Debati “Stefani”, një debat që duhet çuar më tej

August 29, 2016 16:59

Debati “Stefani”, një debat që duhet çuar më tej

Nga Lekë Tasi

Debati që ka hapur Andrea Stefani vlen për të kuptuar momentin aktual, të cilin një media perëndimore e komentoi me një fjali të shkurtër: “Me ndryshimet kushtetuese që po bëhen, Shqipëria kalon nga Lindja në Perëndim”, (kuptimi më në thellësi i kësaj fjalie është që ky kalim ka rëndësi historike dhe nuk është formal si në 1990). Pikërisht ky ndryshim themelor që pritet ka shkaktuar këtë “shtrëngim rradhësh” tek mendësia 45 vjeçare që i reziston prononcimit të A. Stefanit. Ky gazetar, i njohur për komentet e tij  energjike në dy dekada e gjysmë, i qëndron vërtet pozicionit zyrtar se Lufta partizane ka qënë e drejtë,  por i shton pohimin e padiskutueshëm për opinionin, se diktatori me shokët e tij i varrosi shpresat e dëshmorëve për demokraci e mirëqenie, dhe shtypi popullin dhe vetë luftëtarët pranë tij me pushtetin e tij personal. Argumentimi i tij është logjik, konciz dhe pa asnjë ekuivok ku të kapet cilidoqoftë:

Tezë- demonstrim me fakte të pakundërshtueshme – konkluzion.

Përballë kësaj qartësie, artikujt e kundërshtarëve janë konfuzë sepse, ndryshe nga Andrea me prejardhje komuniste, por që vendos si bazë të tijën pavarësinë nga çdo interes të argumentimit dhe vendos si vlerë  mbi çdo tjetër të drejtat e njeriut, ata nisen me një paragjykim pro asaj të kaluare ku ndjeheshin mirë, dhe për ta mbrojtur zbatojnë të mirënjohurin vesin e stigmatizuar qysh herët nga F.Konica – nuk merren me ato që autori thotë, dhe i përgjigjen për ato që ai nuk thotë. Duan që lavdia e vetëshpallur të mbetet e paprekur edhe mbas përmbysjes që ndodhi tek mendja e popujve mbi komunizmin – kur ai doli një lloj fashizmi por me varfëri. Pik’ e parë, nuk pyesin për marksistët e vërtetë shqiptarë që si bartës iluzionesh  por me sinqeritet, mbasi i dhanë emrin luftës, u eliminuan menjëherë nga klika gjuajtëse e pushtetit me anë terrori, bile s’mbajnë dot qëndrim as për të fundmin e tyre, që ndoqi fatin e tyre në Dhjetor 1981, atë që e bëri luftën dhe ata e admiruan 30 vjet, por e harruan edhe kur iu torturua familja. Pa krijuar një pozicion vetë mbrojtësit e luftës dhe të asaj që pasoi dhe pa shpjeguar britmat  makabre kur i vinin në dhe  shokët e tyre, ç’lavdi u mbetet?

Pjesa e opinionit që janë politikisht kundra diktaturës e jo vetëm sepse u goditën, do të shkonin më tutje në këtë debat për të vënë në pyetje vetë luftën, a ishte e nevojshme apo e dëmshme në kushtet që u bë, se ajo u projektua siç doli, pra qe pjesë dhe shkak direkt i gjëmës që pasoi. Idealizimi i pjesëmarrjes në  koalicionin antifashist që afishohet zakonisht si  imperative, nuk qe as në nisje as në mbarim, pjesëmarrje  reale, por porosi së jashtmi e zbatuar me bindje servile ose të verbër (këto janë dy kategoritë) dhe me qëllim t’i mbetej fuqia të mandatuarit me atë porosi, dhe të ndiqej një politikë besnike vetëm e Lindjes dhe luftës së ftohtë; këtë e di kushdo, dhe vetë ata që e përdorin argumentin e Koalicionit. E para pra, është kush të futi në atë koalicion dhe e dyta,  ç’qëllime pati ajo mbeturinë koalicioni në Shqipëri.

Mendimi politik i vërtetë nuk ka primar koalicionet, por pyetjen me cilin fiton vendi im. Dhe kjo ndërron sipas momentit që kalon shteti në konflikt; interesi kombëtar ngërthen në momente kruciale partitë politike, qeveritare e opozitare, në përgjegjësinë e përbashkët ndaj vendit. Veç kësaj ekzistojnë edhe arsye të forta gjeostrategjike pse një vend e do Koalicionin Antifashist dhe pse një vend tjetër dëmtohet prej tij.

Po të marrim shembull dy vende ballkanike me pozicion gjeografik më të disfavorshëm se i yni gjatë LDB, por me eksperiencë shtetnore më të pasur, Bullgaria dhe Rumania, që do të silleshin sipas balancës së forcave që avanconin drejt tyre e i shkelnin. Ato shpallën neutralitetin për të shpëtuar nga konflikti, dhe më pas bënë aleanca me Boshtin dhe pastaj me Koalicionin, por në të tre rastet për shkaqe kombëtare cilado qeveri që vinte – rivendikime tokash që u përkisnin më parë ose ruajtje të atyre që u takonin. Në fakt  Rumania megjithëse kishte peshën më të madhe se Hungaria përkrah Boshtit, ishte dëmtuar prej tij duke iu marrë Transilvania për t’iu aneksuar Hungarisë, dhe Dobruxha Bullgarisë, por për Antonescun rreziku më i madh i Rumanisë ishte Rusia, siç u vërtetua në 1945. Mbreti Mihail me kthesën që bëri pro Koalicionit, i rifitoi ato toka, por humbi Moldavinë si dhe fronin, dhe për forcë madhore vendi i tij fitoi dhe komunizmin. Bullgaria kishte ardhur deri në Ohër me avancimin gjerman dhe në jug kishte dalë në Egje. I humbi këto toka në 1945, por mbreti Boris i kishte më të kufizuara zgjidhjet. Kishte shpallur neutralitetin, dhe kjo i kushtoi fronin dhe jetën. Tek të dyja këto vende nuk regjistrohet një luftë partizane e mirëfilltë, se nuk qe e nevojshme, ngrenin kandar të tjerë faktorë, dhe të gjitha palët politike synonin me mënyrat e veta secila të kënaqnin interesa kombëtare, le të kishte mes tyre përplasje të përgjakshme.

Shqipëria me një pozicion më të favorshëm, po të kishte këtë lloj uniteti dhe një rend kushtetues më të konsoliduar si ato, do mund të mbante neutralitetin më me sukses, dhe me manovrime brenda palëve. Si më afër trupave aleate, mund të kalonte drejt e në okupim aleat, pra t’i shpëtonte komunizmit, që në fakt ishte thjesht infiltrim, asnjë interes historik e gjeostrategjik nuk e diktonte pjesëmarrjen me Lindjen. Çfarë do humbte populli ynë nëse me ndërrim qeverish, gjysmë kushtetueshëm e gjysmë grusht shteti do të imitonte këto dy shtete ballkanike? Me neutralitetin që shpalli qeveria në Shtator 1943 (që gjermanët e respektuan meqë s’kishim ushtri) dhe krahas tij me marrëveshjen BK-PK &Leg.(Gusht 1943), mund të koordinohej një administrim progjerman “kuisling” dhe paralelisht luftë (por jo civile) në male, që me instruktorë perëndimorë do të na çonte në gji të aleatëve mjaft më herët, sepse nuk do të refuzohej  zbarkimi tyre kur u kërkua. Veprimi jugosllav këtë eventualitet e shmangu urgjentisht. Pra skema e përhershme gjatë këtyre 100 vjetëve e ndërhyrjes së faktorit të pagjumë nga jashtë, u realizua edhe këtë rradhë, por me pasoja rrënimtare afatesh të gjata.

