Debat me Ramën? Berisha: Do ta diskutojmë me Laurën

Redaksia Online March 1, 2013 12:29

Debat me Ramën? Berisha: Do ta diskutojmë me Laurën

Një ditë pas ftesës që kreu socialist i bëri për debat të hapur, kryeministri Berisha thotë se nuk është i qartë për ftesën. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve nëse është i gatshëm për debat me rivalin tij politik, Berisha tha: “Nuk e mora vesh, më ftoi mua apo zëdhënësen time mbrëmë, më sqaroni mua dhe pastaj t’u përgjigjem. Më ftoi mua apo Laura Vorpsin mbrëmë Rama, do e diskutojmë me Laurën”.

Berisha iu referua intervistës së kryesocialistit mbrëmë në emisionin “Opinion”, kur Rama rrëfeu takimin e rastësishëm me zëdhënësen e PD-së në aeroportin e Milanos shumë kohë më parë. Rama tha se Vorpsi, që asokohe nuk ishte angazhuar ende në PD,  i shprehu konsiderata marramendëse çiftit Rama.

 

Redaksia Online March 1, 2013 12:29
Komento

1 Koment

  1. Bajram March 1, 20:01

    Ne SH.B.A. behen disa here ballafaqime televizive midis lidereve. Por keto lideret tane nuk kane kulture demokratike por kulture hajduterie dhe prepotence. Ftesa e Rames per debat me Berishen duhet mirepritur nga Berisha dhe jo te ironizonte. Mjere populli me kete kryeminister komunist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*