Debati në DITA / Një letër që ndryshon historinë

September 27, 2016 12:23

Debati në DITA / Një letër që ndryshon historinë

 

Nga Enver Memishaj

 

 “Mos me u idhnu kur asht nevoja, asht marri”/Aristoteli

 

Në artikullin e Gazetës Dita, dt. 22.9.2016, f. 15, pa iu referuar ndonjë dokumenti dhe logjike historike, Besnik Mesapliku e akuzon Hysni Lepenicën si bashkëpunëtor besnik të fashizmit dhe se nuk kishte asnjë rol në vrasjen e toger Moretit më 25 gusht të vitit 1942.

Besniku i Partisë nuk pati guxim të më përgjigjej për parashtresat në artikullin “Atentati parë kundër Sadik Premtes…”, si dhe për artikuj të tjerë historikë, por sulmin e bëri sipas zakonit të vjetër të racës: hidh gurin e mëshih dorën…,  me pseudonim: Me shpifje dhe falsifikime mundohet të errësojë  shkëlqimin e Hysni Lepenicës, “Nder i Kombit”.

I jap të drejtë për frikën që ka, sepse në artikujt e përmëndur, unë kam deklaruar se megjithse po ja heq petët byrekut, nuk po i tregoj të gjitha barishtet që ka brënda, pra as për vrasjet që janë bërë brënda fisit të tij, për arsye morale…

Tani po shkëputemi, nga falsifikimet dhe mashtrimet e skllevërve të Koçi Xoxes dhe Kadri Hazbiut dhe po hyjmë në argumentat historike.

Që ta kuptojmë problemin duhet të kthehemi pak pas në kohë. Idetë komuniste në Bregdetin e Himarës, u përhapën nga komunistët e Lumit të Vlorës, ish anëtarë të Grupit Komunist të Të Rinjëve. Ndërmjet dokumentave të shumta, këtë fakt na e dëshmon edhe  Aleks Nikollori, fshatari i Odise Grillos dhe Zaho Kokës:                                                                                                                     “Qani Shenaj,i njohur me pseudonimin Xhaxhanezi, dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës, ishte caktuar nga Qarkori i Partisë Komuniste të Vlorës të punonte dhe propagandonte në zonën e Bregdetit.  Në mars të vitit 1942, Zaho Koka shkoi në Vranisht. Ishte përpjekja e parë për kontakte me Qarkorin e Partisë Komuniste të Vlorës… Në mars të vitit 1942 erdhën në Vuno të Himarës Sadik Premtja, Pali Terova dhe Qani Shenaj dhe në konakët e Stavro Trolës organizuan një mbledhje me 50 të rinj. Qëllimi i takimit: Partia Komuniste kërkonte një veprimtari më të ngritur ideologjike, politike dhe organizative… Atje u vendos rregullimi dhe vazhdimësia e kontakteve me shokët e Lumit të Vlorës për nevojat e punës si dhe dhënia dhe marrja e informacionit, veçanërisht lidhur me lëvizjet e xhandarëve dhe karabinierëve…

Kleanth Andoni u ngarkua me detyrën e ndërlidhësit me shokët e Lumit të Vlorës. Në fillim të muajt shtator 1942 në Vuno erdhi me mision të rëndësishëm i deleguari i Qarkorit të Partisë Komuniste, Qani Shenaj, “Xhaxhanezi”. Takimin me ilegalët e organizoi te Petazma e Madhe, [emër vendi] sepse nuk kishte kaluar shumë kohë nga vrasja e Moretit dhe fashistët qarkullonin, kontrollonin, vëzhgonin gjithandej. Këtu ai sqaroi misionin e vet: të krijohej celula e parë e Partisë. Ky fakt i gëzoi pa masë pjesmarrësit. Dhe jo më vonë se tri ditë, Zaho Koka,Dhimitër Grillua dhe Anastas Zisua shkuan vetë në Lumin e Vlorës për të marrë nga afër udhëzimet përkatëse. Kështu më 10 shtator 1942, në Vuno, në shtëpinë e Thoma Simos, dëshmor, u formua celula e parë komuniste e krahinës së Himarës: Anastas Ziso, Zaho Koka, Paskal Andoni. Sekretar u zgjodh Anastas Ziso…”                                                                                                                                                          (Aleks Nikollori “Himara” , Himara press, Tiranë 2003, f. 126, 142, 148)

 

Mbi bazën e dëshmisë së komunistit Aleks Nikollori, duhet të pranojmë  faktin e njohur se çdo veprim, çdo lëvizje dhe çdo aktivitet që kryenin komunistët, apo antifashistët, gjatë luftës, në Bregdet, ishin të kordinuara ose të urdhëruara nga Komiteti Qarkor Komunist  i Vlorës.