Në këtë optikë duhet shqyrtuar periudha e luftës. Kur themi skema o skenarë  të përhershëm, nuk nënkuptojmë vetëm infiltrimin nga jashtë, por edhe mosrezistencën ndaj tij brënda. Nuk duhet pra një   shikim bardhezi kaq i dalëboje që e përdorin ata që i mbijetuan si të parëndësishëm pastrimeve  të Enverit  dhe sot flasin nga siguria e tyre e vogël, por duhet të analizohet disuniteti ynë i trashëguar që shfrytëzohet  çdo herë ndryshe dhe befas. Këtë rradhë kjo forcë infiltruese nacional -serbe (që mbijetoi si në mbretëri edhe në komunizëm e më tëhu), e përdori sistemin e ri të terrorit ekstrem bolshevik për ta imponuar sa më  egër tek ne me qëllim zhbërjen e gjithshkaje ishte ndërtuar në 30 vjet pavarësi, dhe si garanci që rivendikimet tona për shqiptarët nën sundimin e saj të mos bëheshin të gjalla, siç ndodhi, madje me deklarata shprehimisht servile në konferencën e paqes për mosekzistencën e një çështjeje të tillë. Pra “pjesëmarrja në Koalicionin Antifashist” që tundin si kartë ata që hymnizojnë luftën, u provua si mospjesëmarrje e skajshme në frymën që kishte Koalicioni me Kartën e Atlantikut në ballë. Ne përfunduam në satelit i bindur pikërisht të armikut që folkori e shpallte prej shekujsh. Kush të pajton si shërbëtor për t’i mbaruar punën, don dhe të të mbajë lidhur botërisht. Kjo skllavëri pasoi qysh ditët e para si ndarje e hapur  nga fuqitë perëndimore aleate, me minat e kanalit të Korfuzit, me dëbimin e misioneve  anglo-amerikane  menjëherë mbas, me refuzimin e planit Marshall, me gjyqet dhe ekzekutimin e të zgjedhurve në kuvend deri tek vrasja e kujtdo me akuza për bashkëpunim me misionet e deri me eliminime brënda udhëheqjes  për poliagjenturë, veprime që e kanë fillimin qysh në luftë, kjo duhet theksuar, pikërisht tek qëllimi i  projektuesve të saj. Që aty dhe prej asaj lufte  të importuar nisi izolimi, vrasja e marksistëve idealistë prej  sigurimsave personalë të diktatorit. (“Zef Malën ta dekoroni me një plumb në kokë”. Por sot dalin edhe fjalë të tjera nga goja e tyre, që Enveri e pranoi si faj të vetin që e goditi M.Bajraktarin, që Mehmeti ishte goxha kryeministër, të shohim sa do të digjojmë të tjera, psh që e ngarkoi me hartimin e një plani ndërhyrjeje ushtarake në Kosovë, dhe pastaj i hodhi tej edhe planin edhe hartuesin…)

Prej asaj lufte vjen në distancë edhe mosdalja në qënie e një të djathte reale kur ra diktatura, por e një  tjetre, ish funksionare që shtiret si e djathtë dhe menjëherë fut në qorrsokak ekonominë e tregut, duke  bllokuar njohjen e pronës (!), që nuk debaton për zhvillim harmonik, por grindet vetëm për pushtet dhe  për plaçkë. Për ta konstatuar këtë lloj lidhje atëhere – tashti, mjafton të shfletosh historinë e përditësuar tanimë. Terrori i  viteve 1943-44 nëpër fshatra, e ka vazhdimin logjik tek të gjitha veprimet qeveritare me karakter ekstrem kolektivist që varfëroi fshatin, përdhosi personalitetin në masë me krijimin e tiranëve të vegjël kudo, dhe tek refuzimi i vazhdueshëm i çdo zbutjeje të llojit revizionist deri edhe kur kriza çoi në  rrezik vetë mbijetesën e regjimit, pra një projekt vartësie i ndjekur me përpikmëri qysh në krye dhe gjatë fazave të mëvonshme, pavarësisht nga armiqësia aparente për ata që na krijuan partinë sot e 75 vjet më parë.

Nuk mund të kishim pra edhe demokraci sot, me një brumë që nuk njohu asnjë ferment liridashës në 50 vjet, përveç atij të shpërthimit që vjen si rezultat i marazmës nga helmet e urrejtjes për njeri-tjetrin deri brenda qelizës udhëheqëse. Kjo klimë e mbyllur do të gjente zgjidhjen pastaj, dmth sot, te veprimi i paligjshëm (krimi në vend dhe nëpër botë). Shumë arritje i kemi prej atyre helmeve, ndërtesa kolosale, probleme që nuk zgjidhen, prioritete urgjente që nuk gjejnë vend.

Por falë Zotit i kemi edhe prej punës së qindra mijra njerëzve të thjeshtë që kërkojnë kushte pune dhe përkrahje jashtë, ngaqë pengohen në vend. Ky pengim këmbëngulës është edhe pika më nevralgjike sot:  Përligjja e atij brumi të gatuar keq, me prononcime gjoja mbrojtëse të sovranitetit e pro konsensusit  (dmth ejani të gjejmë fjalën mes nesh të korruptuarve), dhe kundra “imponimit” të ndërkombëtarëve. Në fakt këta të fundit, nuk kërkojnë tjetër veçse zbatimin korrekt të ligjit, mënjanimin e marrëveshjeve  transversale që synojnë vazhdimin e impunibilitetit me blerje akoma të drejtësisë dhe mbrojtjen e të vjedhurave. Këtë veprim shpëtimtar ndërkombëtarët e kanë ndërmarrë sepse iu është bërë e qartë që  opinioni, pakënaqësia, nuk kanë asnjë peshë mbas 70 vjet nënshtrimi. Dhe po te kjo frymë e vendosmëri korrigjuese gjejmë edhe pezmin e nostalgjikëve të diktaturës, njëkohësisht dhe brengën e tyre pse po lind demokracia dhe shteti i së drejtës, dhe kështu zbehen privilegjet e tyre mbi masën.

