Debati pa mikrofon, Rama: Shih me sy e plas me zemër, o Pandi…

July 22, 2015 13:26

Debati pa mikrofon, Rama: Shih me sy e plas me zemër, o Pandi…

Gjatë diskutimeve në Kuvend për ligjin e Arsimit të Lartë, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha pati dhe një debat larg mikrofonit të foltores.

Rama ndërhyri disa herë gjatë fjalës së Berishës duke i kërkuar atij të flasë për ligjin dhe për çështje të tjera.

Debati

Edi Rama: Duke dëgjuar gjithë këto debate, m’u kujtua një shprehje: “Të jesh budalla, të jesh i vetëkënaqur dhe te kesh shëndet të mirë janë tri kërkesat bazë që të jesh i lumtur”.

Sali Berisha: Do të preferoja që të citoje gjyshen, që s’besoj te ketë thënë se ka qenë grua fisnike, e cila sipas teje ka thënë që “burri gënjen”. Ju garantoj që s’e ka thënë, ka shërbyer në Pallatin Mbretëror pra…

(Rama largohet nga salla)

Iku! Mirë bëri që iku, po s’rri dot ai, s’e mbajnë nervat. E lëshojnë nervat. Para tri ditësh Gjergji, ai i statistikës, u tha shqiptarëve…

(Rama rikthehet në sallë)

Edi Rama: Kush është ky, Gjergj Fishta?

Sali Berisha: Ai ka inteligjencë o zotëri, sa ai të kesh ti. Po lëre Gjergj Fishtën… S’ke punën me Fishtën, as për personazh nuk hyn dot te Fishta ti, jo më për të tjerat.

Edi Rama: Po fol për arsimin, fol…

Sali Berisha: Ta kam thënë me qindra herë, zotëri, që po e çon vendin drejt rrokullisjes ekonomike të këtij vendi.

Edi Rama: Fol pak për “Shevroletin” e përdorur…

Sali Berisha: Lëri ato ti, ato janë kontrolli punëtor. Kontrolli punëtor kishte alergjitë e veta… (Jozefina Topalli në këmbë flet me Pandeli Majkon dhe përkulet drejt tavolinës së tij).

Edi Rama: Shih me sy e plas me zemër, o Pandi…(Qesh)

Sali Berisha: Ju krenaristë, me që flisni për ekonominë, a e dini sa kanë rënë eksportet, të naftës, të kromit?

Edi Rama: Fol për rakinë e rrushit, fol…

Sali Berisha: Ti s’ke faj se s’i kupton këto, s’i merr vesh… Çfarë po ndodh në këtë vend?! S’ka asnjë investim në Shqipëri, përveç atyre që lamë ne, edhe ata po ikin. Sot kisha në zyrë përfaqësuesit e HEC-­it të Devollit.

Edi Rama: Po Kalivaçi? Kalivaçi…

Sali Berisha: Sa ka investuar thoni ju, 350 milionë euro. Dy mijë punëtorë janë punësuar në HEC-­in e Devollit.

Erjon Braçe: Po te betoni e ke mendjen…

Sali Berisha: Është kollaj të rrahësh gjoksin me punët e të tjerëve, por duhet të mburresh me punët e tua. Ti mburresh me ato zhgarravinat në tablo që s’t’i blen njeri. (Rama qesh). Më fal, përdor pushtetin për t’u bërë piktor. Do të hapësh ekspozitë, hape, ky mendjen te bojërat e ka, s’e ka te puna…

Edi Rama: Fol për arsimin, fol…

Sali Berisha: Dëgjova një ministre që tha se nuk e prek fasadën ajo mballoma klasike. Po nuk është shtëpi e jotja ajo. Po s’i bëhet kurrë ajo veshja me neone. Shko çoji në ndonjë banjë publike, as aty s’t’i pranojnë. Apo gënjen ndonjë gazetar se ndërtesa e Geraldo Bozios qenka vepër e komunizmit? Po ti ke mashtruar botën, si mos të mashtrosh një gazetar të “Financial Times”.

Erjon Braçe: Dhe si e besojnë një herë, si?!

