Kjo Akademi duhet shkrirë…

August 31, 2017 11:40

Kjo Akademi duhet shkrirë…

Pak ditë para zgjedhjeve të reja në kupolën e Akademisë së Shkencave, rihapet debati për funksionimin dhe riorganizimin e këtij institucioni të rëndësishëm, që pas pak vitesh do të kremtojë 50-vjetorin e krijimit. Çfarë e ka dëmtuar veprimtarinë e Akademisë dy dekadat e fundit dhe si është zbehur roli i saj. Gjuhëtari i shquar, Prof. Xhevat Lloshi, anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, jep argumentet e tij duke arritur në konkluzionin se kështu siç është, kjo akademi nuk duhet të ekzistojë, pasi nuk e përligj funksionimin e mëtejshëm.. Më tej ai sugjeron se çfarë duhet bërë për ringritjen e saj. Pse qeveria e re nuk duhet t’i njohë përfundimet e zgjedhjeve të afërta në Akademi…

– Profesor, flitet prej vitesh se Akademia e Shkencave nuk është në lartësinë e misionit të saj, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një institucion që ka dështuar dhe që duhet reformuar rrënjësisht. Cili është perceptimi juaj?

– Pavarësisht nga ndryshimet e mendimeve që janë shprehur, vërehet qartë se ka një pakënaqësi të madhe të opinionit për gjendjen e Akademisë së Shkencave. Nuk i kundërshtoj të gjithë ata që shprehin dëshirën për një ndryshim rrënjësor me qëllim përmirësimi, por më duket se edhe kjo tashmë është një rrugë pa krye. Me një fjali të thjeshtë shqipe do të pohoj se kjo akademi nuk bën më. Nuk ka asnjë shpresë se do të dilte diçka nëpërmjet çfarëdo reformimi. Do ta krahasoja me një fabrikë, që nuk e përligj funksionimin e mëtejshëm, që nuk e vlen të punojë më, prandaj si një fabrikë e tillë duhet të vihet në konservim.

Nuk ka më kuptim të vihen tashti në dukje të metat e saj, të bëhen analiza të arritjeve e të dështimeve. Njëkohësisht për këtë diskutim duhen mënjanuar epitete, fyerjet, qëndrimet diskredituese, e në veçanti përqendrimi te emra konkretë. Kemi nevojë për një ligjëratë të matur dhe logjikë shtetërore. Shkurt, propozimi im, pa e dredhur shumë, është ky: qeveria të marrë menjëherë një vendim për pezullimin e saj. Në buxhetin e qeverisë së re të mos caktohet asnjë financim për veprimtari të mëtejshme. Titujt le t’i mbajnë si të duan, por të mos ketë më një derë, ku të shkruhet emri i këtij institucioni dhe ku njerëzit të hyjnë për të marrë rroga. Hollësitë teknike përcaktohen lehtë sipas krahasimit me një fabrikë që mbyllet për shkak falimentimi.

– Nga veprimtaritë e kësaj Akademie, së paku 20 vitet e fundit, çfarë do të veçonit si arritje të saj?

–  Në akademinë e dikurshme kishim anëtarë edhe ekonomistë të shquar të ekonomisë së dështuar. Në këtë të deritanishmen kemi edhe sociologë, që japin kontribut të shquar për degradimin moral të shoqërisë shqiptare. Me keqardhje vërej, se edhe te shumë shkrime të viteve të fundit në të vërtetë shqetësimi, pavarësisht sesa i mbuluar është,  përqendrohet te synimi për të marrë vetë titullin dhe postet drejtuese, ose për të sjellë atje miqtë e vet. Akademia e tanishme është e infektuar nga të këqijat që i njohim mirë të shoqërisë sonë dhe disa nga ata që hyjnë me zell në këtë diskutim janë po ashtu të infektuar për vete. U bë shumë mirë që u mbyllën disa shkolla të larta dhe nuk do të ishte keq, që të mbyllen edhe disa të tjera, së bashku me këtë akademi.