 

 

*Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja, DITA

August 29, 2016 16:59
Komento

26 Komente

  1. ISH ANTIENVERIST August 29, 17:18

    e quaj ofendim qe po i ben lexuesve gazeta dita vazhdimine komedise me stefanaqener e baba taser

    kush po pjerdh sot per enver hoxhen dhe sistemin socialist..komunist quajeni si te doni

    problemi eshte:

    a do te futet ne burg bash-berish krimineli

    per sa do te vazhdoje regjimi ambasdorial i vendosur pas 1992 10000 here me i keq se sistemi i enverit ??

    kur do te mbaroje pushtimi nga donald lute i tv-internet shtyp…??

    a eshte ky i sotmi pushtim nga miqte perderisa po mbrojne hapur kuislinget e tyre berishiste

    kjo eshte tema nr 1 sot ne shqiperi

    ose prangat berishes ose na ktheni enverin e stefanit

    Reply to this comment
  2. Mersin August 29, 17:54

    Nuk flasim me sikur, nuk mund te krahasosh Shqiperine m e Rumanine dhe Bullgarine; flasim per nje realitet te prekshem e te gjalle. Populli shqiptar u ngrit ne lufte pa komunistet packa se keta ditet ta shfrytezojne mjaft mire situaten. Ata qe u vune ne krye te kesaj lufte, drejtuesit nuk qene te varfer por atdhetare me emer. Tjeter cfare ndodhi pas luftes. Balli fare mire mund te bashkohej ne lufte kunder fashizmit dhe pas fitores me te le tua kthente armet komunisteve. Por ashtu si komunistet pergatiten marrjen e pushtetit qe gjate luftes edhe Balli u perpoq te bente te njejten gje por ne bashkepunim me fashistet.

    Reply to this comment
  3. kris 1 August 29, 18:27

    ti kish dhene zoti halles koqe sot do kishim daje dhe nuk do te masnim permasat e vrimes.Nuk e patem ate fat!

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat August 29, 18:31

    Hem Lek hem Tas! Keshtu eshte edhe prononcimi mesiper shkruar. Gjithesesi.
    Une mendoj se ai gazetari qe citon zotni Leka, ne krye te ketij shkrimi, ka dash me thane se: Ekziston sot ne bote nje komunikim dhe solidaritet kapitalist qe e bejne teknikisht dhe moralisht te pamundur per nje shtet( qe Shqiperia) te izolohet nga shumica e botes. Cdo qendrim ndryshe, nga sa me siper, do te perbente nje ceshtje ekzistenciale per Shqiperine.

    Shqiperia ishte pjese integrale, me arme ne dore dhe panderprerje, e kampit te fitimtareve te LDBoterore.
    Nese ideologjia komuniste u be fryma sunduese e luftes te popujve europiane kunder Nazifashizmit, nuk ka asgje te keqe – sepse solli clirimin europian. Se cfare ndodhi pas LDBoterore ne kampin Lindor, kjo eshte pune fare tjeter. e cila pune deshtoi ne vitin 1989 me Murin e Berlinit.
    Perfundimi, se u zgjata, eshte: Nuk ngaterrohen punet e shkolles me te konviktit, sikurse duan ti ngaterrojne sot: partizanet me ballistet.
    BE ku duam te futemi i ka vene partizanet ne balle, dhe ballistat ne … .
    Ne si shqipkare qe jemi, pa din e pa imam, festojme duke pire helm. Boll ma. A ka buke me hanger, dhe jete me jetue – kjo eshte ceshtje sot? Kush e sposton kete ceshtje te Balli me lesh apo palesh, eshte ballist
    bashkekohor shqiptar. Tung.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. August 29, 19:58

      E pastaj , ne fund te kesaj
      Torture Te nxehte Vere
      Vjen edhe Marchionne Me frazen e Shekullit :
      ” Treg pa Moral , na duhet te reagojme me Koshience ”
      E thene nga Nje qe ne 2014 ka fituar
      30. meleon Euri ,
      OSE 30.ooo here me shume se sa puntoret e tij , na bene te buzeqeshim . per mos me thene me keq .
      Ja njelloj si Nastradin INTELEKTUAL Zogisti ,
      qe na bene moral Fashist duke pire kafe te Tajvani.
      Ose njelloj si Draghi ,
      qe pi kafene ne bruksel ,
      dhe Flet si e jema e Zeqes nga Tajvani ?

      Sa here keni degjuar
      tu thone qe nuk ka leka per
      Shkollat ,
      Spitalet ,
      Rruget ,
      per te ulur taksat
      dhe per te vlersuar trashegimine artistike e Kulturale ?????????

      A ke pyetur ndonjehere se eshte e Vertet kjo ?
      e se ky skarsitet eshte nje Fakt me te vertet i pa Shmangshem ??

      Francoforte 9 janar 2014
      BCE ,
      Draghi pranon qe BCE nuk mund te falimentoje
      TEknikisht , sepse LEKAT nuk mund te mbarojne ,
      [[ letra jane ]]

      Reply to this comment
  5. E po kjo pune! August 29, 20:02

    rri se aq do Stefua dhe ia fillon prape nje telenovele qe per krishtlindje mbaron pastaj…kemi intelektual sederlinj ne jo shaka! Se cfare rregjimi beri Enveri, ai e beri boterisht dhe bile ne kushtetute e kishte si diktature, por ama eci me ato ligje qe kishte ndersa sot, ibret, ligjet jane per kornize! Hajt ti bejme topin dhe demokracise tani! Prandaj, sistemet jane sisteme, ama sfida eshte te besh shtet dhe Enveri kishte shtet, sic kishte dhe Napoleoni dikur, Mbreter e perandore dhe sot nderohen me mirenjohje

    Reply to this comment
  6. Anila August 29, 20:26

    Z Tasi, ju, ne fillim, beni nje “leshim” me hile per Z. Stefani, kur thoni se ai e pranon luften NCL. Por me tej, me shembujt e Rumanise dhe Bullgarise, qe sillni, coni uje atje ku con aedhe z. Stefani…te armiqte e eger te Shqiperise, tradhetaret dhe bashkepunetoret e fashizmit dhe nazizmit, qe jane ballistet. Keta te fundit tentuan te bejne te njejten gje, pra te bashkepunonin gjoja per te miren e vendit, prandaj u hodhen kunder forcave NCL, por morren pergjigjen e merituar.
    A e dini ju zoteri, se ishin ballistet, te cilet kapen gjeneralin anglez Dejvis “Trocki” dhe ua dorezuan gjermaneve? Sigurisht qe e dini! Po kete e dinte me mire kryeministri Curcill, i cili perkrahu forcat NCL, te cilat dihet qe udhehiqeshin nga komunistet. Te njejten gje bene edhe misionet e Presidentit Rusvelt.
    Logjika e ftohte nuk ngaterron se cfare erdhi me vone me luften NCL.
    Andrea Stefani nuk ka kurajen te analizoje veprimet e aleateve te medhenj, sepse keta aleate, duke njohur edhe qeverine e Enver Hoxhes (ju ne dini mire se njohja e qeverise erdhi pas zgjedhjeve te para politike, te cilat u vleresuan te lira!!!), sepse ata vleresuan qendrimin e saj ne periudhen e veshtire te Luftes se dyte boterore.
    Cfare rrezikonte Shqiperia po te ishte bashkuar me forcat e boshtit, e tregon me se miri fati i Hungarise, se ciles ju hoqen pjese te territorit te saj. Kete, as ju, as z Stefani nuk e permendni. Kurse Bullgaria dhe Rumania perfunduan ne zonen sovjetike te influences, sepse ashu vendosi Stalini me Curcillin dhe e aprovoi Rusvelti. Edhe Shqiperia, qe diten kur u be ndarja e zonave te influences u harrua, te nesermen, kur Curcilli e ngriti kete problem…me vendim unanim te aleateve perfundoi, sic kishte perfunduar edhe Jugosllavia, pra e ndare 50 me 50 mes lindjes dhe perendimit. Kjo do te thoshte se do ngelej ne zonen e influendes sovjetike, se aty ku futej Stalini, ai merrte 100% te territorit.