Sali Berisha: Ajo është një nga ndërtesat qeveritare më të mira që mund të bëhet. Dinjitoze për çdo Kryeministër që është futur aty dhe ka shprehë vlerësimet. Dhe ky, për të justifikuar ballomën që i vë në hyrje, i thotë është zymtësi e komunizmit dhe unë po e rinovoj. Ti mashtron botën, jo më mos të mashtrosh një gazetar.

 Edi Rama: Letër higjienike janë gazetarët për ty…

Sali Berisha: Ai gazetari është viktimë i një mashtruesi të specializuar.

July 22, 2015 13:26
Komento

10 Komente

  1. Kris 1 July 22, 13:37

    Te dy i plotesojne te tri kushtet per te qene te lumtur.

    Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) July 22, 14:29

      Edi Rama ka nevoj urgjente per te pushuar dhe per tu qetsuar.
      Kur ke te besh ne politik me derra te eger ata te terheqin ne llumin ku jetojn.
      Asht e pafalshme per Edin qe bie viktim e Kryekriminelit Berisha duke demostru ne Parlament dobsi dhe komunikim jo dinjitoz per nje Kryeminister.
      Edi ka nevoj te qetsohet nga lodhja e madhe dhe te perqendrohet tek ekonomia.

      Reply to this comment
  2. METEH July 22, 13:47

    E lexova,e degjova shpifarakun dje.Si perhere si varka ne mbytje duke folur pa lexuar kerkund,çi vinte ne mendje duke harxhuar kohen ne foltore sa deshi,pasi e kerkoi me ngulme te vihej ne rregullore qe te fliste sa Kryeministri…dhe kuvendi ja beri qejfin…ai po flet dhe pandeh se e perkrah njeri…Aq injorant eshte sa nuk kupton se ne dy zgjedhjet e fundit mori nje shuplak turperuese vetem per fain e tij.Por prostituta nuk ka turp te dali ne çdo kohe ne semafor..!

    Reply to this comment
  3. Pjeter Mustakuqi July 22, 14:07

    Edi po e cmend kete skizofren, se e mban ne tiro per ne burg.
    Te shikojme se FBI ka dhene fjalen qe do e arrestojne ne Shtator.
    Po e vonojne se i bie shorti Fatmira Hajdarit, dhe e nxjerr pa faj.

    Reply to this comment
  4. Shahisti July 22, 15:11

    I gjithe dialogu eshte halucinant dhe i turpshem per vendin ku zhvillohet. Te dy, si kryeministri ashtu edhe ish-kryeministri kane nevoje per psiqiater. Populli shqiptar, gjithmone i pafat, i dhjere por krenar, e ka care rrugen e mutit me luge ne dore dhe asnje here nuk ka qene i zoti te nxjerre lidera qe te mendojne per te miren publike. Te gjithe kryeministrat i kane sherbyer mender bythes se tyre dhe u kane dhene favore atyre qe u kane pastruar bythen duke ua lepire.

    Reply to this comment
    • Pirro July 22, 16:41

      Beson vertete ti se psikiatri mund ti beje derman?Te dy kan ik per lesh.
      Te gjith ata qe i ka kap komunizmi 10 vjeç e siper,nuk duhet te merren me politike.
      99% e politikaneve shqiptare i mungon serioziteti.Mjer shqiptaret ne dore te kujt kan rene.

      Reply to this comment
      • Shahisti July 22, 17:24

        Psiqiatri mund t’i beje pak derman sa te jene per familjet e veta, se per miletin, dakord me ju, nuk ka shpetim.

        Reply to this comment
  5. Dardhari July 22, 18:02

    Une do isha I mendimit qe Rama nuk duhet te debatoje me ate Kafshe injorant se nuk ja vlen
    Rama te vazhdoje punen ashtu si deri tani dhe te beje akoma vepra me te bukura qe I vleresojne ata qe dine te vleresojne se sa per Berishen e Viçidollit ai e kishte rethuar K/ Ministrine qe te ruhesh nga Populli i vet qe e ( deshte aqe shume ) dhe skishte asnje ndryshim nga rethimi I Bllokut Ku ai hynte sa here deshte.
    Mos u merni me me ate Mut po shtrengoni lakun dhe plaseni ne burg gjithe ate Bande Familjare qe mban siglen PD

    Reply to this comment
  6. Kopaçe July 22, 21:55

    Kesaj i thone qe Rama ben talljebythe ne largqoftin..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*