Arritje e qëndrueshme ka qenë vijimi i botimeve të librave shkencorë. Ndërmjet tyre ka edhe punime të dobëta, që nuk e nderojnë një akademi. Por e keqja e madhe është se ka munguar qëndrimi autoritar akademik deri në atë shkallë, saqë jo vetëm nuk ndihet një kontribut në të gjitha sferat e jetës, por ka rënë edhe roli i domosdoshëm për mbrojtjen e kompleksitetit të çështjes kombëtare. Nuk mund të quaj arritje organizmin e të ashtuquajturave konferenca shkencore, sepse çfarë shkence është ajo, që nuk i nënshtrohet debatit, kritikës dhe verifikimit të vijueshëm me realitetin përkatës. As nuk quhen shkencë përkujtimi i figurave dhe i ngjarjeve, as nekrologjitë.

– Çfarë e ka katandisur Akademinë tonë në këtë farë feje?

– Edhe këtu jemi brenda faktorëve negativë të shoqërisë sonë. Dëshiroj ta përsëris se politika, nga ana e saj, as nuk e ka vlerësuar autoritetin akademik, as nuk ka dashur ta merrte parasysh, sepse korrupsioni e sheh shkencën si një pengesë që duhet mposhtur. Kanë vepruar edhe forca negative, të cilat qëllimisht i shkëputën prej saj institucionet kërkimore për t’u dhënë goditje si këtyre institucioneve, ashtu edhe vetë Akademisë. Dhe ia kanë arritur ta katandisin gjendjen në atë që është, ku edhe arritjet groposen. Sigurisht edhe studiuesit kanë pjesën e vet të fajit, sepse u strukën të trembur, përballë kërcënimeve dhe denigrimeve që vijojnë edhe sot, ndërsa kur janë të personalizuara, nuk del askush t’i mbrojë, as kolegët e tyre. Kemi këtu një dukuri njerëzore të kuptueshme, por historia botërore e shkencës ka edhe shembuj të kundërt, kur dijetarët kanë shkuar deri në burg e në turrën e druve, por nuk janë nënshtruar.

– Juve si gjuhëtar, a ju ka penguar në punën tuaj mosfunksionimi i Akademisë?

– Unë jam shumë i pakënaqur nga rënia e punës së Akademisë dhe e vlerësimit për shkencën përgjithësisht. Personalisht diçka më ka penguar në vijimin e punëve, sidomos sepse kam parë që u ndërprenë arbitrarisht përpjekjet për realizimin e disa veprave madhore, të nevojshme për kulturën shqiptare. Nga ana tjetër, e kam vijuar punën me ato mundësi që kam dhe që i krijojnë lehtësitë e reja nga teknologjia elektronike dhe e komunikimit. Lidhur me gjuhësinë në veçanti, para pak kohësh kam botuar një shkrim në këtë gazetë për organizimin e kërkimit gjuhësor në shkallë kombëtare, duke përfshirë universitetet dhe prandaj nuk po zgjatem këtu.

– Pas një jave bëhen zgjedhjet e reja në Akademi. A mund të shpresohet për një zgjidhje përmes zgjedhjeve?

– Nuk do të ketë asnjë zgjidhje nëpërmjet zgjedhjeve. Qeveria e re nuk duhet t’i njohë përfundimet e zgjedhjeve.

– Nëse bëhet fjalë për reformim, si e mendoni se mund të arrihet ringjallja e Akademisë?

– Nga sa kam thënë deri këtu, shihet qartë se nuk jam për ndonjë ringjallje. Na duhet një rifillim me këmbë të mbarë për shkencën. Konkretisht dhe fare shkurt.

