Debati për Skënderbeun, shpërthen analisti: Kjo histeri e atdhedashurisë, si nderi i tutorëve të prostitutave

September 2, 2017 16:14

Debati për Skënderbeun, shpërthen analisti: Kjo histeri e atdhedashurisë, si nderi i tutorëve të prostitutave

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, përmes një shkrimi botuar në faqen e tij në FB, shkruan se gjithë kjo zhurmë për mbulimin e shtatores së Skënderbeut për Kurban Bajram është një falsitet.
Ai madje bën një paralelizëm mes tutorëve të prostitutave dhe atyre që shiten si patriotë.

SHKRIMI

Histeria e atdhedashurisë si nderi i tutorëve të prostitutave

Ne shqiptrarët i kemi mbushur mendjen vetes se jemi njerëz të besës, e madje këtë e kemi një institucioin të hipotekuar në “arkivën” e pasurive tona kombëtare. Gjithashtu i kemi mbushur mendjen edhe se nderi për ne është gjeja më e shenjtë. Dhe në këtë pikë ne jemi shumë të qartë, që për nder kuptojmë atë seksual, pra mbrojtjen e nderit të femrës.

Por asnjëherë se kam kuptuar se si është e mundur që burrat që të vrasin për nder, mbushën rrugët e Europës me vajzat e vendit të tyre, madje edhe në farefis, që i shfrytëzojnë për prosituta? Si shpjegohet që këta soj burrash bëjnë dasma me krushqi e unaza në vendin e tyre, dhe sapo mbërrijnë në Itali e Holandë, nuset i nxjerrin në rrugë për ti shfrytëzuar si prostituta?

Këto realitete kontradiktore, mu kujtuan ndërsa prej dy ditësh ka shpërthyer kudo histeria e atdhedashurisë, për mbrotjejn e figurës së Skënderbeut, pasi Komuniteti Mysliman vendosi një ekran në sheshin “Skënderbej”, kur do të kryehej falja e Bajramit. Sa i takon ekranit, unë ndaj mendimin se ajo është cështje këndvështrimi. Nga diku shatorja nuk shikohej plotësisht, e nga diku shikohej. Eshtë si puna e eksplisit, që në një continent shikohet i plotë, diku i pjesshëm e diku nuk shikohet fare. Unë mendoj se këto lloj histerish shpërthejnë sa herë preket diku sedra historike dhe atdhetare. Por a janë vertet kaq atedhetarë shqiptarët? A iu dhimbset vërtet historia dhe vendi i tyre kaq shumë sa bërtasin nëpër media e rrjetet sociale?

Unë them që jo! Ata që bërtasin për një ekran ne sheshin “Skënderbej”, përse nuk bërtitën kur Kalasë së Mamicës në Petrelë i ndërtuan mu në majë një mejhane që pjek qofte dhe pula?

Këta që bërtasin kaq shumë për historinë, përse nuk shqetësohen për shkatërrimin e trashëgimisë, poshtë e lart, nëpër qytete e male?

Këta që e duan kaq shumë Shqipërinë, përse nuk e shprehin dashurinë ndryshe, duke bërë më shumë për ta shpëtuar këtë vend nga shkatërrimi dhe rrënimi që po i bëhet cdo ditë në male, fusha, lumenj e dete?

Ka shumë mënyra për të treguar se sa shumë e doni këtë vend. Më e gabuara është të fusni përcajre fetare.

September 2, 2017 16:14
Komento

17 Komente

  1. Konti Sbalta September 2, 16:38

    Kikia :Pa ta kthyer fyerjen tende me fyerje,por me duket edhe ti ben kikiii , si gjeli; por gjeli aq di vetem te kendoje se koken e ka bosh.Atdhedashuria shprehet ne cdo rast ne cdo hap ne cdo fjale , kudo e kurdohere ; por une nuk e mora vesh ti shan ata qe me te drejte u revoltuan nga ky perdhunim i figures qe per ne eshte simbol kombetar , pra eshte i shenjte , perpara c’do feje,apo , sepse e quajten nji veprim te qellimshem te ndonji fanatiku te fese myslimane dhe per kete komuniteti Mysliman duhet te ndeshkoje fajtoret dhe jo te laje gojen me shprehje se ky ishte nji veprim i pa qellimshem.Kur eshte dhene sheshi per ceremonin duhet te kete patur nji mareveshje per rregullin ne shesh , atehere edhe bashkija te mos hesht , por te pergjigjet si pronare dhe administratore e sheshit.

    Reply to this comment
  2. Krist September 2, 17:04

    Ua,cfare analize original alla Mentorce!

    Reply to this comment
  3. Arber September 2, 17:46

    O KIKIA (O KUKU) pse duhet te pellasin artopalantet e hoxhallareve neper minarete, kur ne Shqiperi jetojne besimtare ateiste, katolike, ortodokse dhe bektashinj?!
    Pse besimtaret myslimane duhet te ngerne bythen neper sheshe kur kane xhamite?!

