DEBATET/ Topalli drejton gishtin nga tradhtarët, Berisha: PD nuk është alternativë bindëse

October 31, 2015 12:13

DEBATET/ Topalli drejton gishtin nga tradhtarët, Berisha: PD nuk është alternativë bindëse

Në mbledhjen e djeshme të Partisë Demokratike u zhvillua një debat ku Jozefina Topalli akuzoi kryetarët e degëve se shitën zgjedhjet.

Ish-kryetari Sali Berisha tha se PD nuk ëhstë një alternativë bindëse dhe qytetarët kanë humbur besimin te ta.

Ndërsa deputeti Kastriot Islami foli për matje kontributi të gjithësecilit.

 Debati i plotë:

 Sali Berisha: Z.Kryetar, dua të ngre një shqetësim se deputetët dhe drejtuesit lokalë nuk janë sa duhet të pranishëm në terren për t’i bindur qytetarët për alternativën demokrate dhe për t’u qëndruar në krah ndaj frikës që po mbjell kjo qeveri. Kjo po ndodh thuajse në të gjithë vendin. Është shumë e rëndësishme që ne të ndërtojmë një alternativë bindëse dhe të besueshme përpara qytetarëve shqiptarë. Pse e them këtë? Sepse PD duhet të jetë e gatshme të vijë në pushtet në çdo kohë…

Jozefina Topalli: Dy vite më parë zhvilluam zgjedhjet në parti dhe vazhdoj të ndaj mendimin që në krye të degëve ka njerëz të cilët nuk e meritojnë vendin. Ka kryetarë degësh të cilët në 2013-ën i kemi akuzuar se kanë shitur zgjedhjet. Duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj të shkuarës së drejtuesve lokalë, të rishikohet pozicioni i tyre.

Arben Imami: Jo vetëm në bazë, por produktivë në radhë të parë duhet të jemi në grupin parlamentar. Prej disa javësh nuk mblidhet grupi parlamentar. Mendoj se duhet të koordinojmë aksionet si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit.

Jozefina Topalli: Ka 3 javë që grupi parlamentar nuk mblidhet. Partia duhet të funksionojë me rregulla. Pastaj, kam patur rezerva për zgjedhjet e FRPD. Duhet një proces filtrimi për kandidatët për kryetar të Forumit Rinor dhe këtë pjesë s’duhet t’ia lëmë rastësisë.

Lulzim Basha: Deputetët kanë qenë në terren. Ka 3 javë që ka nisur procesi i analizës.

Astrit Veliaj: Mendoj se partia duhet të hyjë në një proces zgjedhjesh të parakohshme, sepse është shkelur statuti thuajse në të gjitha pikat. S’është ndonjë kiamet i madh të bëhen edhe njëherë zgjedhjet. Në mënyrë që edhe shkeljet të mos bëhem më. Ky është mendimi im personal.

Lulzim Basha: Besoj se procesi i analizës ka nxjerrë tashmë në pah se ku kemi çaluar. Dhe gjatë kësaj periudhe si unë ashtu edhe deputetët jemi në komunikime dhe kontakte të vazhdueshme me qytetarët. Unë kërkoj nga të gjithë ju zotërinj deputetë, që të dëgjoni zërin e qytetarëve dhe njiheni nga pranë me shqetësimet e tyre. Jam plotësisht dakord që duhet të rrisim besueshmërinë te qytetarët.

Sali Berisha: Padyshim, se zgjedhjet vërtetë janë pas 2 viteve, por mund të zhvillohen edhe më shpejt…Duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

Astrit Veliaj: Pastaj, të dërguarit nga kryesia si koordinatorë të zgjedhjeve, duhet të rishikohen, dhe të përcaktohet delegimi i tyre sipas njohjes që kanë në zona. Të mos vijnë më nga Tirana, sepse sjellin vetëm intriga dhe mashtrime.

Kastriot Islami: Të nisë një proces matje vlerësimi për gjithsecilin. Një vlerësim kontributesh për secilin.

Mhill Fufi: Shqetësimi im është për degën e PD në Kurbin. Aty zgjedhje nuk pati, tashmë kemi qëndrimin tonë se çfarë ndodhi në 21 qershor, por të paktën të organizohet dega e PD. Se është zonë e djathtë dhe të mos vijnë socialistët të na marrin elektoratin.