Të mos ketë më një akademi të tillë. Të themelohet Akademia e Shkencave Shqiptare, që të përfshijë ato që ndryshe quhen shkencat albanologjike me institucionet përkatëse. Por edhe në këto institucione të mënjanohet gjithë praktika e trashëguar. E meta e rëndë e trashëguar është krijimi i vendeve të punës për nëpunës shkencorë. Po e sqaroj pak. Një nëpunësi shkencor i miratohet të merret me parafjalët e shqipes. Merr gjithë punën e bërë në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, merr atë që përmbajnë gramatikat e shqipes dhe përfundon duke bërë edhe një kumtesë për parafjalët te Lasgush Poradeci, sikur ky të ishte një autor para Gjon Buzukut. Një nëpunëseje i caktohen dy vjet që të studiojë një roman të një shkrimtari shqiptar. Një tjetri i caktohet të bëjë teorinë e letërsisë. Në asnjë vend të botës nuk e kanë përpunuar teorinë e letërsisë nëpunësit shkencorë, me përjashtim të nëpunësve të teorisë së realizmit socialist, për të cilin nuk ka nevojë të jepen shpjegime.

– Dakord, Profesor me këto që thoni se janë gabim. Por unë ju pyeta se si duhet riorganizuar puna për ringjalljen e Akademisë?

– Në vend të kësaj të kalohet vendosmërisht në organizimin e punës së instituteve me projekte studimore, që të kenë afate dhe financim të kontrollueshëm, duke tërhequr edhe bashkëpunëtorë të jashtëm. Më konkretisht nga gjuhësia: nuk ka nevojë për nëpunës të sintaksës shqipe. Është i mjaftueshëm një specialist i vërtetë, që në bashkëpunim me të gjithë ata që merren me sintaksën në Shqipëri të përpilojë projektin përkatës dhe ta ndjekë atë. Pjesëmarrësit e projekteve ta kenë të qartë se një projekt përfundon dhe të mos shpresojnë se do të vërtiten gjithë jetën me “temën” e tyre.

Për ta shkulur mendësinë e nëpunësit, nuk ka nevojë për drejtorë dhe përgjegjës departamentesh, të cilët befas bëhen shkencëtarët më të shquar. Është me të vërtetë ironike të thuash që ky është drejtori i gjuhësisë shqiptare dhe ky është drejtori i letërsisë shqiptare. Ndoshta duhej hequr krejt posti i drejtorit, në vend të tij të ishte sekretari administrativ, i cili vërtet të merrej me gjithë nevojat administrative të institucionit, ndërsa për anën shkencore barrën ta mbante Këshilli Shkencor, ku të bënin pjesë specialistët më të njohur të fushës.

Detyra e dytë themelore e instituteve është mbajtja dhe pasurimi i bazës për kërkimet shkencore, domethënë i kartotekave, i fondeve etnografike, muzeale etj.

Detyra e tretë themelore është pikërisht bashkërendimi i punës në shkallë kombëtare për fushën përkatëse. Kjo nënkupton edhe marrëdhëniet me shtetin, paraqitjen përpara shtetit të projekteve, duke argumentuar financimin e tyre, si dhe kërkimin e rrugëve për përvetësimin e arritjeve shkencore të fushës përkatëse dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Nuk është vendi këtu për të zbërthyer të gjitha imtësirat, por për të nënvizuar nevojën e ndryshimeve rrënjësore jo nëpërmjet zgjidhjeve që ecin po në atë frymë administrative. Ndërsa për shkencat e tjera, domethënë për fizikën, kiminë, matematikën, gjenetikën etj. të shihet në një të ardhme nëse do të jetë e dobishme të ketë një akademi më vete., si dhe e një komiteti të shkencës. Por një akademi, në të cilën mjekët ose matematikanët vendosin për gërmimet arkeologjike ose për fjalorin e gjuhës shqipe sot është diçka absurde.