    Reply to this comment
  4. mentor; çfar ke bere, kete radhe?????? September 2, 18:20

    mentor: si ka mundesi te shkuash keshtu kete here ??!! si u “merzite” nga fallsiteti i “patriotmeneve” dhe bere gjithe ato pyetje per patriotetllekun e tyre dhe nuk bere pyetjen : “po ju o turme gjigande bythqiresh; nga u bete kaq besimtar, qe e deshmat publikisht, ne sheshin simbol te tiranes????!!!!

    Reply to this comment
  5. Xha Jaho September 2, 20:12

    Mentor, ia fut pordhes kot. Ato qe thua t’i qendrojne. Por ketu e ke gabim. Percarjen e fusin ata qe bene kete veprim te shemtuar. Erdogani, pasi shkatrroi Turqine e Ataturkut, me islamizmin e tij neo-otoman e anti-perendimor, po fut percarjen ne Ballkan. Prandaj dhe turqit jo me kot kane kerkuar te ndryshohen tekstet historike. Se medemek, pasi na shkerdhyen 5 shekuj, sot jemi “vellezer” me ta. Keshtu o trim i xha Jahos, terezite me mire ate penen here tjeter.

    Reply to this comment
  6. Arben September 2, 20:15

    KEMI 100 E KUSUR VITE NE KETE RRUGE

    MASHTRIMESH ,JO KOMBI KESHTU, JO KY ASHTU

    TE THOJE NJERI QOFTE EDHE NJE PERIUDHE

    TE VETME QOFTE EDHE 1 VJECARE QE KEMI

    PARE HAIR ME SY, DHE JEMI NE RREGULL

    Reply to this comment
  7. arbi September 2, 23:18

    Mullah Mentori,
    bravo!

    Reply to this comment
  8. Crusader September 3, 01:35

    Neotomanet e tipit Kikia apo kikiriku, nuk mund te japin analiza asnjanese. Kane konflikt interesi, sepse flene ne xhepin e axhendes Erdoganiste Otomane per te faktorizuar Shqiptaret si mbeshtetes te planeve neotomane ne Ballkan. E kane te kote. Ky eshte territor Europian dhe i perket krishterimit. Jane 60 milione te krishtere ne Ballkan dhe nje pakice mbetje e Turqise qe eshte e paperfillshme.

    Reply to this comment
  9. Linda September 3, 10:21

    Tani kemi edhe nje IMAM tjeter me emrin Mentor Kikia.
    Megjithae me diplome ne shkencat e Sakta, arsyeton si nje analfabet.
    Mungesa e patriotizmit te myslymaneve gjate faljes Ne bulevard eshte nje turp per te gjithe kombin.
    MEntori mendon se jo. Nje dite kur ti dale rafia do ti vije turp nga vetja.

    Reply to this comment
  10. Pellazgos September 3, 18:31

    Keto jane vese,puna eshte tek identiteti zoti Mentoras,emer Greke i heroit te Iliadhes se Omiros.
    Ne “Shqipetaret” zoti Kikia i kemi mbushur mendjen vetes se Pirrua,Aleksandros,Akileas,Odhiseas,Kostandinos jane “Shqipetare”.Edhe Jeorgios Kastriotis qe eshte emeruar Prijesi i Epirit nga historia Evropiane dhe e Botes,ka pas deklaruar qe ne jemi nje gjak me Akilin,Aleksandros,fjemte e Zeusit.
    Kostandinos o Megas Perandori i fundit i Romes e kuptoni i fundit,hoqi gjuhen Latine dhe vendosi gjuhen Greke dhe u quajt Perandori e Bizantit e Romes se dyte se te paren e ndertuan Greket e Troas qe kaluan nga Buthrotos dhe shkuan ne Rome.
    Juve ju pelqen historia me Sulltaner me duket.
    Hiqni dore nga Turqia dhe Italia se nderi eshte me Greqine me Pirron dhe shkaterrimet e Romes ne Epir,te tjerat jane perralla me Nastradine.