    Mire eshte qe ky debat mos vazhdoje me. Njerezit folen, ceshtjet u ezauruan, qendrimet ishin te ndryshme, por…nuk eshte sic shpreheni ju se kundershtaret e z. Stefani nuk kishin argumenta. Kishin dhe kishin shume. Dhe kryesorja, as ju e as z. Stefani nuk ia kini idene se kur nje lufte quhet civile. Historianet amerikane kane shkruajtur libra per kete ceshtje dhe, duke folur per luftrat civile, kapercejne nga lufta e Spanjes te lufta greke, ne fund te viteve 40. Nuk permendet ne asnje vend Shqiperia.
    Ne fund, deshiroj te terheq vemendjen se si festojne vendet perendimore, perfshire dhe SHBA, diten e shpartallimit te nazizmit. Merrni shembull te pakten nga ata, meqe i permendi, kur ju intereson.
    Ne fund, te me falni, po me duket sikur keni pire me z. Stefani!

    Reply to this comment
  7. u shtua nje tjeter enverbolengres i dites August 29, 21:11

    me sy te lire duket nje ofensive “antikamuniste” qe zakonisht shumohet ne menyre progresive kur behet fjale per nderrim pushteti me konkretisht kur ne 2017 eshte vendosur te jete k/m lul udbashi

    pas pellumb kullkurvave dhe halemedhmedhenjeve na del dhe ky gomari i baba tasit.

    eshte konflikt interesi qe nje ih i pendjekur si ky violinqelisti te shaje sistemin qe e ka patur armik

    aq me shume kur del nga amerika dhe jep leksione antikamunstie qe te vjen per te vjelle.

    lexoni cfare urrejtje satanike ka ky plak i rrjedhur:

    Mbas nje vizite ne “Qendren per nje Kube te Lire”
    Ne daten 6 Maj 2011 se bashku me zotin Mustafa Xhepa beme si perfaqesues te AAFH nje vizite te “Qendra per nje Kube te Lire” ne Washington.

    Na priti aty Z. Frank Calzon, drejtori i kesaj qendre, i cili na foli per aktivitetin e gjere qe zhvillon prej shume viteve ajo ne mbrojtje te kauzes se luftes per lirine e Kubes.
    Vete zoti Calzon eshte larguar nga ishulli ne moshen 16 vjecare, eshte formuar ne dy universitete amerikane dhe ka pasur kontakte te shumta ne ShBA dhe Europe me personalitete te shquara te te drejtave te njeriut per te bere sa me te njohur kauzen e lirise te popullit kuban. Na beri pershtypje gjeresia e levizjes, prezenca ne te e nje shumice personalitetsh dhe ndihma e kubaneve dhe jo kubaneve per te mbeshtetur financiarisht Qendren.

    Ishim kureshtare te njihnim me nga afer realitetin e popullit Kuban nen thundren e kesaj diktature komuniste qe reziston edhe sot, 20 vjet mbas kolapsit te Komunizmit real ne vendin ku ai lindi dhe ne Evrope.

    Te informuar ne menyre te manget siç jemi, deshem te merrnim vesh me teper per ate qe ka qarkulluar rendom, rreth natyres “me te bute” te komunizmit kuban. Vete emri i Che Guevares nuk ka lane pa prekur mendjet e çdo te riu ne bote, keshtu qe na vlente shume te merrnim diçka me autentike nga goja e te interesuarve direkt. Fjala e Z. Calzon dhe dokumentat fotografike qe na tregoi, vlejten per te na hequr çdo dyshim per nje perjashtim nga rregulli qe mund te paskesh nje vend i cili i bindet se njejtes ideologji si kudo gjetke. Na u vertetua gjithashtu se edhe vete angazhimet sociale te komunisteve , me te cilat ata kane gabuar shume naïve sa jane pa marre pushtetin, kur erdhen ne fuqi edhe ne Kube si kudo gjetke, dolen thjesht profka. Pame dokumenta e fotografi ku njerez te thjeshte, jo pasanike e borgjeze, trajtoheshin si kafshe. Ne fakt si mund te mendohet si humane nje ideologji qe bazon veprimin e saj mbi dhunen dhe vrasjen masive? E deklaron haptas vete Guevara ne nje deklarate te tij se çka e motivon personalisht ate vete ne jete, siç e lexuam ne nje liber qe na u dha dhe ku ai orienton jo vetem veprimin e tij politik, por edhe pergatitjen e tij botekuptimore dhe shpirterore drejt urrejtjes ekstreme dhe vrasese. (Tekstualisht ne “Mesazhin Trekontinental” ai shkruan: “Urrejtja si element lufte, urrejtje e pacak per armikun, e cila shtyn qenien njerzore pertej kufizimeve te saj humane, duke e transformuar ate ne nje makine vrasese, selektive dhe te pameshirshme”) Mendimi i tyre per vrasjen masive si mjet te domosdoshem perparimi mund te interpretohet keshtu: “Te vrasim disa, qe te shijojne te tjeret”. Pra nje kriminalitet i planifikuar, jo i improvizuar rruges nga veshtiresite qe dalin. Kjo e ben komunizmin binjak me Nazizmin. Por a mund te pritet lumturi dhe mireqenie nga krimi? Ajo praktike e dhunshme, sakaq armiqeson masen ne piken e caktuar ku ushtrohet, dhe kjo armiqesi shkon duke u zgjeruar, pra kerkon menjehere mbrapa terrorin per ta bere zap, terror i ushtruar mbi vete klasat qe do te perfitonin, fshatesine dhe puntorene duke i bashkuar ne pakenaqesi me klasat e permbysura. Shto pastaj dhe ineficiencen ekonomike ne rastin e komunizmit qe kolektivizon gjithshka, dhe tabloja persoset. Te dyja keto ideologji, te lindura nga entusiazmi i pamend i nje vizioni utopik çuditerisht ne shekullin e njezet, u nisen me dhune, u vazhduan perseri me dhune te shtuar, dhe megjithse kane pasur funde te ndryshem, te dyja karakterizohen nga boshi absolut qe lane mbrapa. Asgje pozitive nuk merr njerezimi nga kalimi i tyre mbi toke, perveç nje renqethjeje tmerri ne kurriz kur i kujton… Krimi qe ata institualizuan, ndyu çdo gje qe e rrethonte (pritmeri per barazi dhe vellazerim), dhe rrenja e kesaj ndotjeje qendron tek rebelimi i hapur, themelor, ndaj çdo norme morale dhe fetare te deriatehershme dhe te perjetshme te njerzimit. Ata jane thjesht blasfemira te medha, dhe si te tilla hyjne ne histori. Ne fakt, ato kane pasur nje vitalitet virulent sepse kanalizuan ligesine e fshehur te massave ne pritje te nje lideri satanik qe do t`i çonte ne krim dhe pastaj ne rrugen fatale dhe te pergjakshme drejt hiçit. I tille do te jete fati edhe i diktaturave te mbetura te kesaj ideologjie, qe nga Korea e Veriut deri te Kuba.

    i respektoj ata kundershtare te enver hoxhes qe ishin dhe ngelen fisnike..por jo kanibalet si ky Leke Taspiuni

    Reply to this comment
  8. Shushica August 29, 21:11

    Duket një variant sofist i sofistit Stefani .Nuk dua të ofe doj besimtarët e vërtetë ortodoksë , pasardhës të vërtetë të gjigandit Noli , të heronjve Luarasi, Negovani , Kristoforidhi , të penave të ndritura Çajuoi, Buda, e qindra të tjerëve.Por , duke tentuar për të çbërë dhe deformuar historinë e vëndit, më duket se personazhë si Stefani apo Tase , që kanë emër ortodoksë ,po bëjnë lojën e fëlliqur antishqipttare , sipas së cilës ky popull nuk ka asgjë për të nderuar , për të vlerësuar.Pra automatikisht ata përsëritin ato që thonë shovinistët grekë që kërkojnë respektimin e himariotëve si minoritet , apo të sërbëve që kërkojnë sërbë në Fier..Do ti lutesha Ditës ta mbylli këtë farsë sepse argumentat janë dhënë nga palët , por mbi të gjitha janë fiksuar nga historia e cila nuk mund të rishkruhet .Atë e ka vulosur koha , e cila për fat nuk mund të kthehet mbrapa nga pinjollët e të mundurve apo zedhënësit e grekosërbëve në Shqipēri.

