Debati i pazakontë, prokurorja u plagos nga tërmeti, anëtari i KLP: T’i çojmë dy vetë, t’i ngremë moralin të paktën

February 4, 2020 11:25

Debati i pazakontë, prokurorja u plagos nga tërmeti, anëtari i KLP: T’i çojmë dy vetë, t’i ngremë moralin të paktën

Një debat i pazakontë është zhvilluar gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë së datës 27 dhjetor 2019, mes anëtarit të KLP Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi.

Gjatë mbledhjes, Bazaj ka propozuar që dy anëtarë të Këshillit të vizitonin në Spitalin Ushtarak një kandidate për prokurore Xhoana Mehmetaj, për t’i ngritur moralin, pasi e kishte zënë poshtë banesa në Durrës, e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke e dëmtuar në shtyllën kurrizore.

Në përgjigje të kërkesës së Bazajt, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka pohuar se gjëra të vogla si këto nuk ka nevojë të diskutoheshin në Këshill, për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet.

Por, Bazaj ka këmbëngulur se kjo ishte një gjë e madhe, ndërsa ka kujtuar se kryeministri Edi Rama se në raste të tilla ka ikur në çdo shtëpi.

Ndërkaq, ka ardhur sërish reagimi i kreut të KLP, i cili ka pohuar se duheshin parë mundësitë ligjore për këtë çështje.

Por, Tartar Bazajt ka pohuar se reagimi jo vetëm është detyrim ligjor i Këshillit, por se anëtarët e KLP janë si prindër në thonjëza të prokurorëve. Debati është mbyllur me ironi nga Ibrahimi duke pohuar se “kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve”.

Më 24 janar, Bazaj i ka kërkuar informacion Gent Ibrahimit, përmes një shkrese zyrtare, se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së, nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, ndryshe nga sa ka ndodhur për anëtarët e tjerë të KLP-së.

Po ashtu, Bazaj i ka kërkuar informacion Ibrahimit edhe se pse tollonat e karburantit ndahen me copa, përse është anuluar tenderi i mjeteve dhe përse nuk plotësohet komisioni mbrojtjes së prokurorëve.

j.l./ dita

February 4, 2020 11:25
Komento

5 Komente

  1. Gjirokastriti February 4, 13:57

    Ky Ibrahimi babane e nenen i kaptur njerez shume te mire e human,,,,,,,mbase eshte bere Kollovar e kaq e pat humanizmi i dukshem i te ndjerit Nesip!Keqardhje per te

    Reply to this comment
  2. Ismail February 4, 15:56

    Nesipi eshte gjalle si kokrra e molles, po ty te paska vdek truri si ketij Tartar Bazajt o gjirokastrit.

    Reply to this comment
    • Gjirokastriti February 4, 20:20

      Te me falec per informacionin e gabuar per Nesipin nga gjuha nuk vjen vdekja jo o Ismail,i kam shtuar jeten e rrofte e mbreterofte!Sa per te birin le te marre shemudh nga krieministri qe u fut shtepi me shtepi e jo me tek punonjesit e tij.Ato te hedhura e te pritura ,sarkazmat nuk i sherbejne punes,popullit e ardheut!!

      Reply to this comment
  3. Adih February 4, 16:49

    Zoti Bazaj ,me qe pyet per tollonat e naftes ,dua te pyes ,me cfare nafte furnizoheni ju prokuroret (vetem te pyes cilesine e naftes ) ,te vendit si ne te tjeret kokpalare ,apo ju vjen edhe ju furnizoheni si politikanet e rangjeve te larta me karburant te paster kastile per ta ,qe ju vjen akullore ,pa hile nga Austria , mbi 26 vite te shkuara e deri me sot.?? Edhe keta politikane me tollon e marin karburantin ,kane pikat e tyre . Mos me keqkupto , me gjithe se esshte e pa drejte ,dhe ky informacion eshte me se i sigurte ..Te pakten te ruani makinat tuaja ,se per ne kokpalaret ,pra makinat tona kane shkuar per l.sh harapi prej kohesh .

    Reply to this comment
  4. Adih February 4, 17:20

    ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim