Debati Clinton vs Trump, më i shikuari në histori

September 27, 2016 11:39

Debati Clinton vs Trump, më i shikuari në histori

Dy kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përplasën për punësimin, terrorizmin dhe racizmin, në debatin e parë televiziv të zhvilluar në New York.

Sulmet u kthyen personale teksa kandidati republikan Donald Trump akuzoi rivalen e tij Hillary Clinton se nuk kishte temperamentin e duhur për të qenë president.

Ndërsa Clinton nga ana e saj e thumboi Trump duke e pyetur se përse nuk pranonte të publikonte taksat.

Përplasje e parë presidenciale në televizion mes dy kandidatëve mund të konsiderohet pa frikë si debati më i ndjekuri në histori, me mbi 100 milionë shikues.

Duke iu rikthyer çështjes së taksave, kandidati republikan u vendos në pozicion mbrojtje kur u pyet nga moderator Lester Holt.

Ai tha se vonesa ishte për shkat të një ‘auditi rutinë’ dhe se do t’i bënte publike këto dokumente sapo auditi të përfundonte. Megjithatë, Trump premtoi se do t’i bënte publike taksat nëse kundërshtarja e tij do të publikonte 33 mijë email –et e fshira gjatë hetimit në postës e saj elektronike, kur ishte Sekretare Shteti.

Clinton i dha një përgjigje të shkurtër sulmeve të Trump, sa i përket përdorimit të serverit të email –it të saj privat, që ka qenë dhe një ndër anët e errëta që e ka shoqëruar atë përgjatë gjithë fushtës presidenciaale.

Clinton tha se nuk kishte justifikime për “gabimin” dhe se ajo mban përgjegjësi për këtë.

Por ajo u vu në siklet kur mbrojti vendimin e saj për të ndryshuar qëndrim sa i përket marrëveshjes tregtare të partneritetit Trans – Paqësor.

Disa nga pikat e tjera të debatit ishin:

Trump tha se Clinton nuk kishte fuqinë për të qenë president, ku kandidatja demokrate iu përgjigj se kishte vizituar 112 shtete kur ishte Sekretare Shtetit.

Afro – amerikanët po jetojnë në “ferr” në SHBA për shkak të dhunës nga armët, tha Trump.

Clinton e kritikoi Trump për deklaratën e tij se ndryshimi i klimës ishte një mashtrim kinez.

Ajo u sulmua nga miliarderi i cili tha se ishte treguar e dobët sa i përket militantëve të Shtetit Islamik dhe e butë me Iranin.

“Ke gjithë jetën tënde si e rritur që lufton ISIS”, ironizoi Trump.

Clinton nga ana e saj nuk la pa i sjellë në vëmendje mënyrën sesi Trump është shprehur për femrat.

Ky ishte debati i parë televiziv mes dy kandidatëve, nga tre në total. Amerikanët do t’i drejtohen qendrave të votimit më 8 Nëntor./tvklan.al

September 27, 2016 11:39
Komento

2 Komente

  1. fteri September 27, 13:05

    Sigurisht votat e amerikanve veçanrishtë e shqiptarve i meriton Clinton . URIME !

    Reply to this comment
  2. Fat man September 27, 16:43

    Po ndonje koment se kush ishte me i avantazhuar ne kete debat televiz nuk ka?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*