    Reply to this comment
  9. LLL August 29, 21:42

    Idetë komuniste janë të pavdekshme .
    Ka vdekur karikatura , sharlatanizmi komunist .
    Dhe bëri mirë që vdiq kjo karikaturë .
    Në Shqipërinë tonë , primitive e injorante , s’kemi filozofë marksistë dhe këto punë kanë mbetur në dorë të sharlatanëve stefanë , lekëtasërve etj

    Reply to this comment
  10. Andrea (jo Stefan trapi) August 29, 22:08

    Do me per BELULIN o tASI me te te vogel qe ta ndjesh perdhunimin e mender analizes tende.Faleminderit Anila per qartesine e mendimeve tuaja,pasi keta palo hanaliste i anashkalojne kushtet dhe situatat e 70 e kusur viteve me pare.

    Reply to this comment
  11. logjika August 29, 23:27

    Shiko, redaktor i gazetes Dita: lexoj me interes kete gazete dhe nuk me vjen mire qe te shkruhet me keto lloj analizash bajate si ky Lek Tasi. Se çfare shkruan, vete e kupton ai. Eshte per te ardhur keq qe te harxhoj kohen me injorancen e Lek Tasit edhe sikur tasin ta mbush plot. Po çjane keto, sikur ashtu e sikur keshtu. Sikur halla te kishte koqe, do ti therrisnin xhaxha. Historia shkruhet si ka ndodhur dhe analiza behet mbi ngjarjet e jo sikur-et. Nuk ka histori me sikur-e, se keshtu e nderton si do çdo njeri sot historine e Skenderbeut (edhe kjo ka ndodhe e ndodh) Prandaj mos botoni idiotizma te tilla. Lufta e dyte boterore qe ishte nje lufte antifashiste dhe moren pjese ne te nga perendimi e lindja, e ka nje kurorezim. Bisha nazi-fashiste u thye dhe popujt u çliruan. Nazifashistet dhe bashkepuntoret e tyre e humben luften pushtuese dhe dolen te mundur. Une edhe sot degjoj qe thone kur lozin futboll qe fitorja nuk diskutohet, pa le me lufta. Liria e popujve mori zigzaket e saj ashtu si eshte e vazhdon dhe sot. Mos valle ka liri te plot sot kudo? Diku ka liri, diku ka anarshi, diku ka diktature. Prandaj stefanaqet dhe te tjere si ky bandilli ketu, le te merren me nje pune tjeter, apo ju te gazetes u jepni ndonje leke qe vazhdojne e shkruajne budallalleqe keta? Po eshte keshtu do tu dergoj dhe une ca shkrime , te nxierr ndonje leke dhe bile do nderohi dhe ju si gazete. Ju faleminderi po e nxorret edhe kete mendim timin, se shpesh e shikoj dhe ketu lirine time te ndrydhur kur nuk del komenti im. Per ironi, ju faleminderit Forcave Aleate kunder nazi-fashizmit, ju faleminderit bashkepuntoreve te nazi-fashizmit, vete nazi-fashisteve dhe ne fund ketyre lektaseve qe po na mbajne me lexime e komente, se te mos kishin ndodhur keto e te mos ishin keta, kushedi se me çfare do merreshim.

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit August 29, 23:35

    Z.Stefani shkroi te zeze ne te bardhe se prishja e Mukjes i la Ballit nje mundesi te vetme, ate te bashkpunimit me gjermanet.Pastaj meqe ata qe erdhen ne pushtet si clirimtare instaluan nje diktature, qe per aq sa vlen njesoj, te dyja forcat ia lane borxhin njera-tjetres. Po te ishte sa per shkrim gazete hajde de, po ky konkluzion pa fund dhe fillim eshte liber, e shkruara mbetet. Pastaj z.Stefani flet per Lirine me shume nga c’flet Papa per Ungjillin, por a ka shpikes(apo shites) ne bote te me thote sa kg peshon Liria? Qe te shkoj e ta ble njeheresh apo me keste dhe ta mbaj me vete si hajmali.

    Reply to this comment
  13. intelektuali August 30, 00:00

    NJE KORRIGJIM HISTORIK

    Rumania dhe Bullgaria paten ne vitet 1943-1944 nje levizje partizane disa here me te madhe ne numer dhe me nje organizim shume me te sakte se fashataret e Mllakastres te Mehmet Shehut dhe cubat dru me pre te Babe Myslymit nga Peza (lexo per divizionin rumun “Tudor Vladimitresku” dhe per divizionin bullgar “NOVA” qe ne vitin 1943) .

    Partizanet rumune dhe bullgare i u bashkuan Ushtrise se Kuqe kur u fut ne vendet e tyre dhe vazhduan ofensiven bolshevike deri ne Berlin nderkohe qe partizanet shqyptare te Enverit vetem sa e kaluan kufirin e Kosoves per te vrare dhe masakruar ne Tivar bashkeatdhetaret e tyre me urdher nga Tito dhe Rankovici qe Enveri e dekoroi pas lufte me medalje trimerie, medalje qe nuk eshte hequr akoma nga Parlamenti Shqyptar si nje REZIL i politikes sone kombetare. Numuri i deshmoreve te kuq komuniste te shitur dhe te paguar nga Moska apo idealiste ne Rumani dhe Bullgari nga te gjitha statistikat burimore historike rezulton te jete disa here me i madh edhe se shifrat imagjinare te deshmoreve shqyptare qe u sajuan ne bodrumet e Partise Komuniste te Titos dhe u deklaruan si te VERTETA nga Enveri pas Lufte. I vetmi dallim eshte ne keto vende hyri Ushtria e Kuqe duke ndjekur gjermanin ne terrheqje totale, nderkohe qe ne Shqypni nuk kaloi fare. Ketu lind pyetja:

    A KA PASUR GJERMANE NE SHQYPNI?

    sepse:

    Dihet fare mire qe kur Mehmet Shehu u fut ne Tirane ne netor 1944 dhe kur enveri ja kishte mbathur me vrap nje dite me pare megjithe Nexhmijen direkt nga vila e kunatit te tij Bahri Omari per ne Berat, Mehmeti nuk gjeti asnje gjerman ne Tirane dhe ja nxorri inatin e tij prej fshatari gdhe dru me pre tregetareve tironsa dhe intelektualeve qe gjeti duke i vrare dhe i masakruar pa falur gra dhe femij te vegjel si nje barabar i vertete dhe me pas i grumbulloi dhe i groposi ne rreze te Dajtit, qe ishte me e tmerreshme se kahsapana e Martaneshit ne mars 1944, por qe kjo kahsapane e papare ne Bote ka mbetur e pazbardhur akoma nga historia dhe politika jone kombetare, si nje turp i shtetit tone. Sot komunistet i ngrene ne Mallakaster permendore ketij kasapi gjakatar dhe dalin ne DITA dhe flasin per reformen ne Drejtesi.