 

  1. Një letër që ndryshon historinë

Hysni Lepenica pavarësisht se ishte në detyrën e nënprefektit të Matit dhe Himarës, ai ka qënë aktiv në Lëvizjen Antifashiste. Aktiviteti antifashist i tij  pasqyrohet e provohet në dokumente të shumta, të cilat nuk mund ti përmëndein në një artikull të vetëm. Lexuesi i interesuar mund t’i gjej ato në 16 librat e botuar nga autori këtij shkrimi.

Po u refereohemi sado shklurt dokumentacionit historik, të cilat qëndrojnë edhe pas analizës historike dhe llogjike.

Në promemorien e datës 14.8.1941, Maliq Bushati, Ministër i Punëve të Brëndshme i drejtohet  z. Meloni: “Duket se lidhjet brënda Mbretërisë dhe zonave të tjera … kanë ngritur krye kryesisht me të arratisurin Myslim Peza… Situata aktuale është disi e nderë… Ja si do të ishte radha e kundërshtarëve të kësaj lëvizje: Sektori i Matit.  Nënprefekti Hysni Lepenica, pasi u transferua nga Mati, është mbajtur lepenica-2gjatë në dispozicion të Ministrisë së Brëndshme. Të rikthehet në Mat pasi  vazhdon në mënyrë të tërbuar punën e tij propagandistike  anti italiane. Ministri i Punëve të Brëndshme Maliq Bushati”. (AQSH F. 261, V. 1941, D.535, f. 20-21) 

Dhimitër Pilo Ziso nga Vunoi, ish sekretari i komunës së Himarës shkruan: “Mbaj mënt se në mesin e vitit 1942, patrioti trim Hysni Lepenica thirri në zyrat e nënprefekturës një mbledhje ku morën pjesë patriotë nga e gjith krahina, nacionalistë, demokratë etj., dhe ranë dakort me mendimin e Hysni Lepenicës për të luftuar pushtuesin dhe çlirimin e vendit… Ai thoshte se është detyrë e atdhetarëve shqiptarë të shpien në vend amanetin e Ismail Qemalit… nuk duhet të kursehemi edhe sikut të na çojnë në litar edhe sikur të na shkojnë në plumb. Ideali kombëtar i dallon shqiptarët nga pseudo shqiptarët. Dhe ai e dha vetë këtë shembull, duke rënë për lirinë e atdheut”:

Në vitin 2001, kur unë i përgjigjesha të ndierit Odise Grillo, nuk merrja përsipër të pohoja apo të kundërshtoja dijeninë, apo rolin e Hysni Lepenicës, nënprefektit të Himarës, në vrasjen e toger Moretit, më 25 mars të vitit 1942.

Më vonë, gjatë hulumtimeve të mia, në Arkivin e Shtetit gjeta një letër në formë urdhëruese, të shkruar në një fletë blloku, të vogël, me 5 rreshta, të cilën po e bëj publike për herë të parë.

“I dashur Hysni!

Të lajmëroj që të mos udhëtosh me tenente Moretin asnjëherë në maqinë. Përqafime Nekiu. 9.VIII.42” (AQSH, F. 18/AP V.1942, D. 1, f. 3. Letrën po e botoj edhe si faksimile)

Ishte një zbulim befasues dhe fort i gëzueshëm. Atë letër e shkruante Neki Ymeri, ish anëtar i GK të Të Rinjëve, anëtar i PK që më 8 nëntor 1941. Në atë kohë komandant i njësitit antifashist të Gjormit dhe sekreta i Qarkorit të Rinisë Komuniste për fshatin, themeluar më 14 mars 1942. Neki Ymeri u vra me urdhër të Hysni Kapos, pabesisht, në pritë nga komunistët Sadik Zotaj dhe Shyqyri Alimerko.

