Debati për zgjedhjen e Guvernatorit. A duhet të vijë mes anëtarëve të Këshillit?

December 7, 2014 15:50

Debati për zgjedhjen e Guvernatorit. A duhet të vijë mes anëtarëve të Këshillit?

Dekreti i presidentit Bujar Nishani për propozimin e Gent Sejkos vjen pas një procesi të nisur disa muaj më parë, kur kreu i shtetit ftoi zyrtarisht të gjithë personat e interesuar për postin e guvernatorit, që të aplikonin pranë zyrës së tij.

Gjatë kësaj kohe, zoti Nishani ka bërë të ditur publikisht, në më shumë se një rast, edhe hollësi mbi ecurinë e procesit. Pak kohë më parë madje, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Presidenti zbuloi se nga 42 emrat që kanë aplikuar, ai kishte përzgjedhur 7.

Paralelisht, në dy muajt e fundit, kreu i shtetit ka zhvilluar për këtë çështje edhe takime të përsëritura me kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit Meta dhe liderin e opozitës Basha. Zyrtarisht për publikun është bërë e ditur se në takime është folur vetëm mbi kriteret, që duhet të ketë Guvernatori i ri, dhe jo mbi emra të posaçëm.

Por, në sfond të këtyre zhvillimeve ka pasur edhe një debat në distancë mes disa përfaqësuesve të lartë të mazhorancës dhe kreut të shtetit. Një debat, i cili mpleks jo vetëm aspekte politike, por edhe një përplasje argumentesh juridikë.

Ligji për Bankën e Shqipërisë i jep Presidentit të drejtën për propozimin e  Guvernatorit, por në të njëtën kohë, tagrin për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës ia njeh 3 qeverisë, 5 Parlamentit dhe 1 vetë Këshillit.

Kandidatura e zotit Sejko vjen jashtë këtyre institucioneve dhe, pikërisht ky, ka qenë dhe debati në distancë mes Presidentit dhe përfaqësuesve të mazhorancës, veçanërisht Erion Braçes që drejton Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Zoti Braçe pretendon se ligji nuk i jep hapësirë Presidentit të zgjedhë një kandidaturë nga jashtë, pasi në këtë mënyrë cënon kompetencat ose të qeverisë, ose të Parlamentit, duke iu hequr atyre të drejtën e një propozimi.

Por, kreu i shtetit thotë se ligji dhe Kushtetuta ia njohin atij të drejtën e Guvernatorit. Tashmë ajo që mbetet për t’u parë është se cili do të jetë qëndrimi i mazhorancës në Parlament. A do ta pranojë ajo propozimin e zotit Nishani, apo procesi i zgjedhjes së Guvernatorit do të hyjë në skenarë të tjerë./TCH

December 7, 2014 15:50
Komento

4 Komente

  1. Natali December 7, 16:22

    Presideti nuk e ka te drtejten morale per te zgjedhur pasi Ai nuk esht mbi palet por me palen….!!!Ai kerkon te emeroj me shume nje avokat per Fullanin& kompani…

    Reply to this comment
  2. Pal Lleshi December 7, 16:57

    E imagjinon dot se anen e ciles pale do mbaje ti sikur te te urdheronte tjeterkush…

    Reply to this comment
  3. Eli December 7, 19:56

    Presidenti yne i nderuar, nje njeri ulok nga fiziku dhe nga mendte, ne krye te cdo institucioni

    do te zgjedhe ata njerez qe i rekomandon mafiozi Sali Serbomadhi, keshtu qe edhe per

    Guvernatorin e Pergjithshem i ka marre me kohe porosite, po pret t’i zbatoje ato.

    Reply to this comment
  4. iri December 8, 08:48

    Asnje dyshim nuk ka per kete z. Eli, pasi ka bere me pare verifikimin e biografise se tij nga zum- zume papagalli , ,,,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*