Debati i mirëmbajtjes së autostradave, Salvini: Nuk jam pro shtetëzimit

August 23, 2018 12:54

Debati i mirëmbajtjes së autostradave, Salvini: Nuk jam pro shtetëzimit

Vetëm pak ditë nga tragjedia e Gjenovës, ku humbën jetën 43 persona për shkak të shembjes së urës “Morandi”, në Itali  po zhvillohet debati nëse mirëmbajtja e veprave publike duhet të lihet në dorë të privatëve, apo të rimerret nga shteti.

Disa anëtarë të koalicionit të partisë së Ligës së djathtë të Salvinit dhe Lëvizjes “5-Yjet” kanë sugjeruar që shteti duhet të marrë përsipër autostradat dhe mirëmbajtjen e tyre.

Por zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini tha në një intervistë sot se ishte kundër nacionalizimit të rrjetit të autostradës.

“Unë nuk jam në favor të shtetëzimit,” tha Salvini duke shtuar se ishte i hapur për mundësinë e “një përzierjeje të menaxhimit publik dhe atij privat”.

Salvini gjithashtu sulmoi grupin e infrastrukturës Atlantia, e cila kontrollon operatorin rrugor “Autostrade per l’Italia”, duke thënë se ishte çdo ditë e më i shqetësuar nga qëndrimi i kompanisë.

“Dje Atlantia tha se po shqyrtonte komentet e bëra në lidhje me të, sikur ndikimi në rënien e aksioneve të saj nuk ishte shkaktuar nga rënia e urës, por nga deklaratat e mia ose Di Maios”, tha zëvendëskryeministri italian.

s.a/dita

August 23, 2018 12:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*