 Intervistoi Xhevdet Shehu

 

 

August 31, 2017 11:40
Komento

12 Komente

  1. Emigrant August 31, 12:51

    Z.Lloshi
    Me vjen per te qare dhe ndjej urrejtje dhe trishtim per ne shqiptaret. Nuk di nga t’ja filloj me pare per te thene ate qe shqiptaret i kane bere Shqiperise , asnje tjeter komb i zhvilluar apo i prapambetur mund t’ja beje vehtes se vet. Ke te drejte Per cfare duhet akademia e shkencave.
    Per nje vend komb ku pjesa me e mire dhe me intelektuale iku ne emigracion per te lare bythen e pleqve te vendeve te tjera.
    Per nje komb qe eshte mbushur me klube qoftesh e kernackash. Duhet valle shkence e madhe per keto klube.
    Per nje vend qe eshte mbushur me beton nga nje armate medioker ndertuesish bastarde,injorante dhe hajdute.
    Per nje vend qe ne vend te liderave politike ka banda,klane kriminelesh,hajdute te veshur me petkun e politikanit.
    Per nje vend ku cdo gje eshte shitur te huajve ku shkollat dhe ato palo univerisitete jane si dyqane qoftesh ku shitet dhe blihet diploma,masteri dhe specializimi.
    Per nje komb ku dhjesin aty ku hane ku pseudo gazetaret dhe pseudo analistet ju lepijne bythen klaneve ne politike te rradhes per te marre ndonje kocke.
    Per nje ven ku vetem korruptohet,genjehet,vidhet perdhunohet,violentohet dhe asnje shqiptar nuk hap gojen por ja lene ambasadorit US LU dhe ndonje te huaji tjeter te rregulloje problemet.
    Me thoni z.Xhevat per cfare duhet Akademia ? Me vjen te qaj nga marrazi dhe s’qaj dot sepse akoma megjitthe urrejtjen qe kam per keta njerez qe e katandisen kete vend ne kete menyre me ka mbetur pak mall per token ku linda dhe u rrita. Shpesh here them qe ne shqiptaret nuk jemi shqiptare por nje perzjerje te racave me te keqija te mbare njerzimit. Dikush na mblodhi aty per ta bere Shqiperine parajse e vertete natyrore nje sketerre te vertete. Kush e di nje dite ndoshta nuk do te jem dikush tjeter do ta shohe Shqiperine ashtu sic e meriton

    Reply to this comment
    • Tim September 1, 03:10

      Profesor Lloshi respekte per kontributet tuaja ne fushen e gjuhesise por nuk jam dakord me faktin qe Akademia e Shkencave duhet te jete vetem per shkencat albanologjike. Per ata qe mendojne qe shqiptaret nuk vlejne per asgje e kane gabim. Ka shume shqiptare qe jane perfshire ne institucione shkencore boterore dhe po japin kontribut te jashtezakonshem ne shume zbulime ne fushat me te ndryshme. Akademia duhet te rifillohet nga zero dhe te ngrihet per se mbari. Profesor LLoshi, meqe ju perdorni mjetet elektronike atehere do te ishte shume gje e lehte te shkonit ne faqen e internetit te Akademise se Shkencave te Frances (apo Institut de France) dhe shikoni se kush jane institutet perberese. Akademia Franceze ka edhe Protektorin (Mbrojtesin e saj) Presidentin e Frances dhe ka sekretaret e perhershem. Por gjithashtu ka edhe deget e Akademise: 1) Akademia e Gjuhes Franceze, 2) Akademia e Shkencave Humane 3) Akademia e Letrave (Shkimtaret), 4) Akademia e Arteve te Bukura (Skulptures, Muzikes, dhe Arkitektures), 5) Akademia e Shkencave Morale dhe Politike. Sigurisht qe ka edhe degen qe merret me ceshtje te gjuhes franceze te lidhura me gramatiken, shqiptimet, dhe letersine. Akademia ka 40 persona te njohur si te pavdekshmit qe zevendesohen vetem nese largohen vete apo nese vdesin apo kryejne dicka te paligjshme. Akademia ka pasur ne total 726 anetare te pavdekshem perfshire politikane, avokate, shkrimtare, shkencetare, historiane, filozofe madje edhe persona fetare. Nje nga veprimtarite eshte pergatitja e fjaloreve te gjuhes.