    Qe te dalim ne Teme:

    Datat e clirimit 23 gushti ne Rumani dhe 9 shtatori ne Bullgari jane fshire njehere e pergjithmone prej kohe nga kalendari i festave kombetare qe ne fillim te viteve, bile ne Rumani eshte reabilituar ne 2005-n Ion Antonesku qe u denua me pushkatim pas lufte ne 1946 si bashkepuntor i fashizmit. A e dini o enverista pse kolaboracionisti Ion Antonesku pas vdekjes u lirua nga te gjitha akuzat kunder tij si kolaboracionist? Doni ta degjoni? Ngrini veshet e gjate te fanatikut qe te mesoni te VERTETEN dhe mos t’i suleni Andrea Stafanit me brockulla dhe klishe te huazuara nga Partia e Punes:

    ION ANTONESKU U LIRUA NGA TE GJITHA AKUZAT NGA GJYKATA RUMUNE NE VITIN 2005 SEPSE ME VEPRIMET E TIJ GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE E KISHTE MBROJTUR RUMANINE NGA MURTJA BOLSHEVIKE QE SOLLI ME VETE USHTRIA E KUQE.

    Per te tjerat nuk ja vlen te tregosh, por te dyja keto vende jane antare te BE-se nderkohe qe Shqypnia enveriste akoma nuk ka hapur negociatat.

    PSE KESHTU?

    Reply to this comment
  14. LLL August 30, 06:36

    I vetëquajturi INTELEKTUALI është një mashtrues ordiner .
    Në Ballkan , lëvizje partizane kanë patur Jugosllavia , Greqia dhe Shqipëria . Në Jugosllavi ka qënë më e fuqishme . Rumania dhe Bullgaria ushtrinë partizane e kanë patur zero .
    Fashisti Antonesk nuk është rehabilituar , siç I pëlqen të jetë , teneqes zhurmëmadhe , intelektualit . Tentativat e qareve fashiste Rumune ( si tek ne me bashkpuntorët e fashizmit që i ka qejf Saliu dhe intelektuali ) për të rehabilituar Antoneskun , u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme Rumune , në vitin 2008 !
    Na neveriti gazetën ky llafazani i palodhur , intelektuali !

    Reply to this comment
  15. kastriot August 30, 08:38

    Ingaterron djallezisht kohetBalli Kombetar u krijua per bere ‘lufte’ ndaj pushtuseitTani ky debat perse eshte rihapur pas me shume se 70 vjetesh kur as jemi pushtuar por vetem shkaterruar ekonomikisht dhe demografikisht probleme keto qe nuk i zgjidh por vetem i acaron debati 70 vjecarMos ndoshta vazhdon historia sa me teper krize aq me teper fitime qe vazhdon per 26 vjetdhe ne kete debat behen llogari elektirale me ;perralla’ 26 vjecare per te mbuluar nje faj historik tek nje brez qe ne rastin me te mire nyk ka informacion ose merr informacion alla’stefani’ dhe jo historigrafise serioze

    Reply to this comment
  16. Fation Starova August 30, 11:45

    Leke Tasi! Natyrisht qe je vetem nje lloj pseudonimi, sepse nuk mundet te dalesh me merin tend te vertete, qe do te bente me klloun se ç’je treguar ne gjithe kete varg artikujsh, apo vrere-vjellje, per nje nga epopete me te lavdishme ne Historine shume shekullore te popullit shqiptar per liri dhe pavarsi, siç ishte Lufta antifashiste Nacional Çlirimtare e popullit shqiptar e udhehequr nga PKSH-ja e krijuar ne zjarrin e luftes dhe e drejttuar nga udheheqesi legjendar Enver Hoxha. Ne mos qofsh ndonje pinjoll i atyrte bakallareve te kombit qe iken pas pushtuesit dhe tani gjen rastin te fusesh hundet si nje dy thundrak me noçke (ne detin e bere kos nga stefanaqerit, ndregjonet dhe kostrecet) per te revizionuar ate epope te madhe dhe te paperseritshme.
    Ti nuk je vetem nje demagog mjeran, nje mashtrues dhe shtremberuae ordiner i ngjarjeve historike, fakteve kokeforta qe edhe sot i vene bashkepunetoret e pushtuesve me shpayulla pas murit dhe jo vetem sipas dokumentave te historiografise shqiptare por dhe atyre te huaja, por ti qenke dhe nje delenxhi i ndyre dhe i porositur politik, qe me sofizma te ndyra maskarenjsh pa fund, kerkon te rihapesh tema ,qe vete iniciatoret e meparshem (i paguhet pruresit me te pare) i kane mbyllur sepse jane tema dhe debate shterpe qe vetem shtojne armiqesine mes popullit, per te spostuar vemendjen nga problemet e medha dhe imperative qe po kalon populli dhe vendi yne, ku kriminelet, hajdutet dhe maskarenjet kerkojne t’i shmangen ndeshkimit per krimet e kryera ne keto 26 vjet demolesh-krimokraci, kur po rritet ne menyre marramendese varferia dhe skamja, kur çdo dite ne Shqiperi degjojme vetem kronika te zeza dhe kur numri i viktimave ne keto 26 vjet po arrin numurin e viktimave qe shkaktoi pushtimi nazi fashist i ndihmuar nga bakallaret e kombit, tradhetaret me emertime, balliste, legalist, zogist apo nacionalist.
    Kush je ti Leke Tasi apo leh prasi qe alenacen e madhe antifashiste e quan “mbeturine”. As Gebelsi nazist, alenacen Ango-sovjeto- Ameriane nuk ka guxuar ta konsideroje te tille, se kjo alence i theu turinjte miqve te etrve te tu nazifashiste dhe vete Adolf Hitlerit, personazhit me te zi ne historine botrore te njerzimit.
    Ti nje hiç, i fshehur ne nje pseudonim me gjoja mer dhe mbiemer, e barazon me fashizmin gjakatar te popujve te botes, sistemin qe megjithe gabimet, fajet dhe kusuret, qe Shqiperine nga nje province protektorale gjysem feudale, me 95 % te popullsise analfabete, pa kuurfare ekonomie, pa kuurfare infrastrukture, perveç rrugeve per qerre, gomere dhe mushka, pa kurrfare lloj institucioni dijesh dhe kulture, me ndonje punishte te shekullit te XV-te, pa kurrfare mbrojtje , me nje injorance te papare ne ndonje vend tjeter europian, me semundje qe benin kerdine si ne kohen e dyndjeve barbare, e shnderroi ne nje Shtet sovran te zhvilluar , me arsim , kulture, bujqesi dhe industri te zhvilluar, me institucione te larta shkencore, me nje mbrojte solide te barabarte me vendet e rajonit, me peshe diplomatike qe arriti te mundesoje lobimin per antarsimin ne OKB dhe ne rradhet e Keshillit te Sigurimit te vdedit me popullsi me te madhe ne bote siç ishte dhe eshte Kina!
    Asnje lloj perpjekje tuaja pinjolle te ish bashkepuntoreve te pushtuesit, te vjeter dhe te rinj, te hapur apo sherbetor te sistemit komunist deri dje te maskuar, nuk mundet t’ua heqe damken e tradhetise antishqiptare dhe antikombetare, damke dhe vule turpi qe e moret nga gryka e pushkes partizane ne vitet e stuhishme te luftes, qe ashtu siç shoqeroi deri ne ferr te paret tuaj do t’ju shoqeroje ju dhe brezat tuaj nese nuk pjerdhin mbi mendjet tuaja. Sado llogje te perdorni apo referime ne llogjet e atyre qe Shqiperine nuk e kane dashur por kane kerkuar te pasurohen prej saj pa asnje lloj kontributi perveçse me mashtrime dhe demagogji, ajo Epope e Madhe as eshte zhbere dhe as do kete ndonje fuqi mbi toke ta zhbeje dhe aq me pak lilipute dhe klloune qe as i njeh dhe as i pjerdh njeri.