Hysni Lepenica ishte nga Lepenica 3 km larg Gjormit  dhe ishte në lidhje të afërta dhe të shumta, farefisnore dhe miqësore me Sadik Premten, Neki Ymerin, Qani Shenaj të tre nga Gjormi, etj. Jemi në mes të vitit 1942, kur marrëdheniet midis rrymave të ndryshme politike janë shumë të mira. Të gjith antifashistët e Gjormit dhe Lepenicës luftonin bashkarisht dhe s’mund të kishin sekrete me njeri tjetrin. (Shih: Ymer Veshi “Kohë e paharruar”, Tiranë 2007,  f. 72-76)

Neki Ymeri, pra i shkruante Hysni Lepenicës në formë urdhëruese: “Të mos udhëtonte me tenente Moretin asnjëherë në maqinë”.  Dëshmitar të asaj kohe na kanë thënë se ishte vetë Zaho Koka ose nje fshtar tjetër nga Vunoi që i ka dorëzuar letrën Hysni Lepenicës. Përse ai e paralajmëronte Hysni Lepenicën?

Kjo letër, qartësisht, na bën me dije se njësiti i Bregdetit me në krye Zaho Kokën e kishte biseduar, dhe ishte miratuar të paktën që më 9 gusht 1942, eleminimi i tenente Moretit dhe për këtë arsye Neki Ymeri, lajmëronte Hysni Lepenicën të mbrohej, e të mos udhëtonte me makinën e tenente Moretit.

Kjo do të thotë gjithashtu se Hysni Lepenica të paktën ishte në dijeni të atentatit që do të ndodhte më vonë, dhe që e dëshëronte e miratonte eleminimin e këtij fashisti se përndryshe ai kishte njëmijë mënyra për të evituar atë që ndodhi, pa denoncuar atentatorët.

Eliminimin e toger Moretit e shpejtoi dhe e vendosi edhe një ngjarje tjetër tragjike: vrasja e Shaban Seferi më 21 gusht të vitit 1942, nga Milicia fashiste, në malin e Vunoit. Vrasja,  e trimit dhe poetit Shaban Seferi e hidhëroi pa mas Hysni Lepenicën dhe ndezi gjakun e tij për hakmarrje, pasi ai me fisin e Shabanit, kishte miqësi të herëshme dhe shqiptarët i kanë të shenjta miqësitë, jo si komunistët që mbi miqësinë vënë partinë.

Vrasja e Shaban Seferit, sjellja e trupit të tij në Vuno dhe kërcënimi i toger Moretiti se kshtu do ta pësonin të gjith ata që ngrinin dorën kundër fashizmit i ndezi gjakrat e Vunoit dhe shpejtoi atentatin kundër tij që të paktën ishte projektuar që më 9 gusht të atij viti.

(Shih: Shaban Seferi “Vallja e Labërisë”Triptik Vlorë 2009)  

Atentatin e toger Moretit dhe aktivitetin e rolin e Hysni Lepenicës e ndriçojnë edhe dokumentat e  armikut:

lepenica-3Shërbimi sekret italian, vigjëlonte dhe ishte në ndjekje të veprimtarisë antifashiste të Hysni Lepenicës. Kuestura Mbretërore e Tiranës me shkresën nr. 03375. Datë 14.7.1942, Sekret, i drejtohet Degës së Përgjithshme të Policisë Tiranë:

“Bëhet e ditur se Kristo Dhima… komunist aktiv ka bashkëpunuar për politikë me Minella Kapon student në Liceun e Shtetit i cili është nisur ditë më parë për në Vuno, vendi i lindjes së tij…  Nga i njëjti burim vijnë referime që nënprefekti i Himarës Lepenica është në shërbim të Inteligjens Servisit  dhe drejtues i komunizmit të asaj zone. Në zonën e Himarës propaganda komuniste është shumë intensive.

Në fund bëhet e ditur që tenente i CC.RR., i Himarës nuk i intereson asgjë duke dhënë përshtypjen e një karte të paguar. Kuestori i Tiranës P.Papalilo”.