      Reply to this comment
  2. Bashkim Kopliku August 31, 13:19

    Bashkohem me mendimin qe ne Akademine shqiptare duhet te jene vetem e vetem shkencat albanologjike (une nenkuptoj gjuhen shqipe, historine e Shqiperise, folklorin e zakonet e Shqiperisi etj.), pra jo shkencat e kompjuterave, inxhinierive, mjekesise, ekonomise, sociologjise, historise boterore etj
    .
    E kam pasur kete mendim qe ne rinine time, pra qe para mbi 50 vjetesh

    Reply to this comment
    • V. Stamo September 2, 10:12

      Akademia duhet te jete nje ngrehine e mbeshtetur ne nje taban dhe themele te forta. Per fat te keq tek ne mungojne te dy keto elemente. Duhet filluar me pare nga ristrukturimi i Instituteve Kombetare ne te gjitha fushat qe nevoiten dhe gjejne zbatim ne Shqiperi: Gjuhesia, arkeologjia, historia, artet, mjedisi, energjia, ekonomia e me radhe fusha te tjera qe levrohen dhe jane te dobishme per vendin tone. Pasi te konsolidohen me pare, keto institute me specialiste dhe kontribute reale, atehere (ndoshta duhen shume vite) mund te diskutohet pastaj per nje Akademi Shqiptare.

      Reply to this comment
  3. bashkim kopliku August 31, 13:29

    Dakord, vetem e vetem shkencat albanogjike, jo inxhinjerite, mjeksia, sociologjia, filozofia etj.
    Bashkim Kopliku

    Reply to this comment
  4. Arberia August 31, 15:54

    Nje budalla: Sali Berisha, shkriu Akademine e Shkencave, por la Kryesine per te shperblyer miqte e tij; njeqind te mencur nuk e shkulin dot nga vendi Kryesine, se nuk dine ku ta kapin, litarin e ka Saliu ….

    Reply to this comment
  5. demo August 31, 19:38

    Mos e lini Shqiperine pa Akademi!Kriza e shkences shqiptare ne radhe te pare eshte krize personalitetesh.Masivizimi i Arsimit nuk solli cilesi dhe keto qe mbeten jane produkt i shkolles shqiptare.Ata me te cilet sot levdohemi jane produkt i shkolles Evropiane.Cabeu,Domi,Ceka(i vjetri),Buda,,,.por edhe nivele me kontribut te hatashem ne shkencen shqiptare si Vexhi Buharaja,Jakov Mile,Theofan Popa,Pashko Gjeci.Dhimiter Pasko,Frano Ilia,Gjon Shllaku,Ramadan Sokoli,qe vuajten burgjet e diktatures,por te perunjurit shkencetare Alexander Xhuvani,Alex Buda,Dhimiter Shuteriqi i afruan ne botimet shkencore.Sot nuk kemi me personalitete te ketij niveli,por s`mund ta shkrijme Akademine.Fqinjet tane Greqia,Maqedonia,Serbia,nuk kane pasur kurre autoritete te tille shkencore te nivelit boteror,por e kane mbajtur gjalle institucionin.Akademite e tyre jane paguar per te vulosur teza antishkencore dhe antishqiptare.Shoh sot ne faqet e kultures nje expedite shkencore Fanceze ne varrezat arberore te Komanit qe konkludon vazhdimesine Iliro Shqiptare te materialit arkeologjik.Kete konkluzion e ka nxjerre i pari,arkeologu shqiptar i shkolles Vieneze Hasan Ceka ne nje studim te vitit 1947.Po te mos ishte Cabeu,qe ne 4 teza rrezoi Weigandin,shqiptaret sot do te konsideroheshi muhaxhire te ardhur ne Kaukazi,ose vllahe te ardhur nga Rumania.Por kujt i sherben shkrirja e Akademise?I intereson grekeve dhe serbeve,qe kane mesyre serish ne fushen e pretendimeve tokesore me toponimet dhe homonimet e tyre.Sulmi behet me harta turistike,qe futen ne doganen shqiptare si ndihma greke dhe nuk ka doganier ti kuptoje dhe ti ndaloje.Kush doo tu jape pergjigje ketyre po te mos kemi fare Akademi?Po nuk e keni pare skifteret e tyre dhidhaskalike,qe e quajne Saranden Agjio Saranda,Dhermiun,Drimadhes,Himaren,Chimera,.etj.Saranda iliro-epirote e ka emrin e lashte Onkezmi,Saranda mesjetare u quajt nga Venecianet Santa Quaranta,per hir te manastirit qe kolone cifute ngriten ne koder ne shek.VI te eres sone.Toponimi grek nuk eshte gje tjeter vecse nje kalk i emertimit venecian dhe ne duhet ta pranojme?Po keshtu edhe Drimadhes.Ne itinerarin e Jul Qesarit i cili zbarkoi ne plazhin e Palases,qe permendet me emertimin Palaeste,permendet edhe fsharti Dhermi ne formen Germine.Pse duhet ta quajme Drimadhes sot,sot,sot?Kur per 2050 vjet vendasit shqiptare autoktone, e kane quajtur Dhermi!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Arber I August 31, 21:06