    Reply to this comment
  17. Fation Starova August 30, 11:49

    Leke Tasi!
    Natyrisht qe je vetem nje lloj pseudonimi, sepse nuk mundet te dalesh me merin tend te vertete, qe do te bente me klloun se ç’je treguar ne gjithe kete varg artikujsh, apo vrere-vjellje, per nje nga epopete me te lavdishme ne Historine shume shekullore te popullit shqiptar per liri dhe pavarsi, siç ishte Lufta antifashiste Nacional Çlirimtare e popullit shqiptar e udhehequr nga PKSH-ja e krijuar ne zjarrin e luftes dhe e drejttuar nga udheheqesi legjendar Enver Hoxha.
    Ne mos qofsh ndonje pinjoll i atyrte bakallareve te kombit qe iken pas pushtuesit dhe tani gjen rastin te fusesh hundet si nje dy thundrak me noçke (ne detin e bere kos nga stefanaqerit, ndregjonet dhe kostrecet) per te revizionuar ate epope te madhe dhe te paperseritshme.
    Ti nuk je vetem nje demagog mjeran, nje mashtrues dhe shtremberuae ordiner i ngjarjeve historike, fakteve kokeforta qe edhe sot i vene bashkepunetoret e pushtuesve me shpayulla pas murit dhe jo vetem sipas dokumentave te historiografise shqiptare por dhe atyre te huaja, por ti qenke dhe nje delenxhi i ndyre dhe i porositur politik, qe me sofizma te ndyra maskarenjsh pa fund, kerkon te rihapesh tema ,qe vete iniciatoret e meparshem (i paguhet pruresit me te pare) i kane mbyllur sepse jane tema dhe debate shterpe qe vetem shtojne armiqesine mes popullit, per te spostuar vemendjen nga problemet e medha dhe imperative qe po kalon populli dhe vendi yne, ku kriminelet, hajdutet dhe maskarenjet kerkojne t’i shmangen ndeshkimit per krimet e kryera ne keto 26 vjet demolesh-krimokraci, kur po rritet ne menyre marramendese varferia dhe skamja, kur çdo dite ne Shqiperi degjojme vetem kronika te zeza dhe kur numri i viktimave ne keto 26 vjet po arrin numurin e viktimave qe shkaktoi pushtimi nazi fashist i ndihmuar nga bakallaret e kombit, tradhetaret me emertime, balliste, legalist, zogist apo nacionalist.
    Kush je ti Leke Tasi apo leh prasi qe alenacen e madhe antifashiste e quan “mbeturine”. As Gebelsi nazist, alenacen Ango-sovjeto- Ameriane nuk ka guxuar ta konsideroje te tille, se kjo alence i theu turinjte miqve te etrve te tu nazifashiste dhe vete Adolf Hitlerit, personazhit me te zi ne historine botrore te njerzimit.
    Ti nje hiç, i fshehur ne nje pseudonim me gjoja mer dhe mbiemer, e barazon me fashizmin gjakatar te popujve te botes, sistemin qe megjithe gabimet, fajet dhe kusuret, qe Shqiperine nga nje province protektorale gjysem feudale, me 95 % te popullsise analfabete, pa kuurfare ekonomie, pa kuurfare infrastrukture, perveç rrugeve per qerre, gomere dhe mushka, pa kurrfare lloj institucioni dijesh dhe kulture, me ndonje punishte te shekullit te XV-te, pa kurrfare mbrojtje , me nje injorance te papare ne ndonje vend tjeter europian, me semundje qe benin kerdine si ne kohen e dyndjeve barbare, e shnderroi ne nje Shtet sovran te zhvilluar , me arsim , kulture, bujqesi dhe industri te zhvilluar, me institucione te larta shkencore, me nje mbrojte solide te barabarte me vendet e rajonit, me peshe diplomatike qe arriti te mundesoje lobimin per antarsimin ne OKB dhe ne rradhet e Keshillit te Sigurimit te vdedit me popullsi me te madhe ne bote siç ishte dhe eshte Kina!
    Asnje lloj perpjekje tuaja pinjolle te ish bashkepuntoreve te pushtuesit, te vjeter dhe te rinj, te hapur apo sherbetor te sistemit komunist deri dje te maskuar, nuk mundet t’ua heqe damken e tradhetise antishqiptare dhe antikombetare, damke dhe vule turpi qe e moret nga gryka e pushkes partizane ne vitet e stuhishme te luftes, qe ashtu siç shoqeroi deri ne ferr te paret tuaj do t’ju shoqeroje ju dhe brezat tuaj nese nuk pjerdhin mbi mendjet tuaja. Sado llogje te perdorni apo referime ne llogjet e atyre qe Shqiperine nuk e kane dashur por kane kerkuar te pasurohen prej saj pa asnje lloj kontributi perveçse me mashtrime dhe demagogji, ajo Epope e Madhe as eshte zhbere dhe as do kete ndonje fuqi mbi toke ta zhbeje dhe aq me pak lilipute dhe klloune qe as i njeh dhe as i pjerdh njeri.

    Reply to this comment
    • luan shneta August 30, 15:50

      i nderuar Fation.

      leka tasi nuk eshte anonim por nje nga ndyresirat me te medha antienveriste (ka dhe antienveriste te mire)

      nje komentues me lart e thote bukur qe leka tasi pasi hodhi enverin…qe i rruajtem lesht..shkoi ne Kube te ‘rrezonte ” fidelin

      per te njohur kete vemje mund te lexoni:

      Lekë Tasi u lind më 1929. Studioi violonçel nën drejtimin e pedagogut Ëalter Caletti, në vitet 1939 – 1943, më pas me Ymer Skënderin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet ’20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjes. Pas Revolucionit të Qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës. Vdiq në burgjet e diktaturës. Leka u pushua nga puna dhe u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”, Tiranë, 2009. Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Me kthimin e tij, pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve; një ekspozitë personale në Pejë, “Galeria Exit”, 2005, si dhe disa ekspozita kolektive në Tiranë dhe Durrës.

      thjesht eshte si plaku nurihan i kadarese

      Reply to this comment
      • Fation Starova August 30, 20:49

        Faleminderit per informacionin, por keta pinjolle te ish bashkepuntoreve te okupatorit, te hapur dhe te fshehur nen petkun e mesuesit te marksizmit, po me duken te gjithe njelloj se i bien fyellit te bakallareve te kombit te gjithe ne nje vrime. Vuajtjet ne kohen e diktatures komuniste per shkak te te larjes se harxheve nga pislleqet e te pareve te tyre, nuk mund te lejojne askend te perdhose gjakun e te reneve dhe sakrifiicat e atyre qe bene luften.

