Debati për datën e çlirimit, Berisha ftesë shqiptarëve: Më mirë vonë se kurrë!

December 5, 2017 21:34

Debati për datën e çlirimit, Berisha ftesë shqiptarëve: Më mirë vonë se kurrë!

Nga Sali Berisha

Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipërisë dhe, siç dihet, edhe sot vazhdon debati mbi saktësinë e datës së çlirimit, nëse kjo ka ndodhur me datë 28, për ç’ka ekzistojnë të gjitha provat se kjo ishte data e pranuar fillimisht. Personalisht jam dakord me historianët se dita e çlirimit, e tërheqjes së ushtrisë gjermane nga Shqipëria mund të ishte seicila nga ditët, nga data 17 nëntor e tutje. Madje, me llogjikën qesharake të largimit të gjermanit të fundit nga Shqipëria, kjo datë mund të ishte 2 apo 4 e më shumë dhjetor.

Por data 29 nëntor, siç pretendon e majta shqiptare, ka simbolikë anti-shqiptare, pasi përfaqëson datën e fallsifikuar nga Enver Hoxha, ndonëse ai vet, jo vetëm që u instalua në krye të qeverisë së tij më datën 28 nëntor 1944,por edhe një vit më vonë ai festoi çlirimin po me datën 28 nëntor. Pra rëndësia e këtij debati qëndron në faktin se, Enver Hoxha fallsifikoi edhe këtë datë, për t’a njehësuar këtë festë jo me ditën e çlirimit por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, pra me ditën e shpalljes së saj nga J.Broz Tito në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Diktatori Hoxha fallsifikoi datën e çlirimit në mënyrë që, pas bashkimit si Republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Shqipëria do të festonte edhe ajo më 29 nëntor, së bashku me republikat tjera, jo Jajcën por Çlirimin e saj.

Por në rast se për datën e çlirimit debati përsëritet çdo nëntor mjerisht, ende sot e kësaj dite jo pak shqiptarë dhe në tërësi e majta shqiptare, nuk janë ndalur dhe nuk ndalen dot në një aspekt tjetër themelor të kësaj date. Ata nuk janë ndalur në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetëm çlirimin nga një pushtim i huaj, me saktë largimin e një pushtuesi të huaj nga Shqipëria por dhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim tjetër të huaj dhe me një pushtim të brendshëm pasi, në fronin e pushtetit në Tiranë, u ul një klikë terroriste shqiptaro-sërbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve.

Sot historianë dhe studiues, vendas dhe të huaj, me botimet e tyre serioze dhe të shumta, të bazuara në mijëra dokumenta të arkivave të vendit, të aleatëve dhe vëndeve të tjera, kanë rishkruar historinë në dritën e të vërtetave të pamohueshme historike. Ata, me veprat e tyre tejet të rëndësishme, kanë shkrirë si rrezet e diellit brymën, malin e lartë të fallsifikimeve të histeriografisë hoxhiste. Prandaj sot, bazuar në të vërtetat historike shkencore është koha për reflektim të thellë nga çdo shqiptar kudo që jeton, për historinë tonë në tërësi, si dhe në rastin konkret, edhe rreth kësaj date.

Studimet, botimet te historianve shqiptar,seriozë e të lirë të këtij çerek shekulli, të bazuara në dokumenta dhe raporte të kohës, kanë provuar në mënyrë shteruese se J. B. Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë, themeluan me dy qëllime kryesore me të dërguarit e tyre në nëntor të vitit 1941 në Tiranë, për interesa të serbomadhisë, Partinë Komuniste të Shqipërisë. Qëllimi i parë dhe më kryesor ishte krijimi i kalit të trojës, pra i një partie dhe lëvizje jugosllave në Tiranë, të drejtuar dhe urdhëruar dhe përdorur prej tyre kundër çështjes shqiptare. Qëllimi i dytë ishte që, në zbatim të porosive të Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo forcë dhe kjo lëvizje shqiptaro-serbe të mobilizonte shqiptarët në luftë kundër poshtuesve. Në këtë kontekst, është provuar se të deleguarit, komunistë serbo-malazez, shkruan programin e PKSH, pa iu referuar as dhe një herë Kosovës dhe çështjes shqiptare.Ata de facto vunë në krye të PKSH Miladin Popoviçin dhe emëruan rreth tij Enver Hoxhën dhe vasalët e tjerë. Ata, siç pohon dhe vet Tito, themeluan, udhëhoqën dhe urdhëruan këtë parti dhe njësitë e saj partizane, si parti dhe lëvizje jugosllave, gjatë gjithë luftës.

Tito dhe PKJ, me kalin e saj të trojës PKSH në Tiranë, arriti me sukses të bllokojë bashkimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe bashkimin e kombit shqiptar në tërësi, në luftën kundër pushtuesve. Ata, me ndihmën direkte të PKSH dhe Enver Hoxhës dhe shqiptarëve me origjinë nga Kosova, që u dërguan aty me mision si Fadil Hoxha etj, arritën të vendosin Kosovën nën vartësinë e PKJ, pavarësisht se Federata Jugosllave nuk ekzistonte.

Tito dhe PKJ, nëpërmjet lëvizjes së tyre jugosllave që themeluan në Tiranë, realizuan sa më sipër jo vetem duke përjashtuar tërësisht çështjen kombëtare nga programi i PKSH, por dhe duke imponuar anullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Mukjes, injorimin dhe asgjësimin e Marrëveshjes së Bujanit, dërgimin e brigadave dhe divizioneve partizane të Shqipërisë në Kosovë me pretekstin e çlirimit të saj nga gjermanët.Por në të vertet ato hyne si pararojë e pushtimit të Kosovës nga divizionet serbo-malazeze dhe bashkautore në vendosjen e saj në administrim ushtarak nga Tito dhe masakrat e medha ndaj shqiptarëve, si masakra e Tivarit etj

Krahas këtyre, historianët dhe studiuesit kanë faktuar me dokumenta se: udhëheqësit jugosllavë dhe vegla e tyre Enver Hoxha, pas shtatorit 1943 degraduan me qellim luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve në një luftë kryesisht vëllavrasëse civile dhe se PKSH, siç pranojnë unanimisht vet Enver Hoxha dhe udhëheqja e tjetër e kësaj partie në Plenumin e Dytë të Beratit, zbatoi gjatë luftës një vijë politike terroriste, pra veproi si një organizatë e tillë dhe se udheheqja e saja kishte kryer,urdhëruar në dhjetra e qindra raste akte të mirëfillta terroriste.

Këto studime, të bazuara në dokumenta të panumërta, kanë provuar se serbët, Enver Hoxha dhe vasalët e tyre të tjerë shqiptarë në krye të ushtrisë partizane të Shqipërisë dhe Kosoves kryen gjatë luftës kundër pushtuesve, genocid dhe krime të rënda kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve

Perveç këtyre, klika terroriste serbo shqiptare në krye të ushtrisë partizane dhunoi në Shqipëri në qindra e qindra raste konventat ndërkombëtare të Gjenevës, Hagës, për mbrojtjen e popullatës civile, robërve të luftës, të sëmurëve dhe të plagosurve të luftës, etj., etj.

E vërteta të detyron, thotë një fjalë latine, prandaj sot është në interes të çdo shqiptari, të raportit të tij me të vërtetën historike të kombit te vet të shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944?

Në përpjekjen për një përgjigje objektive të kësaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë, është një medalje me dy faqe. Në njërën anë, është e vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam pasi gjermanët, në humbje e sipër të luftës, u tërhoqën nga Shqipëria në nëntor të vitit 1944 dhe ne shqiptarët dolëm nga Lufta e Dytë Botërore të renditur në anën e aleatëve.

Po me 28 nëntor te vitit 1944, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Gjatë kësaj lufte, flijuan jetën dhe rininë e tyre, mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejtë të historisë. Nderimi për ata që flijuan jetën për idealet e lirisë do mbetet i përjetshëm. Gjaku dhe sakrifica e tyre qëndron në themele të lirisë tonë kombëtare. Sikundër i tillë do mbetet nderimi edhe për të gjithë ata që luftuan kundër pushtuesve për lirinë kombëtare dhe nuk u suallën gjatë luftës si kainë ndaj vëllezërve të tyre, nuk kryen akte terroriste, genocide dhe krime kundër njerzimit. Ndërsa të gjithe autorët e akteve të tilla, për krimet e tyre monstruoze, kanë përfunduar dhe do të perfundojnë aty ku dhe e kanë vendin, në koshin e plehrave të historisë.

Me ketë rast dua të shtojë këtu se, këto të vërteta historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe fallsifikimet monstruoze të luftës nga historianët hoxhistë, si rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqëna, stërfryrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj etj. Këto të vërteta për luftën partizane, nuk mund të mohohen as nga genocidi dhe krimet kundër njerzimit që udhëheqja komuniste shqiptaro-sllave kreu gjatë luftës, madje nuk mund të mohohen as dhe nga karakteri vëllavrasës dhe civil që dominoi këtë luftë, pasi Enver Hoxha dhe klika e tij, për qëllime të pushtetit personal dhe i urdhëruar nga padronët e tij serb, i dhanë me qellim asaj pas shkelmimit nga ai të Marrveshjes historike të Mukjes, në shtator të vitit 1943.

Këto të vërteta nuk mund të mohohen as dhe nga disa veçori të pamohueshme të pushtimit gjermane në Shqipëri apo mungesa e betejave frontale kundër tyre. Ato nuk mund të mohohen as dhe nga fakti së ushtritë gjermane u tërhoqën vetë për qëllimet e tyre gjeo-strategjike, jo vetëm nga Shqipëria por edhe zona të tjera të rajonit.

Në idenë e saj, lufta kundër pushtuesve, ishte një luftë e drejtë.

Aleatët anglo-amerikanë kishin njohur, vlerësuar, mbështetur, financuar dhe furnizuar me armë, uniforma, ushqime, para,specialistë, ushtrinë partizane. Qeveritë e vendeve aleate kishin mirpritur dhe përshendetur që në fillim luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve. Në mënyrë të pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njësitë më të organizuara dhe më numerike në teatrin e luftës në Shqipëri. Por duhet thene se kjo jo për shkak të mbështetjes së tyre të gjerë në popull, por para së gjithash për shkak të dobësive të pamohueshme dhe qendrimeve kaotike të nacionalistëve shqiptarë. Është i drejtë dhe plotësisht i justifikuar, dhe mendoj unë i detyrueshëm, dënimi me ashpërsi i të gjitha qëndrimeve ç’njerëzore antikombëtare të klikës serbo-shqiptare që udhëhoqi luftën. Por, është tejet i gabuar mohimi i luftës, i gjakut të derdhur dhe sakrificave të mëdha që partizanët pavaresisht nga orjentimi i tyre politik bënë për liri.

Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se renditja në anën e drejtë të luftës së Dytë Botërore pati një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Kjo, jo vetëm për dinjitetin kombëtar të shqiptarëve por edhe për faktin se, me gjithë mbështetjen që aleatët i kishin dhënë luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesve, ata, që në krye të herës kishin lënë të hapur, dhe këtu me sa duket nën ndikimin e Greqisë, çështjen e përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. Sipas tyre, kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin pas luftës, në konferencën e Paqes. Këtu qëndron më shumë se në çdo drejtim tjetër dhe rëndësia e pamohueshme e renditjes së Shqipërisë në anën e aleatëve, pasi renditja në anën e kundërt, gjë per të cilën kishte edhe shqiptar që punonin, mund të shoqërohej me ndëshkime të rënda, si palë e humbur.

Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes së datës së 28 nëntorit 1944, pra datës së Çlirimit, është se kjo datë, jo që nuk do të shënonte çlirimin e vërtetë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm do të sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vet ezkistencën e kombit shqiptar, si dhe vendosjen e diktaturës 46 vjeçare më të egër, më moniste, si pushtimi i brendshëm më barbar, që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Kështu që, kjo ditë e nëntorit të vitit 1944, është edha dita e vendosjes së një pushtimi më të zi për shqiptarët. Këtu më poshtë do të ndalem shkurtimisht në vendosjen e pushtimit serb, jugosllav, pas 28 nëntorit të vitit 1944, në Shqipëri.

Ky zëvendësim i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shitën Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombetar, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë.

At Zef Pëllumbi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan në kryeveprën e tij “Rr’no vetëm me tregue” se: me datën 29 nëntor Shkrodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në këmbanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partizan me flamurin jugosllav. Pra, në qytetin e përjetshëm të shqiptarëve, si dëshmi tragjike e zëvendësimit të pushtimeve, flamuri i pushtuesit që iku u zëvendësua jo me flamurin kombëtar, por me flamurin e pushtuesit të ri. Keshtu mjerisht, më 28 nëntor të vitit 1994, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, të mashtruar si kurrë më parë në historinë e tyre dhe, duke mos e kuptuar shumë prej tyre se,pikërisht këtë datë, ata hynë në një pushtim të ri. Më saktë ata brohoritën atë ditë një klikë shqiptaro-jugosllave me në krye Enver Hoxhën, që u instalua në pushtet me projektin makabër të asgjësimit të lirisë së tyre kombëtare, pavarësisë së Shqipërisë dhe aneksimin e saj si Republikë e 7-të në Federatën e Sllavëve të Jugut, armiqve shekullorë të kombit shqiptar.

Pas kësaj dite pra, 28 nëntorit 1944, instalimit në Tiranë të klikës shqiptaro-serbe të Enver Hoxhës, vendosjes nga ky i fundit i veriut të Shqipërisë dhe më pas edhe Kosovës nga Tito në pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetra mijëra jetë të pafajshme, ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë. Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtritë e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por në një farë varjanti te saj edhe në veriun e Shqipërisë.Ata manu militari do të zhduknin çdo pengesë në rrugën e aneksimit të plotë të Kosovës si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe për asgjësimin e pavarësisë dhe bashkimin e Shqipërisë me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj.

Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe që Josif Broz Tito, PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit të kalit të trojës në Tiranë, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes së tyre në vartësi të PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të tyre. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të mirrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës në kuadrin Federatës së Jugosllavisë. Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, i kishte porositur që të “gllabëronin Shqipërinë”. Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave, nuk ftoi fare përfaqësuesit e Kosovës dhe në kundërshtim me atë çka kishte premtuar, Kosovën e la si krahinë të Serbisë. Në këtë konferencë, Tito shpalli në letër Republikën Federative të Jugosllavisë dhe njësitë apo republiklat e saj. Ai, në këtë dokument, kishte lenë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë por duke vetkuptuar, para së gjithash, atë.

Kështu që, pas datës 28 nëntor 1944, jo rastësisht por në funksion të zbatimit të projektit të aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos, në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij në parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregëti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin këshilltarët jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit. Jugosllavizimi me shpejtësi dhe në çdo qelizë i shtetit dhe shoqërisë shqiptare, ishte misioni i tyre më kryesor. Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxhës, do të instalonin në Shkodër, legalisht një seksion të shërbimit OZNA (sherbimit te fshehte jugosllav, para ardhjes se UDB) që vepronte e ushtronte terror njëlloj si në Kosovë, i pavarur dhe me autoritet të plotë kundër qytetarëve shqiptarë në mbarë veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbente për në ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brënda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra shqiptarë, të cilët i konsideronin anti-jugosllavë.

Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë, do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si kuader ligjore i paradhomë se bashkimit midis dy vëndeve. Traktatin e firmosi vetë Marshalli Tito.

Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të të dy vëndeve, firmosën një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, Enver Hoxha, firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave.Ai pas kësaj,i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtatmadhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive.

Në sistemin arsimor të vendit, në të gjitha nivelet, serbishtja do të bëhej gjuha e detyruar. Të gjitha shkollat, klasat, sallat dhe oborret e tyre, buçisnin nga këngët dhe brohoritjet për Marrshallin Tito, për bashkim vllazërimin me popujt e Jugosllavisë. Letrat, artet ,muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do të mbushnin boshllëkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri. Enver Hoxha do të mbante fjalime në Kuç e gjetiu kundër Fishtës. Ai, në këto fjalime do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb në vitin 1913, që kishte kryer masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët, janë njerëz primitivë”. Indipendentistët, ata që shpreheshin për ruajtjen e pavarësisë së Shqiperisë shpalleshin si revanshistë.

Për klikën e Tiranës dielli tashmë lindte nga Beogradi!

Ekonomia shqiptare u vendos e tëra në duart dhe kontrollin e dhjetra e dhjetra ndërmarrjeve jugosllave, që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vetëm në këto shkëmbime, midis të tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipëria sasinë kolosale dhjetra e dhjetra tonelata flori, dhe mallra të tjera të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtarëve, sipërmarrësve, qytetarëve shqiptarë dhe morën si kundër vlerë punishte, vagona, hekurishte të pa vlerë. Për Enver Hoxhën dhe suitën e tij kriminale antishqiptare, zhdukja nga harta e Shqipërisë së pavarur, bashkimi i saj me Federatën e Jugosllavisë si Republikë e 7-të e kësaj federate, ishte e ardhmja më e mirë, më e sigurt e kombit shqiptar.

Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë, asgjësimit të pavarësisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike, të dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozon “bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar të Përgjithshëm per PKSH Marshallin Titon, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipëisë me Federatën Jugosllave. Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si Republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha, do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre te drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sygjeruar ….. një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona,d.m.th., në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë”, dhe se vazhdon ai:”ky bashkim, s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne, duhet të punojmë konkretisht për Federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format”,

Më poshtë, Hoxha vazhdon: “ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të mbërrimë në konkluzione”, dhe së fundi “ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona”.

Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos dhënë agjensisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e 7-të të Jugosllavisë.

Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij. Ai do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tashti Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë.

Kështu që Shqiperia, de fakto e pushtuar nga jugosllavet nuk u shndërrua dot sipas projektit Tito -Enver në Republikë të 7-të të Jogosllavisë por kjo nuk ndryshon faktin se 28 nentori 1944, dita që Enver Hoxha dhe qeveria e tij hyri triumfalisht në Tiranë është gjithashtu edhe dita e triumfit të serbëve, armiqve tanë shekullore mbi te gjithe shqiptaret. Në shekuj shqiptarët dhe serbët ishin përballur me dhjetra e dhjetra herë. Nga mesi i viteve 1800 e këtej, serbët i kishin fituar në tërësi të gjitha luftrat kundër shqiptarëve, kishin dalë në Durrës dhe pushtuar shumicën e territoreve tona, kishin kryer genocide dhe masakrat më të tmerrshme ndaj nesh. Kishin arritur të bindin zotërit e kësaj toke se nuk ekzistonte komb shqiptar. Por, në të gjitha këto luftra, serbët kishin patur ndihmën politike, ushtarake, financiare të perandorive më të mëdha të kohës, përveç Austro-Hungarisë. Kurse fitoren e tyre më të madhe qe nga koha e Car Dushanit ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 nëntorit të vitit 1994, serbët e arritën jo me mbështetjen dhe ndërhyrjen direkte në anën e tyre të fuqive të mëdha, por e realizuan nëpërmjet shqiptarëve, kalit të trojës, lëvizjes jugosllave që themeluan dhe udhëhoqën në Shqipëri dhe Kosovë, me Enver Hoxhën dhe veglat e tyre ne Shqiperi, Fadil Hoxhen dhe vasalët e tjerë shqiptarë në Kosovë.

Me gjithë këto, e majta shqiptare e kryesuar nga Edi Rama mban ndaj kësaj dite qëndrim të njëjtë identik me atë të diktatorit stalinist Enver Hoxha.

Edi Rama, pinjoll i bllokmenëve hoxhist, 27 vite me parë thërriste dhe shkruante “Të sulmojmë bllokun”, “të nxjerrim jashtë ligjit PPSH”.

Sipas tij, “lufta lufta kunder okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjithshme civile”, “shkaktare e të cilës ishte PKSH, e drejtuar nga emisarë jugosllavë” dhe se kjo ndodhi,”për shkak të luftës për pushtet të gjeneral Enver Hoxha” dhe se “Partia Socialiste që ka dalë nga mitra e përgjakur e krimit të PPSH duhet të dalë jashtë ligji ose të rithemelohet”. Apo se “Kongresi i Përmetit ishte legjitimimi i diktaturës”. Madje dhe se, “Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo nuk mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. Asokohe Edi Rama nuk kursente as të rënët për liri, ai shkruante se “gjaku i dëshmorëve është gjaku i rremë në themel të kolltuqeve …”.

Në këto konsiderata të Edi Ramës, 26 vite më parë ka të verteta historike të pamohueshme. Por si për të faktuar hipokrizinë dhe fallsitetin, mjerimin e tij sapo do vinte në pushtet në vitin 2013, Edi Rama do festonte më 29 nëntor ditën e çlirimit i rrethuar nga portrete të Enver Hoxhës, dhe do t’i shpërndante ato pamje me rrjetin e tij social FB personal në mbarë botën.

Në një akt të vërtet antikombëtar, edhe sot, pas 70 vitesh, megjithëse ish-pushtuesit e para 28 nëntorit të vitit 1944 janë miqtë dhe partnerët tanë strategjikë ndër më kryesoret, Edi Rama mban ende si kryefestë të të majtes shqiptare ditën e largimit të gjermanit të fundit nga Shqipëria dhe ditën parë të pushtimit serb, dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur atë si trashëgiminë e etërve të saj barbarë, mizorë e tradhtarë. Madje Edi Rama, për t’i bërë karshillëk njëlloj si etërit e tij, ditës së pavarësisë dhe mbajtur gjallë si festë, i ka vendosur kësaj date mbrapa si mballomë edhe Natën e Bardhë.

Në këtë shkrim u ndala shkurtimisht vetëm në njërin aspekt tragjik që mbarte në vehte ajo që e majta shqiptare e feston si ditë çlirimi dhe që e kremton jo për të nderuar të rënët e luftës as dhe luftëtarët idealistë të saj, por për të mbrojtur terroristët, xhelatët, kliken serbo-shqiptare të Enver Hoxhës që u instalua në Tiranë më datën 28 nëntor të vitit 1944. Sikundër shtoj se nuk u ndala këtu në aspektin më katastrofal të kësaj date, si ditë e parë e vendosjes së diktaturës moniste më mizore të të gjitha kohërave në Shqipëri, diktaturës hoxhiste.

Duke përfunduar ftoj çdo shqiptar, që në dritën e të vërtetave të pakundërshueshme të historisë dhe për hir të raportit me të vërtetën që duhet te kete njeriu i qytetruar te reflektojë rreth saj! Më mirë vonë se kurrë!

December 5, 2017 21:34
Komento

28 Komente

  1. IP December 5, 21:44

    E kush te degjon ty o I mjere, ti spiun I provuar I Serbise qe zhduke dosjet e sigurimit. Ke 26 vjet qe vjell vrer dhe percan shqiptaret si askush ne historine tone, I fryn urrejtjes, hakmarjes, te liges, shpif, shan, intrigon, vret, mallkon, genjen, mashtron, vjedh, rremben si I pangopur, Si te ka mbajtur ai bark I nenes, si te duron akoma ky popull o hijene, o djall. Po gjynahet si keto te tuat ne kete bote lahen, zoti nuk e shte mace te te gervishte, po vjen dita te godase dhe atehere ke per te pare cfare fundi te llahtarshem do kesh. hengsh koken tende, perbindesh

    Reply to this comment
    • Tani December 6, 01:02

      Kush je ti more pizeveng qe do te besh historianin? Shqiptaret e dine shume mire se pas ketij helmi qe ti leshon do te krijosh ndasira midis nesh dhe te krijosh konflikte te paqena. Diten se kur u clirua Shqiperia e dine partizanet qe luftuan ne Shkoder me daten 29 Nentor dhe jo ti qe i bije legenit me pirun kur ata derdhnin gjak. Prandaj shko fshihu ne hale dhe mos na shkruaj keto shkrime te na vleresosh se cfare ishte lufta anti-fashiste dhe se kur u clirua Shqiperia. Ne fund te fundit Shqiperia nuk kish pare liri me shume se 550 vjet. Ishte e copetuar dhe dermuar nga fqinjet lakmiqar dhe nga serbet e tu. Enver Hoxha pati nje merite qe per 45 vjet ja u preu duart serberve e grekerve. Ju tregoj kufirin tek thana. Po t cfare bere more legen? Vetem vodhe, vrave pas shpine, tradhetove, ju fale detin grekerve dhe i sherbeve si kopil qe je baballareve te tu Milloshevic e me radhe. Shpresoj qe ne pleqeri te kalbesh ne burg dhe mos ta degjofshim me zerin. Hajd kodosh shporru. Nuk doja te shkruaja sepse nuk meriton asnje rrjesht, por vetem per te thene qe je nje funderrine. Asnje nuk ta ve veshin me!

      Reply to this comment
  2. Sali Berishes po ti arrij ja ve vetes December 5, 21:48

    E coni te 17 ta ne vlore kete mut muti.

    Reply to this comment
    • PidhiISateme December 6, 01:55

      O koqe, pavioni 17 eshte ne Tirane, jo ne Vlore. Ne Vlore ka qene cmendina. E kishin bere ne Vlore qe te kursenin transportin se shumica e te cmendurve vinte nga Vlora dhe katunet e saj. Po ju trapat kujtoni se i dini te gjitha. Ju nuk dini as vendin e te çmendurve, jo me gje tjeter.

      Reply to this comment
  3. Euro Maloku December 5, 21:52

    Ha!Ha!Ha!
    Salehu historjan!
    Na fol pak per UDB dhe Faslliun me Argiten…
    Po per kalin e Xenit…!?

    Reply to this comment
  4. shkodra December 5, 22:06

    O tempora, o mores!!!! Ku e ka hallin ky me kete shkrim??? Cfare kerkon te mbulojë???

    Reply to this comment
  5. intelektuali December 5, 22:30

    ME NE FUND EDHE SALIU E KA KUPTUAR TE VERTETEN

    por:

    Si eshte puna e Renditjes se Drejte ne Luften e dyte Boterore?

    sepse:

    Ne kete dacibao te gjate te Saliut qe publikohet pas pilafit, kur akoma krimet e Enverit dhe te Nexhmijes kane mbetur te pandeshkuara nga Politika jone kombetare 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe kur Piramida Famekeqe e Enverit ri akoma ne mes te Tiranes, kur xhelatet e Enverit dekorohen me medalje trimerie nga Edvini dhe Kodhelet e tij, kur ketyre xhelateve u shtohen pensionet si veterane te LANC-it kriminal jugosllav sic e pranon edhe Saliu, pra ne kete shkrim te gjate si flet-rrufe ne mes te dites nuk permendet nje hollesi qe i hedh poshte te gjitha renditjet e LANC-it ne anen e duhur dhe ky eshte fakti se Kumandari i LANC-it, Enver Hoxha dhe e vluara e tij Nexhmije Hoxha ne baze te gjitha dokumentave historike te mirefillta rezulton se ka jetuar gjate gjithe Luftes ne vilen e kunatit te tij kryefashist dhe kuisling Bahri Omari dhe nga kjo vile ka spiunuar shoket e tij komuniste dhe oficeret angleze qe erdhen ne Mukje me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare. Ne panairin e Librit kete vit ne Tirane doli edhe nje veper historike e bazuar ne dokumenta britanike qe i heq perfundimisht lekuren e deles Enver Hoxhes dhe e tregon qarte si bashkepuntor te gjermaneve. Nga ana tjeter rezulton se Nexhmija ka qene antare e Partise Fashiste qe heret.

    SI QENKA RENDITUR LANC-I I ENVERIT NE ANEN E DUHUR KUR KUMANDARI KA QENE BASHKEPUNTOR I FASHIZMIT?

    Po masakra dhe vrasja e anglezeve ne Kanalin e Korfuzit?

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet dhe bandat e Enverit vetem sepse e deshen Vatanin ashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit te themi o Sali Berisha:

    BUKUR KE FOLUR PER DATEN E ZEZE TE HISTORISE SONE KOMBETARE – 29 NENTORI JUGOSLLAV QE MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE DHE TE BERI TY SEKRETAR PARTIE KUR TE ZDRYPI NGA BJESHKET E NEMUNA PO QE MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU DHE FALIMENTOI EKONOMINE SI KURRE ME PARE NE HISTORI,

    por:

    Pavaresisht aneve pozitive me plot te verteta, ky shkrim eshte i mbushur plot me demagogji ENVERISTE.

    dhe:

    Duket si ato parrullat e Paskal Milos qe predikon papushim Edi Rama:

    ENVERI KA QENE I ENGJELL GJATE LUFTES DHE DJALL PAS SAJ

    Reply to this comment
  6. Arber I December 5, 22:46

    Sali Berisha nuk permend asnje emre historiani qe paskan bere studime mbi daten e clirimit te Shqiperise; sic duket nuk do t’i djege nepunesit e tij ne institucionet shteterore shqiptare deri edhe ne Kuvendin e Shqiperise. Se dyti, dita e clirimit 17, 28, 29 etj. nuk ka lidhje fare me permbajtjen e regjimit komunist qe u vendos pas clirimit; pasi data e clirimit nuk do te ndikoje gje, pasi po ai regjim u vendos. Se treti, kur paska qene regjim projugosllav, pse kembenguli Salih Rame Berisha per t’u pranuar ne partine e Hoxhes qysh se ishte student i Mjekesise?! Se katerti, pse nuk e hoqi nga Kushtetuta Daten e Clirimit 29 Nentor 1944, kur ishte President dhe Kryeminister i Shqiperise? Se pesti, data e clirimit te Shqiperise nga pushtuesit Nazi-Fashiste mund te mos jete fare feste, por nderrimi i dates eshte naivitet historik qe mund ta mendoje vetem nje ish-mjek qe do te behet historian kur i kane rjedhur trute…

    Reply to this comment
  7. sancopanco December 5, 22:48

    iK ORE KRIMINEL. pO KERKON TE NA TREGOSH EDHE HISTORINE NE NJE KOHE KUR DUHEJ TE ISHE DUKE DHENE LLOGARI PARA HISTORISE PER KRIMET DHE MASHTRIMET E TUA OLIMPIKE. POR, NUK KE FAJ TI POR KY POPULL I DEGRADUAR QE S’TA DHA ATJE KU E MERITOJE QYSH NE 1997. TANI, VAZHDO E LEH SI QEN I ZGJEBOSUR EDHE KETO 4-5 VJET JETE QE TE KANE MBETUR.

    Reply to this comment
  8. IP December 5, 23:01

    Kerkon te mbuloje Luften e bijve dhe bijve me te mire te ketij populli kunder bishes nazifashiste perkrah antifashisteve qe luftuan ne te gjitha vendet e pushtuara dhe FITUAN funder plehres fashiste dhe bashkpuntoreve te tyre tradhetare. Ky I cmendur kujton se mund te fshije luften dhe sakrificat e tyre duke ndruar nje date. Ku je o Avni Rustemi,

    Reply to this comment
  9. qamil December 5, 23:51

    do me u duk antiserb ky spiuni i serbeve

    Reply to this comment
  10. Che Guevara December 6, 00:05

    Sali serb Berisha!
    Ti je armiku me i madh i shqiptareve nder shekuj!
    Ate qe u ke bere ti shqiptareve si komb per 27 vjet nuk ua ka bere asnje pushtues!
    Edhe ne keto zhgarravitje,ti tregon helmin qe ke kunder historise se Shqiperise,LANC-it dhe Enver Hoxhes!
    Me kete ti kerkon te ngresh tym,para se te te vije gjema e shumepritur e daljes para gjyqit te popullit per te gjitha krimet e bera!
    Shporru nga media,i qen i zgjebosur se ke qelbur Shqiperine!
    Nga dyert e qelise ke per te shkuar ne varr,o kerme e ndyre!
    Je njeriu me i urryer i kombit shqiptar!
    Mallkuar qofte dita qe nena te polli o kafshe!

    Reply to this comment
  11. Ylli December 6, 02:09

    Race mashtruese dhe hipokrite ,raca komuniste.
    Genjen apo nuk genjen Berisha per fjalimin e Hoxhes me 8 Janar 1945.Nuk keni as moral dhe as fakte ta kundershtoni kete fjalim te dylberit Enver per baben Tito.
    Jeni pjelle e propagandes komuniste dhe viktima te karakterit antishqiptar komunist.Nese keto me lart te dr.Berishes jane genjeshtra ,keni te drejte ti kunderviheni.
    Por jane super te verteta dhe ju jeni lindur nga rrena ,jeni rritur ne rrena dhe do vdisni ne rrena.
    Cdo qeveri w arsyeshme kombetare do caktonte daten 28 nentor si date te clirimit.
    Mbas 28 nentorit te 1448 dhe dhe 28 nentorit te 1912 ,ky do ishte 28 nentori i trete i clirimit te Shqiperise.
    Dylberi i serbeve bashke me dylberet komuniste shqiptare caktuan 29 nentorin per tu servilosur jugosllaveve.
    Komunistet kane qene dhe jane turpi i races shqiptare ,kudo ku ajo eshte.
    Mashtrues dhe vrases !

    Reply to this comment
  12. Lavdosh Isufi Chicago December 6, 02:20

    ELEGJI ME GJALLJE

    U hap lajmi vdiq Berisha
    Qajne sorrat neper pisha
    U nxi shpella ngordhi bisha
    Mbyllen dyert xhami e kisha

    U ndez qielli nga rrufete
    Rrodhi uje larte nga rete
    Upermbyten gjithe halete
    Ketej e tutje nuk ka mbrete

    Qan Argita per babane
    Qan me lote se I dogji xhane
    Ike shpejt bere hatane
    Kujt ja le ne dore vatane

    Jozefina po ulerine
    Ku do mbytem pa Saline
    Cjerr fytyren per mavrine
    Per Berishen fatezine

    Qajne hajdutet per Ali Babane
    Qajne mafiozet per ustane
    Kriminelet me fermane
    Qajne me lote per padishane

    Qajne Malltezet per krushqine
    Se me te u bene zengjine
    Kur punuan per Qeverine
    Me flori mbushen shtepine

    Tropoja me koke menjane
    S’ prete ngushellime per evlane
    E hoqi qafe belane
    Djemte per ate ju vrane

    Zine e mbajti Lazarati
    Hoqen telat nga sahati
    S, paguajne dritat nga inati
    Per te shtatat jane ber gati

    Da kremetojn me cermoni
    Do bejne hallve ne sini
    Ngjyre te verdhe e limoni
    Ta shperndajne ne gjitoni

    Vdiq Berisha nga veremi
    Nuk idha efekte melhemi
    Buza gas e pret Azemi
    Po i vete Sadrazemi

    Vdiqe Saliu po kushe mbeti
    Jane ata qe duall nga plepi
    Qe mendojne si Osmen Gazepi
    Mbas Saliut do bjer qameti

    Pse nuk vdiqe vite me pare
    Na dogje te gjalle ne zjarr
    Mos te gjente shpirti karar
    As atje poshte ne varre

    Reply to this comment
  13. Nga PD-ja December 6, 02:31

    Konfuz dhe fjalepambaruar si gjithemone!

    Si eshte e mundur te mos jete ne gjendje ta shprehe shkurt e qarte ate qe kane koken (ose kafken) boshe ky shpellar.
    As shkolla as specializimet qe i dha Enveri e HYsniu ne France nuk bene dobi.

    Reply to this comment
  14. P. Zani December 6, 04:15

    29-ta duhet festuar edhe per inat te ketij surrat-muti!

    Reply to this comment
  15. demo December 6, 04:58

    Ky qen bir qeni ka plagjatuar shkrimet e mija ne gazetat Republika,Balli i Kombit dhe komentet ketu ne Dita.Kur katundaret kopjojne AGALLARET nuk eshte gje e mire.MALOKU na grabiti TOKAT dhe ua fali katundareve
    me ligjin 7501 dhe ligjin TOKE E XANUN.Me kete PLAGJATURE ben diversion ne bazen enveriste kunder Edi Rames.Po mire o malok,ato enveriste qe nuk votojne Edi Ramen i kompensojme ne Bejleret dhe Agallaret,qe e kemi kuptuar me vakt ftyren tende antishqiptare dhe votojme qe ne 1991 Partine Socialiste.Dhe dije mire se UNE me Kurt Kolen e kemi organizuar ate Greve Urie ne 95,qe tronditi pushtetin tend malok grabitqar dhe i hodhi ne koshin e plerave zaptiet e tua te ndyra,kufomat e lale Osmanit,Uran Karkalecit dhe Pjeter Tomen,qe mshifte kpucet poshte jastekut.

    Reply to this comment
  16. lexuesi December 6, 08:30

    Sa i neveritshem eshte ky njeri! Pasi shkaterroi çdo gje ne kete vend me “kuoten zero” dhe “çekun e bardhe” iu turr edhe dites se çlirimit.Ky kelysh i Serbise qe i çonte naften Milosheviçit, eshte shpellar i marrezise qe ruan gjithenje ne zemer teorite shfarosese te Cubriloviçit. Ky, me pellitjet e gomarit don te mbuloje urrejtjen qe ruan ndaj uçk-se dhe Adem Jasharit.Ky eshte pjella e krimit dhe hipokrizise qe do te perjetesohet nder breza si turpi i Shqiperise

