Debati për hajdutin shqiptar në Greqi, si iu shpëtoi 20 viteve burg

October 26, 2017 21:05

Debati për hajdutin shqiptar në Greqi, si iu shpëtoi 20 viteve burg

Një shtetas shqiptar bashkë me tre persona të tjerë, në verën e vitit 2014 grabiti një argjendari në qendër të Athinës.

Duke qëlluar në ajër, ata arritën të hynin në dyqan ku morën bizhuteri me vlerë 112 mijë euro dhe 8500 euro.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari në vend që të lirohej më 13 nëntor të vitit 2035, u lirua më 1 shtator të 2017-s, pas 800 ditësh për shkak të “ligjit mbi invaliditetin”, e njohur si “ligji Parashqevopulos”.

Shqiptari pati një dëmtim të rëndë në gju, si pasojë e një aksidenti rrugor vetëm pak ditë para se të arrestohej, në nëntor 2014. E si pasojë, në vend të bënte 20 vjet burg, bëri 2.5 vjet.

Ky rast ka hapur një debat mjaft të madh në shtetin fqinj Greqi, pasi hajdutët shqiptarë përdorën kallashnikovët dhe qëlluan në sy të kalimtarëve.

Pasi dogjën në pyll makinën e parë të tyre (e vjedhur), ata i vunë flakën edhe së dytës, por më pas investigimet e policisë sollën në arrestimet e tyre.

October 26, 2017 21:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*