        Reply to this comment
    • metafora August 30, 16:17

      Leke Tasi nuk eshte pseudonim por emer i vertete dhe i perket asaj kategorie morale qe kane qene dakord me bythelepirjen e pushtuesit dhe qe jane dakord ne cdo kohe t’i nenshtrohen cilitdo pushtues, mjafton qe te perfitojne ndonje gje prej tij. Pervec moralit te tij te kalbur duket qarte edhe mungesa e kultures perkatese per te diskutuar per nje teme kaq te rendesishme. Ai thote se kundershtaret e Stefanit nuk kishin argumente ( megjithese ia kane numruar nja 10-15 te tilla ) dhe pastaj ky Tasi vete sillet e perdridhet dhe nuk ka si te kete kurrfare argumentesh. Pse ? Sepse tradhetia nuk ka argumente. Ajo ka pretekste, madje qesharake. Fakti qe Taset dhe kategoria e tyre i qendrojne bashkepunimit me pushtuesit na bind neve akoma me shume qe regjimi i E.Hoxhes ka pasur te drejte kur i ka denuar. Tani. Tasit dhe kategorise se tyre s’iu mbetet gje tjeter vecse t’i mesojne pasardhesit e vet qe ne rast se Shqiperia do te sulmohet ndonjehere nga ndonje ushtri e huaj ( shpresojme qe jo ) pasardhesit e ketyre bajgave le te puthen me pushtuesit dhe te drejtojne armet kunder bashkatdhetareve dhe pastaj te marrin si shperblim ate qe kane marre gjithmone kriminelet e kombeve.

      Reply to this comment
      • Fation Starova August 30, 20:59

        Faleminderit! Me sa lexoj ne informacionin e z. Luan, ky Leka qenka i nje moshe me “nastradinin”, “intelektualin”, “arvizu”, “poeti”, dhe plot nofka te tjera te nje gerdalle 85 vjecar, spiun i gardianeve dhe perkthyes ne frengjisht te veprave te Enverit, alias UK. Si duket eshte pjese e shoqerise te uturakisteve tek lokali i “Taivanit”.

        Reply to this comment
        • intelektuali August 31, 17:46

          Ik dhe bej shurren o fanatik dhe perrallat e LANC-it tregoja kalamajve te tu se nuk vlejne dy grosh per njerez serioze. Po a e ke pyetur veten more mut me emer ne DITA:

          CILAT JANE TE MIRAT QE SOLLI LANC-I JUGOSLLAV I ENVERIT VATANIT?

          sepse:

          Pervec se vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe solli ne Shqypni MURTAJEN sovjetike me pasoja shkaterruese per vendin tone, po edhe per te gjtha shtetet qe rane viktime e kesaj MURTAJE, ne nuk njohim gje tjeter. Llogjet me dacibao fillozofike qe shpalosen ketu ne DITA per lirine e njeriut apo te kombit jane vetem

          PORDHA KOMUNISTE PA RIGON

          Reply to this comment
  18. AI August 30, 15:12

    Te nderuar lexues & komentues.

    per te ditur cfare djalli fshihet pas komentuesit intelektualeshi ndiqni keto komentet e tij pambarimisht antishqiptare

    -Marlen Dietrich-in e ben fashiste
    -Vasil Shanton…killer me pagese
    -Avni Rustemin…terrorist
    Esat pashe toptanin e ben hero…

    pra a eshte komentuesi intelektual nje djall dhe vampir nje kanibal..??

    ne gop te semes shkofte enveri…por ky monster eshte LLUMI I LLUMIT I SHOQERISE NJERZORE

    NDIQINI DHE BINDUNI

    NJE ANTIENVERIST HISTERIK VAMPIROID
    ………………………………….

    12 Shkurt, 2014…….E verteta e vrasjes Vasil Shantos

    intelektuali

    VASIL SHANTO ISHTE NJE KILLER ME PAGESE

    Po cfare flet more Shyqo Djali, por meqe ke studiuar ne gjymanzim e Shkodres, mesiguri e njeh profesorin Arshi Pipa dhe vellane e tij intelektual Muzafer Pipa.Mos krahaso o Shyqo shkodrani killerin psikopat bolshevik Vasil Shanto, qe e vrau Enver Hoxha me urdherin e tij duke e spiunuar nga shtepia e kunatit te vet fashist Bahri Omari dhe mire beri qe e hoqi qafe, se do te kishte shuar dynjane ne Shkoder, mos e krahaso kete CUB mali, njesoj si CUBI tjeter psikpoat Avni Rustemi kohe me pare me Manush Alimanin e vorfen qe vinte dhe hante nje pjate me supe tek shtepia e familjes se nastradinit shpesh dhe qe kishte rene pre e demagogjise komuniste jugosllave, por qe nuk vriste dot edhe nje pule ne rruge.

    15 Shkurt, 2014

    Debilizëm masiv – i quan Lubonja reagimet për Vaçen
    intelektuali
    “VALSI I LUMTURISE” NE KOHEN E KOLERES.

    “Valsi i Lumturise” ishte terrori enverist per antikomunistet ne Shqypni dhe ishte njesoj si kenga e Hitlerit “Detuschland uber alles” qe kendonte kengetarja fashiste Marlen Dietrich per ushtrine fanatike gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ironi te fatit Vace Zela e kendoi kengen e saj famoze ne kohe paqe per afro 50 vjet me radhe.

    FALEMINDERIT !

    Reply to this comment
  19. Arif August 30, 16:01

    U perpoq edhe ky Leke Tasi a Leke Tenxherja te vere nje mender themeli ne mullarin prej menderi te Stefanit. Tani po behet e qarte qe jashteqitja e trurit qenka ku e ku me e ndyre se jashteqitja e natyrshme e menderes. Dhe, mesa duket, nuk qenka dhe aq e lehte te percaktohet kufiri i sakte mes skajit fundor te gjendjes se shendoshe mendore dhe fillimit te semundjes.

    Reply to this comment
  20. Moisi Golemi August 30, 16:24

    Ca po flet, o Tasi? O Tasi, ca po flet? Ca po flet o gomar Tasi, qe na analizon luften nga tavolina e kompjuterit, sikur po flet per qepe e domate? O trashanik, si more, ne mund te mbanim “neutralitetin” me gjermanet te dera dhe ne te njejten kohe te benim ndopak zhurme neper male, gjoja si tip lufte? Si more gomar, u beka kjo?.Ore qurrash, nga mbkemri dukesh i degjuar. Mos e ke pasur gje Koco Tasin, ballistin qe donte t’i jipte Jugun Greqise dhe qe ngordhi si qen ne burg nga Enveri? Yyysht, rrace e qelbur, qe duheni zhdukur me rrenje, sebashku me LSI-izmat tuaja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*