Debati për stadiumin, Rama: Shihni si u zhvendos nga UNESCO tempulli në Egjipt

August 13, 2016 20:14

Debati për stadiumin, Rama: Shihni si u zhvendos nga UNESCO tempulli në Egjipt

Kryeministri Edi Rama nuk ka rreshtu as sot së ironizuari për të gjithë ata që janë shprehur kundër zhvendosjes së fasadës së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Rama ka sjellë përmes fotove dfhe sqarimeve në rrjetin social facebook dhe një rast të një gjysmë shekulli më parë, të zhvendosjes së një tempulli të shenjtë mbi lumin Nil, me angazhimin e vetë UNESCO-s.

“Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nil.

Pse?! Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm!

Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër. 

Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha.

Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm“, shkruan Rama.

3 4 5 6 2

August 13, 2016 20:14
Komento

5 Komente

  1. intelektuali August 13, 21:50

    Nje pyetje per kryeministrin tone artist qe i referohet Piramidave te Egjyptit, por harron Piramidat e Shqypnise:

    PO PIRAMIDEN E MONSTRES GJAKATARE ENVER HOXHA NGA UNESCO-N PRET QE TA FLAKE NE PLEHRA DHE TA PRISHE NGA THEMELET O EDI RAMA?

    sepse:

    perpara se te hedhesh badiava 60 milione e me teper eur si Saliu ne Rrugen e Kombit me mire pyet si ndertohen dhe rikonstruktohen ne Bote stadiumet qe te mos vazhdosh Kauzen e Kryebashkiut do vite me pare kur betonizove Tironen si mos me keq dhe qe duket nga Kulla e Vodafonit si lagje e Kandaharit ne Afganistan.

    prandaj o Edi Rama Guximtari:

    BEJ NJE STADIUM SI I BARCELONES SE DO T’I FALIM TE GJITHA KULCEDRAT E TUA PREJ BETONI QE I KANE ZENE FYTIN TIRONES SONE!

    Leri projektet dallkauke te italianit me kulla vrojtimi si ato te Oso Kukes ne mes te Kryeqytetit dhe shiko si po nderton Barca stadiumin fantastik pa kulla vrojtimi enveriste si ato te Kohes se Qepes te Partise se Punes:

    http://www.barcelonayellow.com/fcb-football-sports/147-new-camp-nou-stadium

    Po te ka kapur mania e prishjes me mire fillo te shkaterrosh Piramiden e urryer te Enver Hoxhes ne mes te Lulishtes qe i kall daten edhe femijeve ne barkun e nenave, po pse jo pas Piramides edhe Muzeun Historik Komunist si Qofte ne mes te Bulevardit qe i ka zene frymen qendres italiane dhe pas Muzeut Historik te Fecor Shehut me bareliefin enverist ne balle te tij perfundoje kete pune te mbare me prishjen e Pallatit Sovjetik te Kultures si nje shemtire bolshevike qe i ka zene vendin Pazarit te Vjeter te Kryeqytetit tone dikur te hijshem dhe sot qe ngjan si lagje e Kandaharit te Afganistanit.

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 14, 04:05

    Ketij bojaxhiu nuk i bejne me efekt as drogat, eshte i paftyre, mashtrues, ordiner, tutkun, hajdut dhe palaco.

    Reply to this comment
  3. info analitike August 14, 08:32

    Ky Erdogani shqiptar qe nuk pyet per rregulla, ligje, objekte kulture te mbrojtura me ligj tashme ka dale hapur ne gjithe cmendurine e tij. Vetem nje mendje e semure si e tija mund te kapet e te beje krahsime me raste te tilla si ai i tempullit mbi lumin Nil.

    Reply to this comment
  4. info analitike August 14, 11:48

    Perse nuk qendron justifikimi i radhes per te fshehur kete mega maskarallek qe po behet me stadiumin:
    Zhvendosja e tempullit Abu Simbel u be per ta shpetuar nga permbytjet qe shkaktonte lumi Nil per shkak te diges Aswan High Dam.
    Kjo zhvendosje beri te mundur transferimin e tempullit ne nje vend me te larte duke ruajtur te gjitha karakteristikat e tij.
    Kjo pune nuk u be as per interesa te ngushta perfitimesh personale, as sepse iu tek kryeministrit egjiptian se keshtu duhej bere se ishte mire por pas nje periudhe relativisht te gjate studimesh dhe vleresimesh qe zhvendosja te kryej ne menyren me te mire te mundshme.
    Tani krahasoni ate punetorin ne foto qe e ka shkaterruar fare basorelievin e stadiumit per te krahasuar nivelin dhe cilesine punes.
    Tempulli u transferua duke ruajtur karakteristikat origjinale ndersa balli i stadiumit do te ngjitet si pulle poste ne nje strukture qe nuk ka asnje pike te perbashket me te duke e shperfytyruar fare origjinen e saj.
    Ja perse mund te thuhet me keqardhje se tashme ai monument kulture eshte shkaterruar perfundimisht nen heshtjen e koneve qe bertisnin dikur shesheve e televizioneve. Nje ndjese me gjysme zeri e bere ne facebook nga Artan Lame sa per te lare gojen nuk e bene ate me pak fajtor per kete krim
    Per me teper informacione mbi punen qe eshte bere per zhvendosjen e tempullit mund te lexoni ketu: http://www.icomos.org/monumentum/vol17/vol17_2.pdf

    Reply to this comment
  5. Merohuana August 14, 14:04

    I more 20% ti?? Le te derdellisin keta. Merr dhe 20% e atyre hidricenrraleve dhe leri njerezit te flasin.
    He me te lumsha. Qiti uje te zi shqiperise sa ta kesh vete ne dore. Beji dhe njevpashaporte te huaj zakos dhe mbyllet kho pune

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*