(AQSH, F.153, V.1942, D.103, f.185) 

Ndërsa në “Telegramin. Nr.02378 datë 2.12.1942. Bëhet e ditur se dje rebelët të pa konfirmuar në numur janë bashkuar në Gumenicë në praninë e avokatit Skënder Muço, doktor Ibrahim Dervishit dhe Hysni Lepenicës ish nënprefekt i Himarës. Ky i fundit ka dhënë edhe direktiva… Regjenti i kuesturës Nallbani”

      (AQSH, F. 153, V. 1943, D. 301, f.1)

“Nënprefekti i Himarës Hysni Lepenica është larguar prej qëndrës në drejtim të pa njohur … Nënprefekti në fjalë duket se është kundërshtar politik i qeverisë…”

      (AQSH, F. 249, V. 1942-43, D. I/, f. 442-443)

Me shumë rëndësi është dokumenti i oficerit të shërbimit sekret fashist që raporton nga Vlorë të cilin  po e citojmë italisht dhe shqip, që, në se Besniku i Partisë, nuk ka besim në përkthimin tonë le ta përkthejë vetë:

“Rapporto riservato per l’ispettore del PNF. Valona 26.1.1943.

… Quanto sopra valgo anche per la sotto prefettura di Himara, che e stata sempre trascurata pure avendo maggiormente risentito delle conseguenza dalla guera e per la quale le cose sono andate fino ad ora molto male perche il sottoprefeto HYSNI LEPENICA. (come avvevoprevisto e denunciato  in occasione dell’assassinio del comerata MORETI)  era d’accordo con i “partigiani” ed ora, passato ufficialmente  nelle loro file, ne e uno dei maggiori capi ed a lui sembra debba attribuirsi l’uccisione del console Clementi. F.21

                                                           *      *      * 

       Ritengo che nella scelta degli uomni per le cariche locali debbano essere tenuti in certa considerazione gli ortodossi e cio per i seguenti motivi:

Essi per le piu rifuggono dalla consorterie politiche dediti sopra tutto si loro  affari.  Inffati i copi dai partigiani: Mynyr Halili, Skënder Muço, Avdul Agalliu, Ibrahim Dervishi, HYSNI LEPENICA, Hysni Kapo, sono tutti myslymani e soltanto la gioventu studentesca ortodossa  correta dalla propoganda  comunista liberamente svolta nella scuola, ha aderito al mivimento partigiano pagando col propprio sangue… f. 21

 (Shih: AQSH, Fondi dëshmorëve, 555, V. 1942-1943, D. 66, f. 18-21)

 

Përkthimi i dokumentit në shqip:

“Raport sekret për Inspektorin e Partisë Kombëtare Fashiste. Vlorë 26.1.1943

Sa më sipër duhet të vlejë edhe për nënprefekturën e Himarës që ka qenë lënë gjithashtu  pas dore, ndosne ka ndier më tepër pasojat e luftës dhe për të cilën gjërat kanë shkuar deri më sot keq mbasi nënprefekti Hysni Lepenica sikundër kisha parashikuar dhe denoncuar me rastin e vrasjes së shokut Moreti, ishte dakort me “partizanët” dhe tashti pasi zyrtarisht ka kaluar në radhët e tyre është bërë një nga kryetarët me rëndësi dhe duket se atij duhet t’i atribohet vrasja e konsullit KLEMENTI:

*      *      *

Jam i mendimit që në zgjedhjen e njerëzve për poste lokale duhet të kishte marrë një fakt në konsideratë: ortodoksët dhe kjo për arsyen e më poshtëme:

Ata më tepër qëndrojnë larg shoqërisë politike dhe janë të dhënë pas punë së tyre.

Në fakt kryesorët e partizanëve: Mynyr Halili, Skënder Muço, Abdul Agalliu, Ibrahim Dervishi, Hysni Lepenica, Hysni Kapo, janë që të gjithë myslimanë dhe vetëm rinia e studentore ortodokse  janë korruptuar nga propoganda komuniste e zhvilluar lehtësisht në shkolla ka hyrë në lëvizjen partizane duke e paguar me gjakun e vet.