      demo, Akademik Prof. Dr. Marenglen Verli, sapo u zgjodh Kryetari i Akademise se Studimeve Albanologjike, nje institucion qe do t’i jape nje shtytje te re kerkimit shkencor te evidentimit te traditave me te mira te shqiptareve ne shekuj.

      Reply to this comment
  6. emigranti i pashkolle August 31, 20:42

    Akademija e Shkencave ,duhet shkrire!Do te jem i sinqerte,dhe do te bej nje krahasim,qe mund te mos u pelqeje shume Njerezve!Shqipetaret,para Formimit te Shtetit Shqipetare ishin nje Popull qe per nga numri i Popullsise mund te krahasohej me Hebrejte!Hebrejte ishin te shperndare ne krejt Boten,dhe kishin Komunitetet e Tyre,diku krejt te vogla diku te medha.Per nga kultivimi Boteror,si Shqiptaret ashtu edhe Hebrejte ishin te ndare ne dy Kampe,njeri kamp,ishte per Interrnacionalizem,Tjetri Kamp ishte per Nacionalizem.Persa i perket Shkences,sepse ketu behet fjale per Akademine e Shkencave,Hebrejt nje Popull qe siq e thashe per nga numri i Popullsise,ishte thuajse i barabarte me Shqiptare(flas per krejt Shqiptaret edhe Shqiptaret e ish P.Osmane te Greqise,te Italise,dhe te gjithe Shqiptaret e Dijaspores),pra Hebrejte ishin shume me te zhvilluar.Pse?Mos valle Hebrejte perpiqeshin me shume,dhe krijuan arritje ne shkence.
    mendoj se ashtu eshte.Por shikoni me kujdes Historine,Ju flisni per mosfunksjonimin e Akademise se Shkencave,Shqiptare,por nuk shtroni pyetjen pse nuk ka funksijonim.Por si mund te funksijonoje kjo akademi,kur,kokat e zgjuara,leshojne Vendin,dhe behen sherbetore te Habrejve neper Vende te tjera.Pse duhet te ndodhe kjo,pse nuk pyesni Veten,pse nuk behen Hebrejt Sherbetore te Shqiptareve,sepse Njeriu nuk lind i ditur,por diturija fitohet me mund.Si ka mundesi,qe nje Popullt,ku shum here pretendohet se ka Njerez te menqur,nuk nxorri asnje Shkencetare me fame Boterore,perveqse njerit,i Cili prodhoj Viagren(dhe besoj e dine se pse perdoret vijagra!).Akademija e shkences,nuk eshte Institucion,Fetar,nuk eshte Akademi Sekseresh,Akademija e Shkences nga vete Emri qe ka,eshte Qendra e Shkences se nje Vendi,ne rastin konkret te nje Populli,sepse krahasimi eshte me Hebrejte(Jahudite!)Si ka mundesi,qe ka kaq Njerez te zgjuar(keshtu pretendohet),dhe te Cilet nuk mund te bashkohen,per te ndertuar nje Akademi Shkencash te Pavarur,qe do ti sherbente Popullit Shqiptare,i Cili ndjen ne menyre te theksuar mungesen e Shkences,dhe faktet ndodhen ne Vend,nuk ka asnje Fabrike te ndertuar,nga mundi i Shkences Shqiptare!Si ka mjundesi,qe nje Akademi Shkencash,rradhit ne menyre te perseritur,si Shkencetaret me te medhenje te Vendit,Gjuhetaret.Por te mirresh me llafollogjine e gjuhes,dhe prejardhjen e Saje,kete mund ta beje shumkush.Un mendoj se Shkence nuk eshte prejardhja e gjuhes,por shkence eshte prodhimi i Fabrikave,ku prodhohet Traktori,ku prodhohet Makina,ku prodhohet,teknologjija qe i mundeson Shqiperise,Pavarsine,dhe jo te jetohet me borgjet e Botes.Te zhytur ne borgje,nje Popull nuk mund ta besh te Pavarur.Si ka mundesi,qe flitet per Shkencen e nje Populli,nga Njerez,qe nuk,u intereson,ky Popull.Te bejme krahasimin.Izraeli,ka standartin e jeteses,shum here me te larte se Shqiperija.Te bejme krahasimin e Natyres,ne Izrael,vetem nje lum,eshte ,ndersa Shqiperija ze nje nder Vendet e para ne Bote,Ne Izrael,ky Popull erdhi nga krejt Bota,ndersa Shqipetaret ishin aty.Toka ne Shqiperi,eshte pjellore.Por flitet per Shkencen ne kete artikull.Izraeli prodhon kushedi sa lloje Mashinerish,dhe i shet.Me keto pare,han e pin Izraelitet,dhe keshtu standarti i jetes eshte me i larte.Pra nuk mjafton vetem Uji,dhe toka Pjellore,por edhe Shkenca,e cile ka munguar ne Shqiperi!

    Reply to this comment
  7. Al September 2, 01:00

    Akademia e Shkencave eshte instituciomi me prestigjioz i nje shteti serioz. Kritika e z. Xhevat Lloshi per gjendjen e sotme te Akademise, mjerisht, qendron plotesisht.
    Sidoqofte, kerkasa per ta shkrire Akademine, per te mos pasur fare Akademi Shqiptare, nuk duket e racionale. Kjo kerkese shpreh nje irritim te skajshem.
    Zgjidhja sihurisht duhet te jete permes reformimit te saj. Ne kete pike nuk ka nevoje te bejme shpikje, zgjedhim modelin me te mire dhe e aplikojme. Edhe nese nuk dime te zgjedhim modelin me te mire, prapeseprape, te gjitha modelet tjera perendimore, jane me te mira se modeli yne.
    Te shpresojme.

    Reply to this comment
  8. V. Stamo September 2, 10:19

    Akademia duhet te jete nje ngrehine e mbeshtetur ne nje taban dhe themele te forta. Per fat te keq tek ne mungojne te dy keto elemente. Duhet filluar me pare nga ristrukturimi i Instituteve Kombetare ne te gjitha fushat qe nevoiten dhe gjejne zbatim ne Shqiperi: Gjuhesia, arkeologjia, historia, artet, mjedisi, energjia, ekonomia e me radhe fusha te tjera qe levrohen dhe jane te dobishme per vendin tone. Pasi te konsolidohen me pare, keto institute me specialiste dhe kontribute reale, atehere (ndoshta duhen shume vite) mund te diskutohet pastaj per nje Akademi Shqiptare.

    Reply to this comment
  9. Arben September 2, 15:15

    NUK PO LEXOJ ARGUMETET,

    TITULLI ESHTE I DUHURI.

    GJEJA E KEQE DUHET ZHDUKUR ME GJITHE

    RRENJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*