lidershipi përgjegjës për humbjen po anëtarët e partisë dhe Lulzim Basha e ka demostruar këtë”, përfundoi Patozi.

Por mbrëmjen e të enjtes ka qënë vetë kryetari Basha që nuk ka pranuar njohjen e fraksioneve brenda PD-së, një propozim publik i vetë Patozit.

September 22, 2017 12:51
Komento

1 Koment

  1. lili September 22, 16:23

    po lene njerin bashke me partine e tij fantazme edhe guxoni me formuar nje parti pa njollen e Berishes e Bashes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*