(Shih: AQSH, Fondi dëshmorëve, 555, V. 1942-1943, D. 66, f. 18-21)

 

Pra siç del edhe nga ky dokument Hysni Lepenica të paktën kishte qënë në dijeni të atentatit të 25 gushtit 1942. Po ashtu Hysni Lepenica akuzohet nga shërbimi sekret edhe për vrasjen e konsullit Franko Klementi në luftën e Gjormit 31.12.1942 deri 2.3.1943.

Në fund të fundit edhe sikur ta zëmë se Hysni Lepenica nuk kishte dijeni dhe nuk kishte luajtur ndonjë rol në eliminimin e toger Moretit, ky fakt nuk ndryshon asgjë dhe nuk errëson veprimtarinë antifashiste  të Hysni Lepenicës.

Është gjithashtu i rëndësishëm qëndrimi i Hysni Lepenicës pas vrasjes së toger Moretit.

Ndërsa organet e larta fashiste kishin dhënë urdhër që gjith të dyshuarve tu digjeshin shtëpitë dhe të internoheshin. Hysni lepenica e shpëtoi Vunoin, u dogj vetëm një shtëpi dhe u internua në qytetin e Vlorës familja e Dhimitër Grillos.

Me inteligjencën dhe oratorinë për të cilat shquhej ai i vuri fashistët  në gjumë, duke e paraqitur vrasjen e Moretit si hakmarrje zakonore për pushkatimin në Dhërmi, të katër djemve të Vunoit: Niko Llagurit, Orest Mitros, Foti Gjinit, dhe Gogo Zhepos dhe aspak për motive politike, antifashiste. Hysni Lepenica ishte miku i nderuar i Vunoit dhe gjithë Bregdetit të Himarës, për veprën e tij atdhetare në atë krahinë, për aktivitetin e tij në grupin komunist të “Zjarrit” aq i shtrirë dhe me influencë në atë krahinë.

Për këto vlera të Hysni Lepenicës dëshmon edhe një komunist nga Dhërmiu, Petro Marko në librin e tij “Retë dhe Gurët”. Është ai Petro Marko që komunistët e Vunoit i vranë vëllanë, e burgosën, i hoqën të drejtën për të shkruar e botuar dhe në këtë vepër ka meritën e tij edhe Odise Grillo. Është ai Petro Marko që komunistët i burgosën djalin dhe vajzën ia lanë pa martuar…

Aktiviteti antifashist i Hysni Lepenicës vjen i pranuar edhe llogjikisht. Atentati kundët toger Moretit u krye më 25 gusht 1942, ndërsa në ilegalitet në shtator të atij viti Hysni Lepenica formi çetën antifashiste “Shqiponja”, vijushmëri historike dhe llogjike e veprimtarisë  së tij antifashiste .

(Shih: Paskal Milo “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, Vëll. I, Toena2014, f. 218)

Sipas Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura Shqiptare, më 8 mars të vitit 1943, çeta nacionaliste “Shqiponja” e Hysni lepenicës numëronte 50 luftëtarë, pa llogaritur vullnetarët që merrin armët menjëherë sapo ti thërriste Hysni Lepenica.

(AQSH, F.160, V. 1943, D.69, f.1)

Që Hysni Lepenica gjatë kohës që ushtronte detyrën e nënprefektit në Himarë vazhdimisht ka qënë në lidhje në aktivitet dhe në ndihmë të Lëvizjes Antifashiste në Vlorë, na e konfirmon edhe Gjenerali Alberto Pariani, mëkëmbës i Perandorit në Tiranë, i cili flet për personazhet më të rëndësishëm gjatë Lëvizjes Antifashiste:

“Për Lepenicën [Hysni]. Ishte nënprefekt në Himarë. Në shpërndarjen e drithit për 9000 pjesë: 4000 ia dha popullit dhe 5000 rebelëve. Tani është kapobandë”.

(Dokumenti publikuar nga gazeta “Shekulli”, dt. 24.5.2004, f.3, etj.)