October 31, 2015 12:13
Komento

14 Komente

  1. lejlek October 31, 12:50

    Po te jete per mendimin tim …
    Ju dmth nje pjese e mire e politikaneve dhe deputeteve keni nje periudhe prej 25vjetesh se bashku pozite dhe opozite ,te majte e te djathte dhe janifamiljarizuar aq shume me njeri tjetrin sa qe po beni debate nder personale.
    Opozita ne vend te fakteve ne dyerte e prokurorise me ret me shou mediatik ….aspak te besuashme nga opinjoni i gjere per te mos thene Tallje me shqetesimet e popullit.
    Debati personal fyes e denigrues ne parlament duhet ti kethehet atij BURREROREdhe shkencore e frytedhenese (kaurce) i themi ne ne anet tona zihen ne sy te botes gjoja por MIQESINE e ruajne te shenjte .
    Per momentin duhet mbeshtetur edhe me verejtje frytedhenese pozita se opozita per kohen e kreu MISIONIN dhe koha tregoi se jo keq e kreu me keto mangesite qe EDI po mundohet ti veje ne udhe .
    Urime!

    Reply to this comment
  2. edi October 31, 14:36

    nuk i paskan bere atentat mhillit??

    Reply to this comment
  3. M A R K O October 31, 16:53

    Mhill koburja…

    Reply to this comment
  4. shpatar October 31, 21:05

    Nje analize shkencore qe do te sjelli shume shpejte Pd e Saliun te Madhin e te Medhenjve te kohrave ne pushtet .Me qe ke deklaruar se do na rrosh deri ne 2037 ke kohe o Saliu yne te hypesh .Kam vetem nje frike se do te na duhet qe ne karriken qe do hypesh do na besh ndonje gje te pa bere .
    Ta kam thene e po ta perseris :Mblidhi gjithe ato qe ke e ku jane shperndare e gjeje ndonje vrime te fshihesh te gezosh gjithe frutin e zullumeve qe ke bere ..Kur te vdesesh e te hipi Pd te vije Shkelzeni e te mari fronin.Ka per te te bere nje buste shume here me te madh se te Enverit. Lerja me shkrim Shkelzenit te mos e kruaj shume se shqiptaret se kane per gje te rrezojne buste .Me e keqja sdo kete me shqiptare qe te derdhin lote per ty .

    Reply to this comment
  5. ZHELEFINA October 31, 21:07

    A NUK ESHTE ME MIRE TE SHKONI TEK 313 TE GJITHE JU VAMPIRET E POPULLIT SHQIPTAR DHE TE NA LINI REHAT SE SIKUR NA BETE VAPE

    Reply to this comment
  6. DAMIANI October 31, 23:07

    PO PLAS TOPI TEK SHQUPI JANE BA SI PARTIJA E HAXHI QAMILIT HAHAHAHAHAHA

    Reply to this comment
  7. nostradamus November 1, 01:35

    E ashtuquajtura PD eshte thjeshte nje bande prandaj duhet te dale jasht ligjit dhe kryekrimineli
    dhe kryemafiozi i Vicidolit duhet te dale para gjyqit te popullit ! Verdikti i popullit te zbatohet
    ndaj ketij tradhetari ,hajni e vrasesi……!!!

    Reply to this comment
    • info analitike November 1, 07:51

      nostradamus,
      Po PS me LSI-ne cfare jane?Po keta perse i duhen kursyer drejtesise? Mjaft me me kete partishmeri bajate se tashme u ka plasur bomba nder duar edhe me “rilindesit” qe po tregohen me te babezitur, hajdute e kriminele.

      Reply to this comment
  8. demo November 1, 01:56

    Kur do na pushtoje perseri Italia fashiste?

    Reply to this comment
  9. nostradamus November 1, 02:14

    Shikoni me kujdes fotografine e Vicidolasit te ”ndershem” ! Liria varfer shikon me kersheri
    te shoqin qe sa s’ja keput doren Zhele-fines !!!

    Reply to this comment
  10. sapa November 1, 07:35

    Ata shqiptare qe nuk shesin voten (neqoftese ka te tille) kane rene ne hall:nuk dine se ciles parti kriminele ti japin voten!

    Reply to this comment
  11. Media e lire. November 1, 08:21

    Kjo kaste politikanesh ka deshtuar me kohe.Shqiptaret si shumice e kane vrare besimin per te.

    Reply to this comment
  12. sopiqoti November 1, 08:58

    U mblodhen laraskat per te na kenduar : “kra…kra…kra…kra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*