    Reply to this comment
    • vera e nxehte September 4, 10:35

      Tani e kuptova se kush fshihet si struci pas Pellazgos. Si gjithenje nje grek bastarde dhe jo nje grek i qyteteruar, se dhe greket njerez te koheve moderne jane, por ka nje gje; ne çdo vend e komb ka te keqinj dhe te mire. Te keqinj kur gjejne terren dalin nga strofkulla dhe spjegojne teori e praktika sipas torollakes se tyre duke futur dhe ca llustra historie pas qejfit apo dhe emra e shifra arabe nga kane dhe origjinen vete. Diku edhe nje shkrim tjeter, lexova komentin e tij qe kerkonte te fuste terma te reja ne vatanin e vjeter duke e quajtur kengen labe si kenge epiriote polifonike. Mire ben se kalon kohen njeriu edhe me gjera te tilla, kur nuk ka se çfare te beje, por ama te qendroje pak me drejte se po i shtremberohet fare kurrizi e po i ulet koka poshte. Greqia ka krenarine e saj me lashtesine dhe kjo eshte e pa mohueshme, por kjo nuk do te thote se dhe keta te sotmit do te ngelen te tille per brezat e ardhshem me kete mendje qe historia moderne u a shperfill. Po ashtu dhe Shqiperia e vuajtur ka histori dhe krenari per shume njerez patriote qe bile dhe sakrifikuan per vendin, por kjo nuk do te thote qe sot nuk ka mbeturina qe kane veshur vello te duken si nuse. Dhe keshtu, me qellime te caktuara, jashte ndergjegjes humane apo me mediokritetin qe karakterizon ata qe me shume kopjojne se sa dine nga mesimet, shkruajne per te qene ne mes te tjereve. Dhe ashtu ndodh. Edhe Mentori apo edhe Pellazgos qe qenka futur thelle.

      Reply to this comment
  11. Dielli mbi Korab September 3, 19:53

    Mentor ke bo nji analiz kot fare duke marre shembuj vulgare jo si gazetar por ,tamam si islamik i thekun ,por pa mjekerr

    Reply to this comment
  12. :::: September 3, 21:39

    Aferim mullah Kikia

    Reply to this comment
  13. MH September 3, 23:24

    Fjalia qe mbylle komplet jo vetem komentet.Po kryesisht Mentorin e Kikias:

    “po ju o turme gjigande bythqiresh; nga u bete kaq besimtar,
    Fjalia asht marr nga nji nga komentet e ma siperme.
    Pershendetje autorit te fjalis gjigande ne vlersimin tim.

    Reply to this comment
  14. anticensurë25642654 September 4, 08:40

    “or ky kike,kike” thoshte xha sulua tek kapidani!!
    “Këta që e duan kaq shumë Shqipërinë, përse nuk e shprehin dashurinë ndryshe, duke bërë më shumë për ta shpëtuar këtë vend nga shkatërrimi dhe rrënimi që po i bëhet cdo ditë në male, fusha, lumenj e dete?”
    mora këtë frazë në fund të kikes për të thënë fare thejshtë,ne aq dimë e aq bëjmë o kike!!
    ndoshta nuk e kapim dot shkatërrimin që bëhet në male e fusha në qytete e fshatëra,por ndryshe nga ti kujtohemi për diçka!!kujtohemi, ndoshta nga nënndërgjegjia,ajo që ka të bëjë me lirinë,që të mos pranojmë të na shkelet dhe ajo ndjenjë themelore që duam sduam na detyron të kundërshojmë këtë ndyrësi!
    ti o kike,jo vetëm që nuk bën gjë për të tëra ato që thua se nuk bëjmë ne,por përpiqesh të na heqësh dhe këtë “kryengritje”spontane,nga të vetmet të pastëra!!
    ti o kike për para por dhe ndoshta për një besim të ndyrë fondamentalist,ose për rrënjë osmane po përpiqesh të hapësh rrugën jo vetëm për mbulimin e pesonifikimit të lirisë shqiptare,jo vetëm për heqjen e përmendores së tij,por dhe për pregatitjen e invazionit neo osman të shqipërisë!!
    kështu si puna tënde ka pasur emisarë osmanllin dhe para 600 vjetësh!njëlloj si ti kanë folur ata pararendësit e jeniçrëve me jatagan!!
    kike,mor kike para se të përpiqesh të shuash dhe këtë shkëndijë,ndoshta të mbetur,fillo e ndiz zjarrin duke filluar nga kjo shkëndijë!!duke u bazuar në këtë rrevoltë popullore fillo e kërko riparimin e shaktërrimeve që ndodhin në shqipëri!!
    mos u përpiq të shuash dhe këtë ndjenjë të fundit,por fillo nga ajo për të ndërtuar tërë mangësitë e tjera!!
    kike ji shqiptar dhe jo rrogëtar i erdoganit!!
    ai po shkatërron vëndin e tij dh enuk mund të rregullojë tëndin or gomar!
    nëse ne jemi ashtu si thua ti??
    ti i vjen të jesh përfaqsuesi tonë!!
    nëse ne nxorëm vajza e gra për prostitucion??ti për pes para po shet tërë shqipërinë,për pes aspra!!
    ps:kështu dalin në sipërfaqe tërë ndyrësitë e shitura në turqi a gërqi!!të paktën ti je me emër e mbiemër,e jo me pseudonim “Arben”!

    Reply to this comment
  15. demo September 4, 09:26

    Katunari Paprit Hasgjel M,,.Kikia,kerkon te duket si maloku Skraparit M,,Nano..Ku e gjete kulturen ti Kike,ku e gjete traditen qytetare,ku e ke ti kujtesen familjare te dish se cfare sakrificash jane dashur per te ngritur kete shtet me emrin e Skenderbeut?.Ti vjen nga hici,Gabim bejne ato TV qe te vene ty tutor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*