Në krahinën e Mesaplikut nga e ka origjinën Besniku i Partisë e dinë të gjith se Hysni Lepenica ka ndihmuar vazhdimisht forcat antifashiste në Vlorë dhe ishte në dijeni të plotë të veprimtarisë së tyre. Rëndësia e dokumetit të gjeneral Pariamit qëndron në faktin se:

  • Konfirmohet aktiviteti antifashist i Hysni Lepenicës prej autoritetit më të lartë fashist në Shqipëri
  • Vetë fashistët konfirmojnë bashkëpunimin e Hysni Lepenicës me Lëvizjen Antifashiste

Edhe në ditët më të vështira për Partinë Komuniste, kur doli i ashtuquajturi fraksion i Vlorës, Enver Hoxha në udhëzimet që dërgon më 3 maj 1943, urdhëron të merreshin masa “të pamëshirëshme, radikale dhe të menjëherëshme… Shtypja e gjarpërinjëve, duhet të bëhet shpejt… Xhepi [Sadik Premtja] dhe Pali [Terevoa] duhet të pushkatohen përnjëherësh si tradhtarë, fraksionistë, pa asnjë gjyq…

Më poshtë Enver Hoxha vazhdon: “Të shkojnë dy veta të flasin me Hysni Lepenicën dhe t’i japin arsyet e ta bindin për masat që janë marrë kundër këtyre tradhëtarëve…”.

(AQSH, F. 18/AP, V.1943, D. 1, f.4. Udhëzimi botuar në veprat e E. Hoxhës, i janë hequr fjalët: pa asnjë gjyq)

Në një shkresë së Prefekturës së Vlorës nr. 178/10 datë 23.7.1943, që i drejtohet Ministrisë së Brendëshme Tiranë mbi të arratisurit komunistë e nacionalistë ndërmjet të tjerëve renditen: Neki Ymeri, Sadik Premtja, Qani Shenaj, Xhafer Dalani, komunistë dhe Hysni Allush Lepenica  dhe vëllai i tij Safet Allush Lepenica, Hasan Brahimi etj…, nacionalistë.

(AQSH. F. 152/2, V. 1943, D. 806, f.56-58)

 

  1. Keqinterpretim i qëllimshëm i dokumentit historik: O Zyber, more Zyber u duket turpi hyner.

Besniku i Partisë në shkrimin që analizojmë na mahnit me një zbulim sensacional të një dokumenti që sipas tij provon se “sa i lidhur ka qenë me fashizmin dhe tenente Moretin, Hysni Lepenica” Fshatarët e Besnikut të Partisë do t’i thoshin, vënçe: “Morpo pse s’ke turp!”

Kur i ka rënë në dorë kjo shkresë atij i janë kujtuar citatet e Mao Ce Dunit, kur i propogandonte nëpër Tiranë me lot në sy dhe sipas metodës Maoiste edhe ai ka shkëputur prej shkresës prej dy faqe një citat, duke bërë kështu, zakonin e babës, një keqinterpretim të qëllimshëm të atij dokumenti.

Cila është e vërteta e këtij dokumenti ?

Siç del nga dokumentat e parashtruara dhe nga shumë të tjera që kufijtë e këtij artikulli nuk ka lejojnë t’i citojmë Shërbimi Sekret Italian, kishte rënë në gjurmët e aktivitetit  antifashist të Hysni Lepenicës dhe ishte në ndjekje të tij.

 

 

Numrin e ardhshëm do të lexoni:

-Kush ishte kuestori Dhimitër Bala

-Betejat dhe aktiviteti i Hysni Lepenicës

-Pse O.B. e Veteranëve nderoi dekorimin e tij

September 27, 2016 12:23
Komento

11 Komente

  1. maks September 27, 12:32

    po spe nuk thua or zotni qe luften e paska drejtuar hysni lepenica dhe jo enveri

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 28, 03:47

      Ore po Aristoteli aty ne ate thenie qenka shkodran mor dhe s’e paskemi ditur lol

      Reply to this comment
    • ELIOT November 28, 18:54

      ENVERI E PASKA DREJTUAR LUFTEN …?????? MERRE ILACE APO …..JE NAIVE … ENVEI VETEM I SHERBEU SLLAVIT ME DHENJEN E KOSOVES … DHE SLLAVET E NDIHMUAN PER TE MARRE QEVERINE …ENVERI TE GJITE DEMOKRATET I QUAJTI TRADHETARE ..ME FALE SE JU MARKS SE DINI CDO TE THOTE DEMOKRATE ..DHE ENVERI I BERI TE GJITHE ARMIQ … ENVERI BERI VETEMM PISELLIQE … VRAU NGA PRAPA QEMAL STAFEN E VRAU NGA PRAPA VASIL SHANTON … TE GJITHE VETERANE T PARTIZANE I BERI TRADHEATRE BEQIRIN BALLAUKUN SKIFTER KELLICIN DHE KUR TUK JAKOVA I THA SE PARTINE KOMUISTE E FORMUAN SLAVET …ENVRI E QUAJTI TRADHETAR SEPS E JA THA NE SY REALITETIN HE MIJERA KRIME TE TJERA ..QE DUEHT TE KALOJE NATEN NE KETE FAQE ….. MARKS RRITU PAK SE PASKE NGELUR FATOS ….MERCI …. ENVERI E BERI LUFTEN ….. ME BERE PER TE QESHUR …. …LEXON AKOMA RRENAT E NEXHMIJES … SHTRIGES …..

      Reply to this comment
  2. demo September 27, 14:26

    Po kaq qorra te bindur u bene brenda vitit fshataret e laberise?Kur u shkruante enver hoxha;te pushkatohen pa meshire Xhepi dhe Pali,si nuk shkoi nje t`ja plaste enverit atje ku fshihej si gjarperi .

    Reply to this comment
  3. Realisti September 27, 15:04

    Artikulli nuk ben fjale kush eshte ne “kultin” e drejtimit dhe meritave te luftes antifashiste. Ate e dime per me se 45 vjet qe Enveri i mori te gjitha per vehte. Heronjte e vertete jane ata qe dhane jeten ne ate kohe. Por problemi eshte qe ta zbresim Enverin nga ai piedestal qe e ngriti vehten dhe te ngrejme ne vendin qe ju takon atyre antifashisteve qe diktatura (Enveri me shoke) i varrosen thelle ne historine qe ate shkruajten vete. Problemi eshte qe te flasim mbi fakte dhe dokumenta pa bere komente me ngarkesa ideoligjike, qofte nga njera ane ose tjetra.

    Reply to this comment
  4. Bragjini September 27, 17:47

    Dorezohuni balliste!!Hysni Kapon nuk e baltosni dot,kane deshtuat shume te tjere.Sa per Hysni Lepenicen te gjithe e dime qe kane qene shoke ne Kapon por fati i keq e deshi qe te vritej para kohe

    Reply to this comment
  5. LLL September 27, 18:13

    Autori i shkrimit është Enver Memishaj apo Enver Lepenica apo , është I njëjti person ?!
    Xharxhanezi ( Qani Shenaj ) kush e vrau dhe pse u vra ?!

    Reply to this comment
  6. Aranit Pojani September 27, 21:33

    Per kete Qazim Shenaj(xherxhanezi) nuk e di o “Planoviku”,pseudonimi i Enver Memishajt si bashkpuntor i sigurimit shtetit dhe kreu i SHIK-Gazidedes ne vitet1995-97,a e di pse e pushktoj Xhelal Staravecka ne fundin e shkurtit 1944 ne Tirane sepse spiunonte ish shoket partizan te Gestapo,dhe se Xhelali e gjeti me prosituta te Hotel Internacional.
    Nishani kete faqezi e ka dekoruar nderi i kombit
    Ti Memishaj hiqesh si nip i Hysni Lepenices e disa koh e bere mbiemrin Lepenica,por te tere rrace e ndyre spiunesh keni qene,ndac te pushtuesve,ndac te sigurimit.
    T mi gezosh pronat qe i ke beshke me Bujar Leskajn.

    Reply to this comment
  7. Patrioti September 27, 23:06

    Z.Memisha para se te vere ne vend nderin e Hysni Lepenices, i cili ka plus minuset e veta si cdo njeri publik, do bente mire te merret me djalin e tij, ish punonjes i SHISH-it i cili eshte denuar dy here me vendim gjykate si hajdut ordiner.

    Reply to this comment
  8. Andronika October 4, 15:20

    Ky mashtrues i terbuar qe shkruan paçavure eshte mire te merret me tavanin e tij se i pikon çatia, te shkoje te reabilitohet menderisht ne ndonje spital nga lajthitjet qe krijon. E mban veten per historian por nuk e ka idene si tregohet historia. Historia nuk tregohet me trillime dhe fjalor rrugaçesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*