Dëbora zbardh juglindjen në fillim prilli. Trashësia në zonat malore në Korçë arrin deri në 17 cm

April 8, 2021 08:42

Dëbora zbardh juglindjen në fillim prilli. Trashësia në zonat malore në Korçë arrin deri në 17 cm

Dëbora zbardh juglindjen e vendit.

Reshjet e borës kane filluar prej mesnatës se djeshme thuajse në gjithë qarkun e Korçës.

Reshjet vijojnë ende të jenë prezentë, por aktualisht intensiteti i tyre është i dobët.

Trashësia e borës në zonat fushore shkon nga 2-5 cm ndërsa në zonat malore nga 10-17 cm siç është edhe fshati turistik i Dardhës, Qafa e Qarrit etj.

Nuk raportohen probleme, por drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë së madhe në rrugë.

Firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve.

j.l./ dita

April 8, 2021 08:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim