Debati për fjongon e verdhë, Guardiola pranon ta heqë gjatë ndeshjeve

March 6, 2018 13:55

Debati për fjongon e verdhë, Guardiola pranon ta heqë gjatë ndeshjeve

 

Manchester City iu përgjigj Federatës Angleze të Futbollit në lidhje me fjongon e verdhë që trajneri Pep Guardiola e mbante gjatë ndeshjeve të Premier League.

Tekniku 47-vjeçar e mbante këtë fjongo në shenjë solidariteti për referendumin për pavarësinë e Katalonjës dhe politikanëve të arrestuar katalanas.

Për Federatën Angleze, mbajtja e kësaj fjongoje ishte një thyerje e rregullores, pasi ajo konsiderohet si një mesazh politik.

Guardiola kishte afat deri në datën 5 mars që t’i përgjigjej akuzave të Federatës, dhe në fund e bëri këtë duke pranuar që të heqë fjongon e verdhë gjatë ndeshjeve duke treguar se respekton rregullat e Federatës.

Kjo do të thotë se ai do të jetë i lirë ta vendosë këtë fjongo jashtë fushave të lojës, për shembull në konferencat apo intervistat përpara sfidave.

Vetë Guardiola nëpërmjet një letre të dërguar në zyrat e Federatës Angleze pranoi ndëshkimin e këtij institucioni që për momentin është monetar, por refuzoi të kërkojë falje për të.

Sipas tij mbajtja e fjongos së verdhë është një gjest humanitar dhe jo mesazh politik.

Guardiola theksoi se mbajtja e fjongos së verdhë nga ana e tij nuk do të thotë se ai është pro pavarësisë së Katalonjës, por është në shenjë solidariteti për 4 persona që janë burgosur pa u gjykuar.

a.s/dita

March 6, 2018 13:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*