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic December 6, 08:45

    Historin nuk e ben ase ti ase Ate Zef Pellumbi pore Historin e kan bera at qe rrokem armet dhe luftuan deri ne diten kure ushtari i fundit u largua nga shqiperia. Ket e thojen aktoret e dy plve ne lufte edhe luftetaret e LNC dhe ushtaret e pushtues te cilet u larguam ne mengjesin e dates 29 Nentore 1944.
    Ti Berisha je perqars i kombite shqiptare se keshtu je i molepsur me qarqet antishqiptare , ARGAT I SE CILE KE QE VASHDON TE JESH DHE KESHTU DO TE MBETESH TER JETEN.
    Shqiptaret nuk do ta varin kurre ty pervecse ata koloboracionoiste qe te nxoren ne krye per te mashtuar disa injorante qe shkojne pase teje.
    Luften e lavdishme nuk ke munesi ta perbaltesh ti ase ato 10 % koloboracionioste qe ty te rrethojn.Ju ke ni vendin tek kolona e Paste atje ku histori shqiptare dhe ajo Botrore u varrosi njeher e pergjithmon.!

    Reply to this comment
  18. Xha Sulua December 6, 09:10

    Une propozoj qe dita e pavaresise te caktohet data e lindjes te shkaterrusit te Shqiperise, te “nderuaurit ” Salioviçit., Tregojne qe ka dy data salioviçi, atehere date pavaresie te caktojme daten e rrenave te saliovi<òit. Qerllimi i salioviçit eshte te prishe dhe shkaterroje çdo simbol te ketij vendi, sepse keshtu ai siguron pashallekun e dhuruar nga te huajt. Nje habi e madhe, si lejohen keta njerez qe flasin hapur kunder vendit dhe vazhdojne te paguhen pikerisht per shkaterrimetr e medha qe kane bere dhe vazhdojne pa u prishur qejfi. Prandaj jemi ne kete gjendje, sepse nuk vepron shteti. Te gjithe ata qe tunden e shkunden se do bejne shqiperine, kane frike nga keta tipat qe i ndihmon dhe financon serbo-greku. Fatkeqesi.
    xha sulua

    Reply to this comment
  19. betixho December 6, 09:41

    Doli Berisha,ky intrigant i pa shoq,ky ,mbrojtës i paskrupullt i të keqes dhe përmbysjes me kokëposhtë të të vërtetave,,dhe organizatori i kurtheve te reja të fshehta.
    Ju sugjeroj komentusave,por sidomos gazetarëve,analistëve dhe histoianëve që mund të përfshihen në debat, që të kuptojnë qëllimin e shkrimit të Berishës,se ai kërkon veç të tjerave të spostojë vëmëndjen nga jehona që duhet të marrë realisht artikulli i djeshëm i zotit Aziz Gjergji nga Amerika,me titull “Dhjetori i zi”për tradhëtinë e Amet Zogut,dhe komentuesit të merren me Hoxhen dhe jo me Zogun,duke arritur qëllimin e dyfishtë në barazimin e vlerave bile duke e tejkaluar tradhëtinë e Hoxhës mbi atë të zogut,duke mbrojtur ngritjen ne Piedestal të Zogut me monumentin që i bëri.

    Reply to this comment
  20. Kisha terroriste "greke" December 6, 10:08

    O sali mos tu gjend gure varri

    Reply to this comment
  21. Kisha terroriste "greke" December 6, 10:09

    O sali ta vesh bythen ne zjarr nuk te beson njeri

    Reply to this comment
  22. Koba December 6, 10:39

    Boll o Loqe Mi ..Po si nuk e kundershtove akuzen qe je spiun i Serbit????.Po nuk ke goje te flasesh o Loqe Mi.Te ka rene takati ,tu ka nxirre surrati ,te ka zene Lugati per ne Fer te shkosh.

    Reply to this comment
  23. Lili December 6, 12:23

    Mbasi e festoj per sa e sa vjet,tash po i kujtohet se kjo date qenka nje date antikombtare!!

    Reply to this comment
  24. Dn December 6, 12:27

    Hajde berishe,hajde kur te te besojme ty? Kur martohesh me solbodanken per t’i pelqye partise e per te festuar 29 nentorin, qe e ke festuar me devotshmeri deri sot,apo sot kur po refektojsh?
    Mos je nda nga slobodenka qe je kthellje keshtu?

    Reply to this comment
  25. SPSS December 6, 12:55

    Kur e mësove historinë ti more mashtrues klasik, tani në prag të ngordhjes?
    Historinë e vërtetë të vendit të tyre, shqiptarët do ta mësojnë vetëm atëherë kur ti dhe takëmi yt do të na lini shëndetin një herë e përgjithmonë, për të përfunduar në koshin e plehrave të historisë.
    Nëse dëshiron të japësh ndonjë kontribut për njohjen e historisë nga gjeneratat e ardhshme, shkruaj historinë e familjes tënde, dhe tregojë shqiptarëve se si arritët ju të mësonit shkrim e këndim, të mësonit se çfarë është drita elektrike, çfarë është sapuni, radioja, qelqi, porcelani, tryeza, karriget etj etj.
    Si e mësuat ju që kur sëmuren njerëzit duhet të shkojnë tek mjeku dhe jo tek hoxha i fshatit dhe se si atë ditë ty të lindi dëshira për t’u bërë mjek.
    Ky do jetë kontributi yt për të njohur hitsorinë. Me pjesën tjetër ka kush merret.

    Reply to this comment
  26. Haka Tekizoti December 6, 15:39

    Data e çlirimi të Shqipërisë të caktohet dita kur do iki Saliu nga kjo dynja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*